Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton pėrcakton autoritetin kontraktues pėr dhėnien me koncesion tė shėrbimit tė markimit e monitorimit tė karburanteve
 

Qëllim kryesor i reformave të qeverisë mbetet  mbrojtja e qytetarëve.

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të markimit dhe monitorimit të karburanteve në Republikën e Shqipërisë dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë”.

 

Kryeministri Berisha tha se me këtë vendim, synohet kontraktimi i një kompanie të huaj që do të merret me shënjimin e naftës që do të futet në treg. “Kjo, - tha Kryeministri - bën plotësisht të mundur detektimin e çdo lloj fluksi kontrabandist dhe jashtë cilësive në tregun shqiptar. Ky është një hap shumë i rëndësishëm që do të ketë një ndikim të madh, në radhë të parë, në shëndetin e njerëzve, sepse do mund të tregtohet vetëm nafta e standardeve të aprovuara dhe në radhë të dytë e jo më pak e rëndësishme, është shmangia e çdo lloj kontrabande.”

 

Kryeministri theksoi se qëllimi kryesor i reformave të qeverisë është mbrojtja e konsumatorit dhe konsolidimi i praktikave më të mira në këtë drejtim.

 

“Dua të garantoj qytetarët se qëllim kryesor i reformave të qeverisë mbetet  mbrojtja e tyre. Institucionet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorëve do të konsolidojnë më tej të gjitha praktikat më të mira, në mënyrë që ne të ecim si një vend që vë në epiqendër mbrojtjen e mjedisit, që vë në epiqendër shëndetin e njerëzve, si një vend që mendon se revolucioni industrial e zhvillimi duhet të ecin para, në respekt të plotë të standardeve më të mira europiane. Dhe kjo ka ndodhur,” u shpreh Kryeministri, duke përgëzuar Ministrinë e Financave për paraqitjen e këtij vendimi. 


24/08/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave