Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha shprehet nė lidhje me takimin me Kryeministrin e Republikės sė Kosovės Hashim Thaēi
 

Kryeministri Berisha njohu sot, anëtarët e qeverisë me takimin dhe bisedimet e pak ditëve më parë, me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotin Hashim Thaçi.

 

Kryeministri Berisha theksoi se duke mbështetur plotësisht qeverinë e Kosovës në kontrollin e plotë të kufijve shtetërorë të Kosovës, bëjmë thirrje që këto zhvillime të mos shënojnë një bllokim të procesit të Brukselit, të dialogut e negociatave, si interesi më i mirë i të dy vendeve, por edhe i rajonit.

 

Kryeministri Berisha tha se Shqipëria është e gatshme të rrisë kontributin e saj në njësitë e KFOR-it, natyrisht, jo në zonën problematike, por në zona të tjera, ku detyrat shkojnë duke u spostuar.

 

Më gjerësisht, lidhur me këtë takim, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Dua t’ju informoj shkurtimisht edhe mbi takimin që pata me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotin Hashim Thaçi. Me qeverinë e Kosovës kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm. Mendoj se një grusht kontrabandistësh, aventurierësh, delinkuentësh apo dhe falanga të Serbisë së madhe, sepse janë të përzier, të kërcënojnë rendin kushtetues të një vendi të lirë e të pavarur përbën një gjë shumë të rëndë. Ndaj dhe qeveria e Kosovës, në mënyrën më legjitime, ka ndërhyrë në të drejtën e saj kombëtare e ndërkombëtare, për të vendosur kontrollin në pikat doganore në kufirin verior të Kosovës. Kjo, pasi në diskutimin në Bruksel, autoritetet e Kosovës kishin rënë dakord që në këto pika, si një periudhë kalimtare, në vulë të shkruhej dogana e Kosovës. Mirëpo kontrabandistëve, kriminelëve dhe atyre që vazhdojnë të mbajnë idenë e Serbisë së madhe nuk u intereson asnjë lloj vule, përveçse shndërrimi i zonave të tyre në qendra të kontrabandës rajonale.

 

Ne kemi përshëndetur qëndrimin e qeverisë, kemi përshëndetur maturinë dhe vendosmërinë e KFOR-it. Këto falanga, siç e dini, qëlluan mbi njësinë tokësore e ajrore të KFOR-it në vendngjarje. Duke mbështetur plotësisht qeverinë e Kosovës në kontrollin e plotë të kufijve shtetërorë të Kosovës, ne bëjmë thirrje që këto zhvillime të mos shënojnë një bllokim të procesit të Brukselit, të dialogut e negociatave, si interesi më i mirë i të dy vendeve, por edhe i rajonit. Është rasti që Beogradi të faktojë se është shkëputur nga ankthi i Serbisë së madhe. Unë vlerësoj cilësimin që iu bë nga Presidenti Tadiç këtyre grupeve, ndonëse të pretendosh se kontrabandistë të paguar në Beograd kanë lidhje me zyrtarë apo shqiptarë, nuk përjashtohet mundësia e lidhjes me kontrabandistë shqiptarë, se kontrabanditët nuk kanë kombësi, por rrogat, ata i marrin në Beograd dhe frymëzimin e kanë në Beograd. Ndaj është në interesin më të mirë të dy vendeve të angazhohen në luftën kundër kontradandës.

 

Embargo e mallrave serbe në drejtim të Kosovës është një akt tërësisht i imponuar. Në 9 vite të marra sëbashku, pothuajse çdo vit, Serbia eksportion në Kosovë 450 miloionë eruo dhe Kosova nuk eksporton asgjë në Serbi. Parimi i reciprocitet u aplikua nga qeveria e Kosovës, pasi kaloi çdo lloj limiti dhe pasi edhe marrëveshja e arritur për të vendosur doganat nuk u respektua nga Beogradi. Unë kam bindjen se situata është tërësisht në kontroll të autoriteteve të Kosovës dhe prania e KFOR-it është faktor paqeje e stabiliteti jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Shqipëria, zoti ministër, ne mund të rrisim kontributin tonë në KFOR, natyrisht, jo në zonën problematike, por në zona të tjera, ku shkojnë duke u spostuar detyrat. Ne jemi të gatshëm të rrisim kontributin tonë në njësitë e KFOR-it.”


03/08/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave