Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Transparenca dhe lufta kundėr korrupsionit, kusht vendimtar pėr suksesin e ēdo reforme
 

Suksesi i modelit ekonomik në Shqipëri është para së gjithash e mbi të gjitha, rezultat i luftës kundër korrupsionit.

 

Ne kemi bërë një punë shumë të madhe për transparencën në të gjitha praktikat, por duhet ta vazhdojmë këtë betejë në mënyrë të pareshtur, çdo orë, çdo minutë, çdo ditë.

 

Kjo qeveri është dhe do të mbetet qeveri e transparencës së plotë në të gjitha procedurat, tendera, koncesione, privatizime, zgjedhje e çdo gjë tjetër.

 

Jam shumë i inkurajuar nga fakti që bashkia e Tiranës po shqyrton mundësinë e One stop shop për lejet e ndërtimit, që ishin shndërruar në një mjet të tmerrshëm në këtë bashki dhe e kishin renditur atë në vendin e 173-të në botë.

 

Kryeministri Berisha tha sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, se lufta kundër korrupsionit dhe vendosja e transparencës në themel të çdo praktike e procedure është kusht vendimtar për suksesin e çdo reforme. Në funksion të garantimit të transparencës maksimale dhe luftës antikorrupsion, Kryeministri kërkoi shqyrtimin e të gjitha procedurave administrative me qëllim kalimin e tyre në procedura dixhitale, shqyrtimin e kalimit të lejeve dhe licencave të mbetura në One stop shop-in për lejet e licencat.

 

Transparenca dhe përpjekjet kundër korrupsionit, - theksoi Kryeministri - kanë bërë që modeli ekonomik i vendit të funksionojë në shkallë të tillë që, në rast se në botë, investimet e huaja direkte ranë nga viti 2007 në vitin 2010 me 37 përqind, në Shqipëri, ato u rritën 300 përqind, nga viti 2006 në vitin 2010, që të dyfishojmë të ardhurat, në një hark kohor katëvjeçar, duke përgjysmuar taksat, të rrisim nga viti 2006 e gjer më sot, me 120 përqind rrogat e sektorëve kryesorë të ekonomisë, pensionet dhe biznesi shqiptar, të trefishojë eksportet në 6 vite.

 

Kryeministri e cilësoi korrupsionin një të keqe me bazë gjenetike, siç është lakmia e njeriut. Vështirësia e ndarjes të lakmive të tepërta bëjnë që individi të shkasë, ndaj, - theksoi Kryeministri - është detyra e institucioneve shtetërore, e ligjeve dhe praktikave që ta mbrojnë atë, për të mos rënë në korrupsion. Në këtë qëllim, konsolidimin e luftës kundër korrupsionit dhe transparencës si parim themelor e  kusht vendimtar për suksesin e çdo reforme, Kryeministri i vlerësoi një betejë të pandërprerë.   

 

Gjerësisht lidhur me këtë çështje, Kryeministri u shpreh:

 

“Sot, në rendin e ditë kemi një vendim të rëndësishëm që ka të bëjë me profesionet e rregulluara në republikën e Shqipërisë. Ky vendim synon të qartësojë statusin e këtyre profesioneve, por edhe modalitetet e provimit praktik të tyre. Provimi i profesioneve të rregulluara është një normë standard për këto profesione kudo në Europë e në botë, një normë që ka si qëllim aftësimin dhe pasurimin e mëtejshëm me njohuritë e fushën në këto profesioneve. Ky është një proces i domosdoshëm për vendin. Ne do të bëjmë gjithçka që provimi i shtetit në këto profesione të jetë dixhital.

 

Lufta kundër korrupsionit është dhe do të mbetet parimi më themelor, është dhe do të mbetet reforma e të gjitha reformave të këtij vendi, pasi kjo luftë është kusht vendimtar për suksesin e çdo reforme. Kjo është një betejë e pandërprerë. Historia e korrupsionit është histori ndër më të dhimbshmet. Korrupsioni përbën një abuzues madhor të lirive dhe të drejtave të qytetarëve të çdo vendi, ku ai shfaqet. Ai krijoi tek shqiptaret, në skemat piramidale, tronditjet më të mëdha shoqërore të tyre, krijoi në botë, në krizën e fundit, një nga tronditjet më të mëdha që nga vitet ‘30 gjer sot. Korrupsioni, fatkeqësisht, ka bazë gjenetike, në sensin që njeriu është lakmitar dhe kufijtë e lakmisë së tij ose vështirësia e ndarjes të lakmive të tepërta bëjnë që individi të shkasë, ndaj është detyra e institucioneve shtetërore, e ligjeve dhe praktikave që ta mbrojnë atë, për të mos rënë në korrupsion. Një mik i imi, i cili shërbeu për disa vite si diplomat kryesor në Vjenë për vendin e tij dhe një avokat shumë i shquar, gjatë një bisedë më thotë se në karrierën e avokatisë kishte pasur shumë klientë që kishin vjedhur një bilion, por asnjë prej tyre nuk ishte i gatshëm të hiqte dorë për të vjedhur 1 bilion tjetër. E dhashë këtë shembull për të kuptuar se ne kemi bërë një punë shumë të madhe për transparencën në çdo gjë, në të gjitha praktikat, por duhet ta vazhdojmë këtë betejë në mënyrë të pareshtur, çdo orë, çdo minutë, çdo ditë. Unë ju garantoj se themeli i suksesit të modelit ekonomik në Shqipëri, që tashmë është një sukses i pranuar universalisht dhe vetëm një javë më parë, shkolla botërore e biznesit deklaroi se dy janë ekonomitë më stabël të Europës, ku ndër ekonomitë e mëdha është ekonomia gjermane dhe në ekonomitë e vogla, ajo shqiptare, është para së gjithash e mbi të gjitha, rezultat i luftës kundër korrupsionit. Kjo, jo se në këtë rast nuk është një tërësi e gjerë reformash, por ato pa luftën kundër korrupsionit do të kishin mbetur reforma në letër, të vdekura.

 

Ne kemi vendosur standardet më transparente dhe u shndërruam në vendin e parë në Europë e në botë me prokurim njëqind përqind elektronik dhe në një seri procedurash të tjera, por ne duhet të bëjmë që çdo procedurë të jetë transparente, në mënyrë që reformat tona të kenë sukses të plotë. Reformat janë ‘perpetua mobile’. Por nuk ka dhe nuk mund të ketë asgjë të dhënë një herë  e përgjithmonë. E tillë, kjo nuk ekziston. Një gjë është kryesore, vazhdimi pandërprerë i reformave. Ndaj, duke vendosur transparencën si qëllimin më themelor të veprimtarisë sonë, ne realizojmë suksesin e të gjitha reformave. Transparenca është rrezja e diellit që godet, vret, dizinfekton, zhduk të gjitha viruset e korrupsionit dhe të paudhësive. Është kjo që ka bërë që Shqipëria apo modeli i saj ekonomik të funksionojë në shkallë të atillë, aq sa, në rast se në botë, investimet e huaja direkte ranë nga viti 2007 në vitin 2010 me 37 përqind, në Shqipëri, ato u rritën 300 përqind, nga viti 2006 në vitin 2010. Është kjo luftë dhe kjo përpjekje që qëndorn në themel të suksesit të biznesit shqiptar, i cili në 6 vite ka trefishuar eksportet. Është kjo luftë e kjo përpjekje që ka bërë që Shqipëria të jetë ndofta vendi i vetëm në botë, e sigurtë në Europë, që të dyfishojë të ardhurat, në një hark kohor katëvjeçar, duke përgjysmuar taksat. Është kjo luftë e kjo përpjekje që ka bërë të mundur suksesin e reformave, me të cilat ne rritëm nga viti 2006 e gjer më sot, me 120 përqind rrogat e sektorëve kryesorë të ekonomisë, pensionet etj..

 

U ndala në këtë moment, pasi ka rëndësi të jashtëzakonshme të përpiqemi të shohim nëse futet apo jo rrezja e diellit në çdo qelizë. Të gjitha përcaktimet ligjore kanë rëndësi të jashtëzakonshme. Zotërinj ministra, ju ftoj të shqyrtoni të gjitha kërkesat që janë paraqitur në zyrat tuaja dhe ju garantoj se aty, ku ka vonim në përgjigje, ka pikëpyetje të madhe. Ndaj duhet t’u imponojmë disiplinën më të rreptë drejtorive dhe agjencive. Ne kemi krijuar One stop shop për licencat dhe lejet dhe me këtë kemi bërë një hap të jashtëzakonshëm para. Por ne duhet të bëjmë çdo gjë që ta konsolidojmë më tej këtë institucion që, para së gjithash e mbi të gjitha, ka si qëllim të parë antikorrupsionin. Do të shqyrtoni sërish licencat e tjera që kanë mbetur dhe të fillojmë t’i inkuadrojmë në One stop shop. Jam shumë i inkurajuar nga fakti që bashkia e Tiranës po shqyrton mundësinë e One stop shop për lejet e ndërtimit, që ishin shndërruar në një mjet të tmerrshëm në këtë bashki dhe e kishin renditur atë në vendin e 173-të në botë, por që rrezatonte ndjeshëm në të gjithë vendin. Ndaj është e domosdoshme, zotërinj ministra, që të gjitha procedurat e mundshme të shndërrohen në procedura dixhitale. Shndërrimi i burokracisë sonë në procedura dixhitale është rruga më e sigurt, për të garantuar transparencë maksimale. Kjo qeveri është dhe do të mbetet qeveri e transparencës së plotë në të gjitha procedurat, tendera, koncesione, privatizime, zgjedhje e çdo gjë tjetër.”

 


18/08/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave