Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha prezanton paketėn e re fiskale
 

Ne e marrim këtë vendim se modeli ynë ekonomik funksionon dhe na e jep mundësinë ta marrim këtë vendim.

 

Ka një qëndrim të integruar midis elementeve të kësaj pakete dhe projekteve të tjera, projektit të mbjelljes së ullirit dhe atij të drurëve frutorë.

 

Kryeministri shprehu përgëzimet për propozimin e fundit, për të vendosur pagën minimale 200 mijë lekë, duke theksuar se sapo të krijohen mundësitë, do të kalohet në pagën minimale për orë pune.

 

Kryeministri Berisha prezantoi sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, paketën e re fiskale, që përfshin projektligjet “Për akcizat”, të ndryshuar, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar.

 

Kryeministri veçoi si një ndër aspektet kryesore të paketës së re fiskale heqjen e tarifës doganore prej 10 përqind për industrinë e konfeksioneve dhe këpucëve. Nga kjo masë, tha Kryeministri, buxhetit të shtetit do t’i mungojë 1 miliard lekë, por, nga ana tjetër, kjo industri, e cila në shumë nga sipërmarrjet e saj funksion për modën më të lartë të Europës e të botës, do të ketë mundësi të zgjerohet.    

 

Pjesë e kësaj nisme të re fiskale është edhe heqja e taksës së importit dhe e shitjeve të makinave. Gjithashtu do të ketë një tarifë mbi karburantet, si një masë, e cila, theksoi Kryeministri, është jetike për mbrojtjen e mjedisit. “Mbrojtja e shëndetit dhe observimi i standardeve të pranueshme përbën një kusht të domosdoshëm. Ndaj dhe taksa e karbonit e tëra, përveç pjesës që mund t’i mbetet qeverisë vendore, do të kalojë për mbjelljen e drurëve frutorë.”

 

Paketa e re fiskale parashikon edhe një ristrukturim të taksës së qarkullimit, taksë e regjistrimit të automjeteve. Qeverisë vendore do t’i mbetet 20 përqind e këtyre taksave, nga buxheti i shtetit.

 

Kryeministri falënderoi Këshillin Konsultativ të Biznesit, për angazhimin e tyre serioz, në diskutimin e kësaj pakete.

 

Më gjerësisht, lidhur me paketën e re fiskale, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Revolucioni fiskal është një revolucion që vazhdon pandërprerë, sepse ka të bëjë me lirinë e tregut, me lirinë fiskale. Ndaj ne vendosim sot, të heqim, të çlirojmë e bëjmë zero tarifën doganore prej 10 përqind, për të gjitha importet për industrinë e konfeksioneve dhe këpucëve. Nga kjo masë, buxhetit do t’i mungojë 1 miliard e më shumë lekë, por, nga ana tjetër, kjo industri, e cila në shumë nga sipërmarrjet e saj funksionon për modën më të lartë të Europës e të botës, do të ketë mundësi të zgjerohet. Ky është një nga eksportet më të suksesshme të vendit. Eksporte që dora-dorës po bëhen gjithnjë e më shumë “Made in Albania”. Theksoj edhe një herë se vetëm pesë muajt e fundit janë regjistruar 20 ndërmarrje të reja me fason.

 

Ky projektligj është diskutuar gjerësisht me Këshillin e Biznesit, i cili e ka mirëpritur dhe vlerësuar shumë. Ne e marrim këtë vendim në një kohë kur të tjerët rrisin e vetëm rrisin taksat. Ne e marrim këtë vendim se modeli ynë ekonomik funksionon dhe na e jep mundësinë ta marrim këtë vendim. Ne besojmë se ky 10 përqindësh apo 1 miliard lekë që do të hynin në arkën e shtetit do të jetë më i vlefshëm në kontot e sipërmarrësve privatë, do të krijohen shumë më tepër vende pune, do të përmirësohen kushtet e punës, do të investohet më shumë e do të rriten pagat e punonjësve më shumë. Unë përgëzoj edhe propozimin e fundit, për të vendosur pagën minimale 200 mijë lekë. Dhe kështu duhet. Shumë shpejt, sapo të krijohen mundësitë do të kalojmë në pagën minimale për orë pune. Por, natyrisht, një vend që 20 vjet më parë e kishte pagën mesatare 5-6 dollarë, më qesharaken, fiktiven e ndër 2-3 vendet më të ulëta në botë, ende ka rrugë për të fiksuar pagë mbi orën e punës. Por jam i sigurt se nuk do të jetë e largët dita, kur ne do të vendosim pagë minimale mbi orën e punës.

 

Po në këtë kontekst, në një vendim tjetër shumë të rëndësishëm, ne përgjysmuam akcizën e birrës, paçka se disa birrëpirës të mëdhenj mbetën të pakënaqur, por ne e kemi hallin tek qytetarët e sipërmarrësit. Nuk e kuptova pse u zëmërthyen. Ishte 22 euro dhe ne e zbritëm nën 11 euro, pra, e ulëm me 50 përqind dhe bëmë shumë mirë, sepse kjo është një industri që punëson 3 mijë vetë në Shqipëri, është një industri ndër më modernet dhe prodhimet e saj janë të shkëlqyera. Nuk jam një apasionant i birrës, por sa herë pi birrë, pi vetëm birrë vendi, pasi ia kalon të gjitha të tjerave dhe nuk është se nuk i njoh të tjerat, por me birrën e vendit nuk mund të krahasohet asnjë birrë tjetër.

 

Po kështu, hiqet taksa e importit dhe e shitjeve të makinave. Edhe ajo është pjesë e një revolucionit fiskal. Natyrisht, do të ketë tarifë mbi karburantet. Kjo është jetike dhe nuk është absolutisht për buxhetin, por për të mbrojtur mjedisin. Duhet të kemi një gjë të qartë, se duhet të bëjmë gjithçka për mjedisin, se duke mbrojtur mjedisin, mbrojmë jetën tonë. Sot, për fat të keq, shëndeti i njeriut, nga foshnjat që presin për të lindur, tek të sapolindurit e deri tek të moshuarit, janë subjekt i ndikimit të substancave nga më të ndryshmet, të ushqimeve me konservantë, sado që garantohet se janë të pafajshëm, ju them se asnjë prej tyre nuk është i dëshirueshëm, po të ishte i mundshëm, apo agjentë të tjerë në ajër, ujë e kudo. Mbrojtja e shëndetit dhe observimi i standardeve të pranueshme përbën një kusht të domosdoshëm. Ndaj dhe taksa e karbonit e tëra, përveç pjesës që mund t’i mbetet qeverisë vendore, do të kalojë për mbjelljen e drurëve frutorë. Meqenëse pyllëzimin e kemi konceptuar me shumë të drejtë, si pyllëzim me drurë frutorë të vendit, atëherë edhe kjo përbën një zhvillim shumë të madh për ecjen përpara në dy projektet madhore kombëtare, projekti i ullirit dhe projekti i arrorëve. Pra, ka një qëndrim të integruar midis këtyre elementeve të revolucionit fiskal, kësaj pakete dhe projekteve të tjera që janë jetike për shndërrimin e Shqipërisë vend i zhvilluar. Shqipëria nuk do të bëhet vend i zhvilluar vetëm me këto dy projekte. Jo! Por për Shqipërinë, këto dy projekte janë jetike dhe do të bëjmë gjithçka të krijojmë pasuri e vlera për të rritur të ardhurat në çdo skaj të vendit.

 

Ka një ristrukturim të taksës së qarkullimit, taksë e regjistrimit të automjeteve, por qeverisë vendore do t’i mbetet 20 përqind e këtyre taksave, nga buxheti i shtetit. Sikundër jam këtu për t’i garantuar se sapo të konstituohen, do të nisim menjëherë dialogun me ta, në mënyrë që të bëjmë decentralizim të mëtejshëm fiskal dhe ata të mund të kenë fondet e nevojshme, për politika zhvillimore të bashkive e komunave të tyre.

 

Të gjitha këto ndryshime fiskale janë konsultuar me Këshillin Konsultativ të Biznesit, i ngritur mbi bazën e një ligji, ku janë përfaqësuesit e bizneseve, të Dhomave të Tregtisë dhe organizimit të tyre. Unë dua t’i falënderoj për të gjithë angazhimin e tyre serioz, në diskutimin e kësaj pakete dhe t’i garantoj se zëri i tyre, sikundër deri më sot, do të dëgjohet me interesin dhe vëmendjen më të madhe.

 

Mendoj se këto janë disa nga çështjet më kryesore të kësaj mbledhjeje, por, natyrisht, ka edhe çështje të tjera shumë të rëndësishme, për të cilat ju do të njiheni nëpërmjet faqes web të Këshillit të Ministrave.” 

 



13/07/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave