Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha garanton gatishmėrinė e qeverisė shqiptare, nė tė gjithė operacionet e tjera humanitare e paqėsore, nė Libi
 

Rënia e Tripolit përbën një fitore historike për qytetarët e Libisë. Rënia e bllokut ishte ekzekutimi politik i kolonelit famëkeq.

 

Qeveria shqiptare mbështet plotësisht deklaratën e Presidentit Barack Obama se diktatori tjetër që lau me gjak popullin sirian, që tregoi se është i biri i të atit, Asadi junior, duhet të largohet.

 

Kryeministri Berisha përshëndeti edhe një herë sot, në emër që qeverisë shqiptare, forcat opozitare, të cilat i dhanë fund regjimit diktatorial 42 vjeçar në Libi. Rënia e Tripolit, tha Kryeministri duke folur nga mbledhja e Këshillit të Ministrave, përbën një fitore historike për qytetarët e Libisë, njëkohësisht, një fitore për të gjithë kombet liridashëse, mike të kombit libian.

 

Kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë e qeveria shqiptare të marrë pjesë në të gjithë operacionet e tjera humanitare dhe paqësore, në Libi. Në kuadrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Ministria e Mbrojtjes dhe e Shëndetësisë,  tha Kryeministri, duhet të ndërmarrin të gjithë hapat për të përgatitur ekipe shëndetësore, qoftë spital fushor, me të gjitha pajisjet e nevojshme, për të mbështetur këtë vend, i cili përjetoi një muaj të tërë lufte e masakrash, por që triumfoi.

 

Më gjerësisht, Kryeministri u shpreh:

 

“Në emër të qeverisë, dua të përshëndes edhe një herë forcat opozitare të Libisë, të cilat i dhanë fund me sakrificën e tyre, regjimit diktatorial 42 vjeçar të kolonelit diktator Muhamer Gedafi. Dje, libianët përjetuan, ndonëse në momente dhimbjeje e sakrifice të pakrahasueshme, 20 shkurtin e vitit ’91. Me guximin, trimërinë, burrërinë, sakrificën e tyre, por edhe mbështetjen eficente të fuqisë ajrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut në mbrojtje të jetës e të drejtave të civilëve libianë, forcat e opozitës çliruan edhe strofullën e fundit të pushtuar nga diktatori, në kryeqytetin e tyre, atë që ishte bërë tmerri e ferri i qytetarëve libianë për 42 vite me radhë, njëlloj si tmerri e ferri shumë herë më i madh për shqiptarët, blloku.

 

Qeveria shqiptare ka mbështetur që në fillim koalicionin që u krijua e më pas vendimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut për të përdorur fuqinë e saj ajrore në mbrojtje të civilëve, të cilët po sulmoheshin barbarisht nga forcat mercenare të kolonelit mizor. Qeveria shqiptare nuk ka pasur potencialet e mjaftueshme të merrte pjesë vetë direkt në operacionet ajrore, detare, por ne i ofruam të gjitha lehtësitë aeroportuale Aleancës dhe vendeve të veçanta, në rast se ato do të nevojiteshin për operacionet, në zbatim të rezolutës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të kërkesës së Lidhjes Arabe. Qeveria shqiptare ka njohur që në fillim Këshillin Kombëtar të Tranzicionit dhe unë dua të përshëndes gjithashtu, përfaqësinë libiane në Shqipëri, e cila prej kohësh ka ndërprerë çdo lidhje me regjimin gjakatar të Gedafit dhe është vënë në dispozicion të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit. Qeveria shqiptare mbetet e gatshme të marrë pjesë në të gjithë operacionet e tjera humanitare dhe paqësore, në ndihmë të këtij kombi e vendi. Ndaj, gjithnjë në kuadrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Ministria e Mbrojtjes dhe e Shëndetësisë duhet të ndërmarrin të gjithë hapat për të përgatitur ekipe shëndetësore, qoftë edhe spital fushor, me të gjitha pajisjet e nevojshme, për të mbështetur këtë vend, i cili përjetoi një muaj të tërë lufte e masakrash, por që triumfoi.

 

Rënia e Tripolit përbën një fitore historike për qytetarët e Libisë. Rënia e bllokut ishte ekzekutimi politik i kolonelit famëkeq. Kjo është një fitore e madhe e lirisë, me gjithë çmimin që ishte ndofta i pashmangshëm për t’u paguar, por kjo është njëkohësisht, një fitore për të gjithë kombet liridashëse, miqtë e kombit libian. NATO konsolidoi e zhvilloi më tej dimensionin e saj të mbrojtjes së lirive e të drejtave të njeriut. Pa fuqinë ajrore të NATO-s, koloneli gjakësor do mund të kishte zhdukur edhe një milion qytetarë të tij, për fajin e vetëm se kërkonin liritë. Përveç Aleancës së Atlantikut të Veriut, Lidhja Arabe ka një meritë të veçantë, e cila u bë një organizatë që qëndroi në krye të kërkesës për të mbrojtur civilët libianë dhe një seri vendesh arabe morën pjesë direkt, u bashkëngjitën me koalicionin, në mbrojtje të jetës së qytetarëve libianë, të cilët u bënë pre e breshërive të armëve të të gjithë kalibrave.

 

Qeveria shqiptare mbështet plotësisht deklaratën e Presidentit Barack Obama se diktatori tjetër që lau me gjak popullin sirian, që tregoi se është i biri i të atit, Asadi junior, duhet të largohet. Ky proces i përmbysjes së klikave diktatoriale është një zhvillim historik jo vetëm për kombin e madh arab, por edhe një zhvillim historik e frymëzues për mbarë popujt e shtypur.

 

Zoti Rama, i cili ka lënë politikën dhe është rikthyer në origjinë, në  dështim, se dy janë dështimet e tij të mëdha në  jetën e tij parapolitike, piktura  e publicistika, është kthyer tani në publicistikën e mjerimit. Dje ankohej, sulmonte përse unë kisha bërë fjalë pardje për rënien e Tripolit, në një kohë, thotë ai, kur ai nuk kishte rënë. Në fakt, përveç Saifit, tjetër kush në botë nuk tha se nuk kishte rënë Tripoli. Saifi doli e tha se u kemi këputur kërbishtet forcave opozitare, u bëmë atyre një kurth. Mjerë ata që e besuan Saifin. Kjo nuk është përgjegjësia ime. Unë i besova të vërtetës dhe e vërteta është se sot, koloneli, prej të paktën tre ditësh gjendet në puset. Iku nga bunkeri dhe unë këtë e dija mirë, se kjo ndodhi në Tiranë më 20 shkurt. Ne ia dolëm të parandalojmë çdo lloj përplasjeje, por minjtë ia kishin mbathur tre ditë më parë. Kjo është e vërteta. Dhe ai që rrihte gjoksin se do martirizohej, ai shkoi e u mbyll në puset, njëlloj si Sadami.

 

Shqetësimi i dytë i zotit Rama ishte se unë e kisha quajtur fitore. Unë këtë e quaj një fitore shumë të madhe, sepse një regjim 42 vjeçar e mbajti një nga vendet më të pasura në resurse natyrore, në një spirale shtypjeje të egër. Edhe sot, në Libi, 40 përqind të popullatës jeton në nivelin e varfërisë ose nën varfëri, sepse ky vend, nën drejtimin e tij, iu nënshtrua sanksioneve nga më të rreptat, për shkak të akteve terroriste që sponsorizoi dhe mbështeti. Natyrisht, për ne, shqiptarët, jashtë atyre që e kanë pasur në kurriz e lëkurë, askush nuk e ndjen  më shumë, pasi diktatori që sundoi këtë vend për 45 vite me radhë, Enver Hoxha, është në distancë diktatori më i egër, më gjakësor e më mizor pas Luftës së Dytë Botërore. Prandaj që në vitin ’91, u shpall Hitleri shqiptar i pas Luftës së Dytë Botërore, në dokumentet zyrtare të konferencës së Parisit të EDU-së. Ndaj nuk ka sesi, çdo shqiptar të mos e shpallë rënien e Tripolit fitore historike për kombin libian e lirinë. Natyrisht, rëndësi të jashtëzakonshme ka që kjo sakrificë e madhe që libianët bënë të shndërrohet në dritë, në rrugën e ndërtimit të një Libie të lirë, ku sundon ligji e shteti ligjor, barazia para ligjit e qytetarëve, e një Libie që ndërtohet mbi vlerat universale, liritë e të drejtat e  njeriut, që vë në themelt të epërsinë morale të pajtimit kombëtar. ‘Opozitarë, por vëllezër’ ishte motoja jonë në vitin ’90, sepse, pavarësisht nga çdo gjë, e ardhmja ndërtohet mbi frymën e pajtimit e jo të hakmarrjes dhe sinjalet e para janë pozitive. Këshilli Kombëtar i Tranzicionit jep sinjale të qarta pozitive. Vizitorë, akademikë e politikanë që kanë vizituar gjatë kësaj periudhe Libinë kanë gjetur një predispozitë e seriozitet nga udhëheqja e opozitës libiane, për të ndërtuar në vendin e tyre një shoqëri të lirë, të bazuar në vlerat e tregut.

 

Lidhur me pjesën tjetër të editorialit nuk kam koment. Unë do t’i sugjeroj rivalit apo publicistit Rama të lexojë veprën e Arshi Pipës “Albanian stalinism”. Përgjigjja ime janë dy vargjet e fundit, me të cilat mbyllet ajo vepër, që unë këtu nuk mund t’i citoj. Janë dy vargje për Enver Hoxhën, të cilat ai t’i lexojë vetë dhe uroj që sot në darkë, krahas habereve të akshamit, të dalë edhe letra tjetër e re.”

 


24/08/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave