Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Censusi, akt madhor i Shqipėrisė sė realitetit tė ri
 

Censusi  zhvillohet sot, mbi bazën e një dokumentacioni të teknologjisë më të lartë, të kartave të identitetit, të adresave.

 

Në regjistrat dhe në database e këtij vendi duhet të ekzistojë realiteti shqiptar i vitit 2011.

 

E kundërshtojnë [censusin], sepse ky regjistrim do të nxjerrë të gjitha pasuritë e patundshme që krijuan shqiptarët, duke derdhur lumenj djerse në këto 20 vite.

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot, vendimin për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2011, miratuar për Institutin e Statistikave, për organizimin dhe zbatimin e projektit të censusit të popullsisë dhe banesave. Duke prezantuar këtë vendin si një ndër çështjet e rëndësishme të rendit të ditës së mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Berisha tha se censusi i popullsisë dhe banesave do të kryhet mbi bazën e një dokumentacioni të teknologjisë më të lartë, të kartave të identitetit dhe të adresave.

 

Kryeministri, duke iu përgjigjur komenteve kundërshtuese ndaj këtij procesi, tha se ky regjistrim “do të nxjerrë të gjitha pasuritë e patundshme që krijuan shqiptarët, duke derdhur lumenj djerse në këto 20 vite.”  

 

Lidhur me këtë çështje, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Vendimi tjetër i rëndësishëm është vendimi për një shtesë për Institutin e Statistikave për censusin. Edhe kjo përbën një nga arritjet madhore, sepse ky census  zhvillohet sot, mbi bazën e një dokumentacioni të teknologjisë më të lartë, të kartave të identitetit, të adresave. Ky census do të jetë censusi për Shqipërinë e shqiptarët e dekadës së dytë të shekullit të 21-të. Ky është regjistrimi i parë që bëhet në një vend, i cili nuk është kurrë më ai që ishte 10 apo 20 vite më parë, është regjistrimi i parë që bëhet në një vend, i cili sot i përket grupit të vendeve me të ardhura të mesme të larta dhe që ka bërë ngjitjen më të shpejtë se çdo vend tjetër, është regjistrimi i parë që bëhet në një vend, ku më me shpejtësi se kudo është krijuar e po krijohet një klasë e mesme, po krijohet e mesmja e shoqërisë shqiptare. Natyrisht, ka të varfër, por askund nuk janë pakësuar më shpejt, se në këtë vend. Vitin që vjen, pas regjistrit dixhital të familjeve në ndihmë ekonomike, do t’i qëndrojmë zotimit tonë për të zhdukur mjerimin apo varfërinë ekstreme që ekziston ende,  probalisht në 10-15 mijë familje shqiptare.

 

Regjistrimi është një akt madhor i Shqipërisë së kësaj kohe. Të gjitha komentet që bëhen kundër këtij akti janë shprehje e një primitivizmi njerëzor të shkallës më të lartë. Sharlatanë të vërtetë, mjeranë politikë, haxhiqamilër me njëqind flamuj duan t’i trembin shqiptarët me identitetin e tyre, sepse për shkak të mandateve që u bien, besojnë se në këtë mënyrë do të mund të kacavirren në kurriz të tyre. Unë e kuptoj që mund të kundërshtosh Kryeministrin shqiptar dhe madje, kur vuan nga sindromi obsesiv i vdekjes dhe ta shpallësh atë të vdekur çdo ditë, për  të ngushëlluar veten tënde, unë e kuptoj të kundërshtosh projekte të dhëna të qeverisë, por nuk kuptoj kurrë si mund të kundërshtoh regjistrimin e qënies tënde biologjike, sociale dhe ekonomike. Çfarë karakteri ka këtu? Ky është një interes madhor kombëtar, sepse në regjistrat dhe në database e këtij vendi duhet të ekzistojë realiteti shqiptar i vitit 2011. Ky realitet, natyrisht, është i kundërt me atë që e nxijnë çdo ditë, kollagjerë dhe çakej që shfrytëzojnë lirinë për qëndrime nga më absurdet. E kundërshtojnë këtë, sepse ky regjistrim do të nxjerrë të gjitha pasuritë e patundshme që krijuan shqiptarët, duke derdhur lumenj djerse në këto 20 vite, e kundërshtojnë se ky regjistrim do të nxjerrë të gjithë nivelin e ri që kanë kapur shqiptarët, në përpjekjet e tyre mbinjerëzore. Këta lotderdhës hipokritë nuk kanë asgjë kombëtare. Këta duan që të tjerët t’i tregojnë me gisht shqiptarët, siç i kanë treguar në 45 vite, si strehë e mjerimit të Europës, në një kohë kur shqiptarët po ndërtojnë një realitet të ri, një të ardhme tjetër. Po të dëgjosh këta kollagjerë në Shqipëri, turizmi trefishohet, por të ardhurat bien brenda tre viteve. Këta vazhdojnë me matematikën e Ramiz Alisë.

 

Ky regjistrim nuk pëlqehet, sepse realiteti shqiptar pozitiv, i krijuar masivisht nga shqiptarët, pavarësisht nga bindjet e tyre partiake, por në interesat e tyre më fisnike, i përvëlon dhe i djeg dhe më pas thonë se nuk kemi përse të deklarojmë fenë dhe origjinën etnike. Ne të gjithë jemi krenarë me besimin tonë fetar e origjinën tonë etnike. E vetmja gjë që qëndron se ky grup apatridësh - sepse këta që vishen faqezi janë apatridë - nuk kanë asnjë preokupim tjetër, vetëm mandatkëputjet e tyre, çka tregon se i kanë pasur tërësisht të pamerituara, të turpshme dhe nxjerrin nga labirinthet e skëterrës psikologjike të njeriut formulime e dokrra, për të intimiduar pakicat. Ata duan t’i bëjnë shqiptarët të ndruhen nga besimet e njëri-tjetrit, respekti, bashkëjetesa e toleranca ndaj të cilave përbën edhe virtutin më madhështor të shpirtit shqiptar. Ndaj shpreh kënaqësinë time për ecurinë e këtij procesi që do t’u faktojë shqiptarëve dhe botës  se vendi i tyre është një vend tjetër.”

 

 



18/08/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave