Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Rritje 31% e eksporteve bujqėsore nė gjashtė mujorin e parė 2011
 

- Përpjekja jonë për të nxitur subvencionimin ka bërë që mijëra apo dhjetëra mijëra hektarë tokë frutikulturë të japin rezultatin e vet të pamohueshëm. -

 

Kryeministri Berisha trajtoi sot, në mbledhjen e qeverisë, disa nga zhvillimet më pozitive, por edhe të problematikave në fushën e bujqësisë, duke sjellë treguesit më të fundit të rritjes së prodhimeve shqiptare dhe eksportit të tyre, në bazë të të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Sipas këtyre të dhënave, eksporti i prodhimeve shqiptare është rritur me 31 përqind, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe konkretisht, rritja 2.6 herë në vëllim ose 300 përqind në vlerë të eksporti të perimeve; rritja 300 përqind në vlerë të eksportit të frutave; rritja 48 përqind në vëllim dhe 44 përqind në vlerë kanë bimët mjekësore. "Përpjekja jonë, - tha Kryeministri - për të nxitur subvencionimin ka bërë që mijëra apo dhjetëra mijëra hektarë tokë frutikulturë të japin rezultatin e vet të pamohueshëm."

 

Kryeministri Berisha, duke e konsideruar rritjen e prodhimit bujqësor të një rëndësie kapitale, vuri theksin në disa nga problematikat e rëndësishme në këtë drejtim, për të cilat kërkoi nga institucionet e linjës, të adresohen me shpejtësi. Kryeministri kërkoi ndjekjen e politikave më intensive në drejtim të shtimit të sipërfaqeve të mbjella me arrorë, ullinj dhe drurë frutorë dhe në mënyrë të veçantë, nxitjen e kultivimit të bimëve mjekësore apo bimëve aromatike, si dhe të boronicës, tregu i  së cilës, tha Kryeministri, është pothuaj inekzistent në vend, ndonëse Shqipëria ka terrene shumë të përshtatshme për kultivimin e boronicës, edhe pse është shumë e kërkuar në tregun europian.

 

Kryeministri kërkoi gjithashtu, të inkurajohen fermerët të krijojnë shoqatat e tyre, duke sjellë si shembull pozitiv në këtë drejtim, rritjen e prodhimeve dhe të eksportit të tyre aty, ku janë ngritur shoqatat e fermerëve, si në Divjakë të Lushnjës, Bushat të Shkodrës etj.. 

 

Si një problem serioz, Kryeministri identifikoi nivelin e ulët të peshkëzimit të ujërave të ëmbla. Në këtë drejtim, Kryeministri kërkoi studimin e mekanizmit për përshkëzimin e ujërave të ëmbla, liqene dhe rezervuare dhe përfshirjen e peshkëzimit në skemën e subvencionimit. 

  

Më gjerësisht, lidhur me këto çështje, Kryeministri u shpreh:

 

“Në mbledhjen e sotme dëshiroj të ndalem në problematikën e rëndësishme të prodhimit bujqësor, rritja e të cilit është e një rëndësie kapitale. Natyrisht, ajo është dhe do mbetet gjithnjë vepër e fermerëve, por është në detyrimin e qeverisë të bëjë çdo gjë të kontribuojë, lehtësojë dhe mundësojë rritjen e këtyre prodhimeve.

 

Lajmi shumë i mirë ishte lajmi që dha dje Ministria e Bujqësisë, sipas së statistikave të saj, ka një rritje prej 31 përqind të eksporteve bujqësore në gjashtë mujorin që kaloi, krahasuar me gjashtë mujorin e një viti më parë. Në këtë rritje, disa artikuj kanë kërcim, pra, rritje shumë të madhe dhe kjo është shumë pozitive. Kështu, ka një rritje me 2.6 herë në vëllim dhe me 300 përqind në vlerë në eksportin e perimeve. Kjo tregon se politika jonë e stimulimit të serave në tërësi dhe e serave të diellit në veçanti është plotësisht e justifikueshme dhe duhet të vazhdojë me këmbëngulje. Po ashtu, ka një rritje të ndjeshme mbi 300 përqind të eksportit të frutave. Nga 202 ton që janë eksportuar në gjashtë muaj vitin e kaluar, ka arritur në 646 ton, pra, me një rritje prej 300 përqind. Një rritje kjo, sigurisht premtuese, që mund dhe duhet të bëhet sa më shpejt 10 herë më e madhe se aktualisht. Sidoqoftë, një gjë dëshmon qartë se përpjekja jonë për të nxitur subvencionimin ka bërë që mijëra apo dhjetëra mijëra hektarë tokë frutikulturë të japin rezultatin e vet të pamohueshëm. Me hyrjen në prodhim të pemëtoreve të reja ka trefishim të prodhimit. Është e domosdoshme që këto drejtime të forcohen, të potencohen dhe të jenë ndër drejtimet më kryesore.

 

Rritje të cilësuar me 48 përqind në vëllim dhe 44 përqind në vlerë kanë bimët mjekësore. Por potencialet këtu janë 10 herë më të mëdha. Tregu i tyre është një nga tregjet më të sigurt. Ministria e Bujqësisë duhet të bëjë gjithçka për nxitjen e kultivimit të tyre, për shtimin e sipërfaqeve me këto bimë. Ne duhet të subvencionojmë, të përfshijmë në skemë, të nxisim dhe inkurajojmë mbjelljen e tyre. Shqiptarët duhet ta dinë se flora e tyre është ndër më të pasurat në Europë e në botë. Ka ndër bimët aromatike të këtij vendi që në peshë të thatë shkojnë një me një me floririn. Ndaj është shumë e rëndësishme që Qendra e Transferimit të Teknologjive dhe Instituti Bujqësor ta trajtojnë me seriozitetin më të madh problemin e bimëve medicinale, bimëve aromatike. Mund të mos jenë bimë medicinale, por janë aromatike dhe kanë destinacione të tjera. Ndaj është e domosdoshme një politikë më agresive në mbarë vendin për të nxitur kultivimin dhe mbledhjen e tyre.

 

Është e domosdoshme, gjithashtu, të bëhet një përkujdesje shumë e madhe për boronicën, e cila është tërësisht e braktisur. Shpatet e të gjitha maleve të Shqipërisë janë në tërësi, në një lartësi të caktuar e sipër, çka i bën terrenet më të shkëlqyera për t’i mbjellë. Por nuk ekziston as edhe përpjekja më e vogël në këtë drejtim, ndërkohë që tregu i boronicës dhe vetitë e saj, që nga lashtësia e gjer më sot, janë ndër më të njohurat e më të çmuarat. Ne kemi male, por boronica nuk kemi. Ndaj është e domosdoshme që të ndërmerret një projekt kombëtar, për mbjelljen e sa më shumë të tyre. Natyrisht, ato mbijnë edhe vetë, por edhe kultivohen. Në çdo pllajë të një lartësie të caktuar, boronica mund të jetë omni prezente. Ministria e Bujqësisë dhe Instituti Bujqësor të mos i lënë ‘jetimë’, ndaj duhet një ndryshim shumë i shpejtë  në këtë drejtim. Ka studimeve të panumërta, sipas të cilave, boronica bashkë me shegën qëndron në krye për antioksidantët, ‘eliksiri i jetës’ dhe nuk ka asgjë që t’i afrohet më shumë eliksirit, sesa antioksidantët që shtyjnë përjetësisht plakjen. Pra, është e domosdoshme të kemi një program sa më intensiv. Edhe boronicat që mblidhen eksportohen, sepse këtu nuk ka as edhe treg për to. Kështu që është e domosdoshme të punohet në drejtim të tyre.

 

Po ashtu, ka një rritje të pjeprit, bostanit, në vlerë 46 përqind. Në fakt, mund të ishte 400 përqind, por kjo kërkon që fshatarët të krijojnë shoqata. Aty, ku krijohen shoqata, ka pasur rezultate të shkëlqyera në eksportin e tyre, si në  Bushat, në Myzeqe, Divjakë e disa zona të tjera. Ndaj ne duhet t’i inkurajojnë ata. Unë e kuptoj frenimin psikologjik që kanë fshatarët tanë të krijojnë shoqata, për shkak të së shkuarës së zezë në kooperativa bujqësore, por duhet t’u bëhet e qartë se nuk ka asnjë lloj krahasimi midis atyre formave të mjerimit dhe varfërimit të njeriut, me format e reja që u japin mundësi prodhimeve më të prodhimeve më të mëdha, pasurimit e mëkëmbjes më të shpejtë. Ndaj me punë individuale duhet të përpiqemi që t’i bindim për të krijuar sipërfaqe më të mëdha.

 

Problem shumë serioz del problemi i peshkëzimit, i cili ka ‘mbetur jetim’. Shqipëria është një vend që ka 640 rezervuara artificiale dhe po kaq liqene. Detyrimisht, zoti Ministër i Mjedisit, peshkëzimi i tyre do përfshihet në skemën e subvencionit.  Së pari, duhet të inkurajojmë e të stimulojmë fermat e rasatit të peshkut të ujërave të ëmbla. Ka tre ferma, por nuk ua blen askush rasatin. Ky është një problem shumë serioz, sepse ujërat i kemi dhe peshkëzimi nuk bëhet. Ministria duhet të ketë projekt të peshkëzimit të të gjitha liqeneve e rezervuareve të vendit. Ne duhet të kompensojmë sa më shpejt kohën që kemi humbur, vakumin që kemi krijuar në peshkëzimin konstant të tyre. Në kaskadën e Drinit, një nga rezervuarët më të mëdha, secili nga liqejtë e saj duhet çdo vit, të marrë miliona rasat peshku. Por janë 640 rezervuare, nga të cilët 240  janë në administrim nga komunat. Do të bëhet skema e dhënies me koncesion të peshkëzimit dhe stimulimit të peshkëzimit të tyre. Përveç liqenit të Ohrit, diçka edhe në Prespë, ne nuk kemi një praktikë të qëndrueshme peshkëzimi në ujëra të tjera. Detyrimisht edhe në Shkodër, në Bunë dhe në të gjithë ujërat e tjera. Ne kemi një potencial shumë të madh ujërash të brendshme. Sigurisht, do të nxisim fermat e peshkut edhe në det. Duhet të bëjmë çmos, me politika nxitëse, për ushqimin dhe zhvillimin e fermave, por nuk duhet të injorojmë as edhe një rezervuar të vogël, kudo. Jo vetëm për fermat ekzistuese, por të nxiten ferma të tjera e të stimulohet rritja e kapaciteteve të tyre. Ne kemi  speciet dhe varietet më të mira të peshkut të ujërave të ëmbla. Ndaj, në bashkëpunim me komunat, duhet të funksionojë një mekanizëm peshkëzimi në kohën e duhur, të të gjithë liqeneve dhe rezervuarëve të vendit.

 

Rritja e prodhimeve bujqësore është me rëndësi të jashtëzakonshme, për të mundur të balancojmë bilancin tregtar të vendit. Sikundër është e një rëndësie të jashtëzakonshme, sepse 50 përqind të popullsisë, ne e kemi në zonat rurale. Ndaj duhet të bëjmë çdo gjë që t’i nxisim, inkurajojmë që të krijojnë të ardhura, që të shfrytëzojnë në mënyrë sa më racionale e të efektshme tokën e pakët bujqësore që kemi, t’i nxisim që të marrin sa më shumë të jetë e mundur tokë nga kodrat e malet e vendit për arrorë, bimë mjekësore, ullishte e kultura të tjera. Ministria e Bujqësisë duhet të mbajë parasysh çdo minutë, çdo orë e çdo ditë, se jemi vendi me sipërfaqen e tokës bujqësore më të paktë për frymë në Europë, gjithsej 1800 metër katror për frymë. Atëherë, duhet të bëjmë gjithçka që ta shtojmë këtë sipërfaqe, duke marrë nga kodrat, shpatet dhe luginat që nuk janë bujqësore.”

 

 


27/07/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave