Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Pėrmbushėm njė nga premtimet, shndėrrimin e Shqipėrisė nė vendim mė tėrheqės pėr investimet
 

Sipas UNCTAD, rezulton se në vitin 2010, Shqipëria ka pasur 1 miliardë e 97 milionë dollarë investime direkte të huaja.

 

Në pesë vite të marra sëbashku, nga viti 2006 gjer në vitin 2010, investimet e huaja direkte në Shqipëri ishin mbi 4 miliardë dollarë.

 

Shqipëria kapi këtë nivel [investimesh], para së gjithash e mbi të gjitha, për shkak të modelit të saj të suksesshëm ekonomik.

 

Jam shumë optimist që me riorientimin e bashkisë së Tiranës, e cila është lokomotiva e zhvillimit të vendit, në një bashki të bazuar mbi tregun e vlerat e tij.

 

Kryeministri Berisha u ndal sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në raportin për investimet në botë, të organizatës UNCTAD të Kombeve të Bashkuara, sipas të cilit, Shqipëria ka tërhequr në vitin 2010, 1 miliardë e 97 milionë dollarë investime të huaja direkte, kur në botë, sipas të njëjtit raport, është shënuar një rënie me 37 përqind e investimeve. Kryeministri e konsideroi këtë një nga lajmet më pozitive për vendin, i cili në vitin 2005 regjistronte një mesatare tetë vjeçare investimesh prej 38 milionë dollarë, ndërsa në pesë vite, 2006-2010, investimet e huaja direkte në Shqipëri janë mbi 4 miliardë dollarë.  

 

Kryeministri u ndal gjerësisht në ecurinë e investimeve të huaja direkte ndër vite në Shqipëri, faktorëve që kanë ndikuar në këtë rritje, si dhe efekteve që këto investime kanë gjeneruar për vendin.

 

“Së pari, dëshiroj të ndajmë një prej zhvillimeve dhe lajmeve më pozitive të këtyre 20 viteve,  siç është lajmi i dhënë nga UNCTAD, organizata më serioze botërore nën organizatën e Kombeve të Bashkuara për ekonominë dhe investimet, në raportin e së cilës rezulton se Shqipëria që hyri në vitin 2005 me një mesatare 8 vjeçare investimesh gjithsej 38 milion dollarë, pak më shumë se gjysmën e investimeve që kishte marrë në ato tetë vite Maqedonia, e cila kishte kaluar edhe nëpër një konflikt, që kishte rreth 70 milion dollarë, në vitin 2010, Shqipëria rezulton se ka pasur 1 miliardë e 97 milionë dollarë investime direkte të huaja. Kjo përbën një arritje shumë të madhe në përpjekjet e shqiptarëve për të realizuar projektin e tyre më të madh të të gjitha kohërave, Shqipëria - vend i zhvilluar. Në pesë vite të marra sëbashku, nga viti 2006 gjer në vitin 2010, investimet e huaja direkte në Shqipëri ishin mbi 4 miliardë dollarë. Pra, vendi që në tetë vite sëbashku mori rreth 300 milion dollarë, merr në katër vite mbi 4 miliardë dollarë e konkretisht në vitin 2006 - 325 milionë dollarë, në vitin 2007- 656 milionë, në vitin 2008 - 988 milionë, në vitin 2009 - 979 milionë dhe në vitin 2010 – 1 miliardë e 97 milionë dollarë.

 

Një nga premtimet tona ishte shndërrimi i Shqipërisë në vendin më tërheqës për investimet e huaja në rajon e më gjerë. Sot, kjo është realitet. Në vitin 2010, Shqipëria është i vetmi vend në rajon me rritje të investimeve të huaja. Në rast se në vende të tjera investimet e huaja për shkaqe tashmë të njohura kanë pësuar rënie, kjo nuk ka ndodhur në Shqipëri, ku investimet edhe në vitin 2010 janë rritur. Pra, u realizua edhe një nga objektivat më madhor të kësaj qeverisjeje, objektivi për krijimin në Shqipëri të mjedisit më miqësor të mundshëm për investimet dhe biznesin. Sigurisht, Shqipëria ka nevoja të mëdha, sepse erdhi si vendi i zbrazët totalisht nga investimet e huaja, erdhi në vitet ’90 si i vetmi vend në Europë me investime të huaja të ndaluara me Kushtetutë. Ndaj dhe kjo përbën një arritje historike. Nëse krahasojmë indeksin e performancës së investimeve me vitin 2004 del se Shqipëria ‘ka fluturuar’, por nuk duhet të krahasohemi më, me vitet që nuk meritojnë krahasim. Ne duhet të krahasohemi me vitet e kësaj qeverisjeje. Në vitin 2006, Shqipëria mori 325 milion dollarë investime të huaja dhe në vitin 2010 mori mbi tre herë më shumë, sesa në vitin 2006. Investimet e huaja çdo dy vjet u dyfishuan, çka koencidon në mënyrë shumë impresionuese me trefishimin e eksporteve të vendit. Këto investime janë kryesisht në industrializimin e vendit, proces që po ndodh bazuar në teknologjitë më moderne, sepse Shqipëria po përjeton një revolucion industrial, me teknologjitë më të avancuara. Investimet janë të adresuara në shërbime si telekomunikacioni, të cilat kanë bërë që Shqipëria të mbi dhjetëfishojë penetrimin e përdorimin e internetit në shoqërinë shqiptare.

 

Katër miliardë investime të huaja në 6 vjet janë qindra mijëra vende pune të reja, të krijuara nga këto investime. E vërteta është se Shqipëria është i vetmi vend që në këtë periudhë krize madhore ka regjistruar rënie të papunësisë. Sigurisht, një vend që ka 50 përqind të popullsisë së vet në fshat do t’i duhen ndoshta edhe dy dekada, për të arritur raportet normale të urbanizimit të tij, çka do të thotë se edhe për dy dekada qytetet e zonat e industriale të vendit do të përballen me flukse të vazhdueshme shtesë të krahut të punës, të ardhur nga zonat rurale. Janë punësuar qindra e mijëra vetë, por qindra e mijëra të tjerë kanë ardhur në qytet, çka është një proces normal, fatlum. Shoqëria duhet të shndërrohet në një shoqëri kryesisht urbane. Rrethanat historike i mbajtën shqiptarët në një shoqëri 80 përqind rurale, por sot, raporti është afërsisht 50 me 50 dhe natyrisht, ky raport duhet të shkojë drejt përmbysjes në favor të  qartë të popullsisë urbane, aq më tepër që ne nuk duhet të harrojmë se ne kemi tokë bujqësore për frymë më pak se të gjitha kombet e tjera në Europë, 1800 metra për frymë.

 

Këto investime u shndërruan në një mekanizëm të madh e të fuqishëm të trefishimit të eksporteve, të shumëfishimit të punësimit dhe gjenerimit të të ardhurave. Por ky tregues, krahas trefishimit të eksportit, është njëkohësisht dëshmia më e shkëlqyer e suksesit të modelit tonë ekonomik. Shqipëria është i vetmi vend me rritjen e investimeve të huaja në rajon jo se pati gjatë këtyre 3-4 viteve shpërthime të mëdha apo gjetje të mëdha nafte apo gazi. Shqipëria kapi këtë nivel, para së gjithash e mbi të gjitha, për shkak të modelit të saj të suksesshëm ekonomik. Model që bazohet në barrën fiskale më të ulët në Europë, model që bazohet në ngarkesën publike mbi sektorin privat më të ulët në Europë, model që bazohet në investime të mëdha, që bazohet në zhdukjen në maksimum të pengesave burokratike.

 

Zonja dhe zotërinj,

 

Si në asnjë vend tjetër, ligjet e vendit janë përdorur për të shndërruar në pasuri për qytetarët shqiptarë të gjitha asetet e këtij vendi. Në një hark të shkurtër dyvjeçar, qeveria ia doli të firmosë me sektorin privat kontrata për ndërtimin e 220 hidrocentraleve në lumenj e burimet ujore të këtij vendi, të cilat që të gjithë derdheshin në det të pavlera, apo maksimumi me një kontribut në vaditje. Me kuadrin e favorshëm ligjor, Shqipëria ia doli të dëshmohet një vend miqësor ndaj investimeve dhe investitorëve të huaj. Reformat tona, të marra nga të gjitha agjencitë e të udhëhequra nga Task Forca rregullatore, kanë shërbyer si infrastrukturë ligjore e këtij modeli të suksesshëm, por faktorë të tjerë po kaq madhorë kanë kontribuar në këtë sukses dhe këtu një meritë të madhe ka biznesi shqiptar. E tërë reforma jonë është produkt i një dialogu e debati konstant me të gjithë sektorët e biznesit. Propozimet, sugjerimet dhe opinionet e tyre janë konsideruar e do të konsiderohen në mënyrën më serioze. Sot që ne kemi arritur në 1 miliard dollarë investime në vit, detyrimi është shumë herë më i madh që të bëjmë çdo gjë, që Shqipëri të marrë 2 miliardë dollarë investime në vit. Natyrisht, kapacitet ekzistojnë dhe mundësitë janë të plota.

 

Jam shumë optimist që me riorientimin e bashkisë së Tiranës, e cila është lokomotiva e zhvillimit të vendit, në një bashki të bazuar mbi tregun e vlerat e tij. Në rast se 11 vite, qytetarët e Tiranës nuk kanë dëgjuar as edhe një herë të vetme fjalën investimet e huaja direkte në kryeqytet, për arsye tashmë të njohura të një klientele të ngushtë që kërkonte që çdo hapësirë e çdo gjë  ta dispononte për vete dhe shpallte antikombëtare çdo përpjekje, kjo situatë merr fund. Kryetari i ri i bashkisë dhe ekipi i tij ka të gjithë vullnetin dhe potencialet për ta shndërruar bashkinë e Tiranës në një lokomotivë të shpejtë të thithjes së investimeve të huaja në Tiranë dhe në Shqipëri. Por unë gjithashtu shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë kryetarëve të bashkive e komunave të vendit që këtë sukses ta kapitalizojnë me zotimin për të lehtësuar, ndihmuar, ftuar e mbështetur investimet me përparësi absolute në komunat e bashkitë, ku ata qeverisin. Potencialet e vendit janë absolutisht të jashtëzakonshme. Është në detyrimin e përgjegjësinë tonë të bëjmë gjithçka për t’i shfrytëzuar ato sa më shpejt e për t’i shndërruar ato në vlera për fëmijët, burra, gratë e qytetarët e këtij vendi. Ndaj ne do të vazhdojmë me vendosmëri reformat.

 

Në analizën që u bëhet vendimeve të reformës, rezulton së për vitin 2010, të gjitha masat e marra pa përjashtim nga Task Forca dhe agjencitë kanë qenë liberalizuare. Liria është pasuria absolute, sepse liria dhe e vërteta janë një dhe ngado të sillesh e çfarëdo të imagjinosh asgjë më të pasur se liria nuk ka. Ndaj dhe ne i qëndrojmë këtij modeli dhe do të bëjmë gjithçka për konsolidimin e tyre. Imagjinoni se çfarë ndikimi negativ kanë pasur protestat në Tiranë, çfarë ndrojtje kanë krijuar ato. E megjithatë, ajo që është themelore është se ato nuk kanë arritur të lëkundin besimin e investitorëve të huaj tek Shqipëria. Katër miliardë dollarë investime, në një hark të tillë të shkurtër kohor, kanë vlerë në rrafshin moral e të besimit sa 40 miliardë dollarë. Shqipërisë i besojnë dhe ky është edhe mesazhi më i fuqishëm. Shqipëria besohet, sepse të vendosësh projektet e tua, ëndrrën tënde, që në shumatore vjen me 4 miliardë dollarë, nuk ka besim më të madh që mund të tregosh për një vend. Duke përshëndetur shumë përzemërsisht të gjithë investitorët e huaj, dua t’i garantoj se qeveria shqiptare qëndron fuqishëm në mbështetje të tyre, se kjo qeveri është e vendosur të bëjë gjithçka në kuadrin ligjor të vendit, për të kontribuar në suksesin e tyre dhe për t’i shndërruar projektet e tyre në një histori të përbashkët suksesi për ta dhe shqiptarët. Dua të falënderoj të gjithë administratën, e cila me përkushtim dhe kompetencë u angazhua në këtë proces reformash. Dua të theksoj se ky raport fakton se investimet e huaja direkte totale në botë në vitin 2010 ishin 37 përqind më të ulëta, se në vitin 2007. Ndërsa në Shqipëri ishin 300 përqind më të larta, se në vitin 2007. Raporti ka një të dhënë shumë interesante e të rëndësishme, sipas të cilës, nuk ishte mungesa e financave përgjegjëse për këtë rënie dramatike të investimeve, por ishte mishmashi rregullator dhe çorientimi që u krijua nga kriza, ai që trembi e dëmtoi investimet e huaja, të cilat në vitin 2007 arritën kulmin e tyre historik në botë.” 

 


03/08/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave