Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Ekonomia shqiptare vlerėsohet njė ndėr dy ekonomitė mė stabėl nė Europė
 

Kryeministri Berisha përshëndeti sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, vlerësimin e bërë nga INSEAD, shkolla e biznesit e botës, që e rendit ekonominë shqiptare një ndër dy ekonomitë më të qëndrueshme në Europë. Duke e konsideruar këtë një lajm shumë pozitiv për vendin, Kryeministri tha se ky vlerësim mbështetet në suksesin e modelit ekonomik të vendit. Lidhur me këtë, Kryeministri u shpreh:

 

“E para është gjithnjë, ekonomia dhe politika më e mirë është ajo që vendos ekonominë të parën, sepse ai është edhe interesi më jetik i qytetarëve. Një lajm tjetër shumë pozitiv vjen për ekonominë shqiptare. Sipas INSEAD, shkolla e biznesit të botës, dy janë ekonomitë më stabël, në Europë. Nga ekonomitë e mëdha, është ekonomia kryesore e Europës, ajo gjermane. Ndër ekonomitë e vogla është ekonomia shqiptare. Ky është rank-imi që i bën shkolla e biznesit të botës ekonomive në Europë.

 

Modeli ynë ekonomik është modeli ynë i suksesit. Vështirësia është tek gjyzlykët, sepse ka njerëz që të duket sikur kanë lindur me syze të errëta, nuk i heqin kurrë. Le të shtrojmë një pyetje. Nëse ekonomia shqiptare nuk do të rritej, por do të binte, nëse kjo ekonomi nuk do të kishte rritje, por recesion, nëse qeveria shqiptare do të detyrohej për shkak të recesionit, të rriste taksat, të ulte pensionet apo t’i ngrinte ato, do të detyrohej të mos rriste rrogat, cila do të ishte gjendja psikologjike e këtyre kollagjerëve. E para do të gëzoheshin dhe natyrisht, do të këndonin të njëjtën melodi. Por, në një kohë kur të gjitha agjencitë e thiktank-et e botës, përfshi edhe ato të rating-ut Moodys apo Standard & Poors, që bëjnë fjalë për trende qartësisht pozitive në ekonominë shqiptare, qëndrimi dhe nihilizmi ndaj këtij modeli ka absolutisht, botëkuptimin e vjetër në themel të tij, papajtueshmërinë me tregun e lirë dhe vlerat e tij. Dhe po të vini re, sulmohen koncesionet, privatizimet, partneriteti publik-privat, pra, sulmohen pikërisht mekanizmat ndër më kryesorë që bënë që ekonomia shqiptare të mos bjerë në recesion, që kjo ekonomi të shënojë rritje çdo vit, që bëri të mundur që qeveria shqiptare të renditet ndër vendet që investon më shumë në planet, që bëri të mundur që qeveria shqiptare të rrisë çdo vit rrogat e pensionet, në një kohë kur në tërësi ato po i ulin. Por nga vjen ky nihilizëm e negativizëm? Vjen tërësisht nga mentaliteti totalitar, i cili nuk mund të pranojë tregun dhe lirinë e tij, por do kontrollin, do dorën e shtetit në çdo gjë. Nuk është shteti, ai që ndërton, është individi, ai që ndërton. Shteti mund të bëjë disa punë publike, por po të krahasohet ndërtimi që bën shteti me ndërtimin që bën individi, të krahasohet buxheti i shtetit me buxhetin e individëve dhe sipërmarrjeve, ato janë njëlloj si liliputi me gjigandin.”

 


10/08/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave