Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Mosha dixhitale, faktor kryesor i zhvillimit, modernizimit e transparencės sė shėrbimeve
 

Turizmi dhe mosha dixhitale janë dy fushat që janë mbi dhjetëfishuar, gjatë 5 viteve të fundit.

 

Qeveria mbetet e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet që ky vend të ketë moshën më të konsoliduar dixhitale.

 

Kryeministri Berisha u ndal sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në zhvillimet në fushën e teknologjisë së informacionit në Shqipëri, duke i vlerësuar thelbësore arritjet gjatë këtij viti, në moshën dixhitale.  Kryeministri solli në vëmendje faktin se mbledhja e sotme e qeverisë shënon mbledhjen e 100 që zhvillohet me teknologjinë dixhitale dhe kërkoi nga anëtarët e kabinetit që kjo praktikë, ndryshe e-kabineti, të shtrihet në të gjitha institucionet e vendit, si një standard që jo vetëm konsolidon një praktikë thellësisht transparente, por redukton edhe shpenzimet e panevojshme. “Mosha dixhitale, - u shpreh Kryeministri - është një faktor kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit, një faktor kryesor i modernizimit të të gjitha shërbimeve, por po kaq kryesore dhe e rëndësishme në transparencën e të gjitha veprimtarive publike.”

 

Kryeministri veçoi gjithashtu, ndër arritjet më të rëndësishme në këtë fushë, gjatë vitit të fundit, rritjen e përdorimit të internetit në nivelin 50 përqind; lancimin me sukses të teknologjisë 3G; portabilitetin e numrit, ofrimin falas të internetit në 510 zyrat e Postës Shqiptare për 2.2 milion përdorues.

 

Kryeministri informoi se autoriteti kombëtar i rregullimit të tregut të telekomunikacioneve (AKEP), në bashkëpunim me operatorët në treg, po shqyrton të gjitha praktikat, në mënyrë që të vendosë norma të pranueshme të tarifimit të sms-ve dhe çmimit të internetit. “Ka një rënie edhe në çmimin e sms-së, por jo aty ku duhet. Autoriteti kombëtar i rregullimit të tregut po shqyrton të gjitha praktikat, në mënyrë që të vendosë normat e pranueshme të tarifimit të tyre. Po kështu, gjatë muajve të ardhshëm pritet të ketë një rënie dramatike të çmimit të internetit.”

 

Lidhur me zhvillimin e teknologjisë së informacionit në vend, më gjerësisht, Kryeministri u shpreh:

 

“Kjo mbledhje shënon mbledhjen e 100 që zhvillohet me e-kabinet. Kjo shënon konsolidimin e një praktike thellësisht transparente, eficente e të dobishme, në parapërgatitjen dhe vendimet e ekzekutivit shqiptar. Por dua të theksoj se është edhe një kursim i rëndësishëm i tonelatave letër, bojë dhe mjeteve të tjera kancelarie. Ndaj është një apel për të shtrirë kabinetin dixhital në të gjitha institucionet e vendit, për të reduktuar në mënyrën më të ndjeshme shpenzime të panevojshme, por edhe për të arritur e vendosur një standard unik në mbarë vendin. Burokracia shqiptare duhet të jetë burokraci dixhitale.

 

Në tërësi, progresi në fushën e moshës dixhitale, gjatë këtij viti, ka qenë thelbësor. Shqipëria renditet në një nivel të lakmueshëm të penetrimit e përdorimit të internetit, duke kapur nivelin rreth 50 përqind dhe ka hedhur bazën për të ecur me shpejtësi të madhe e për të dalë mbi mesataren europiane, gjatë dy viteve që vijnë. Çmimi i internetit, duhet të jem realist, është i paarsyeshëm, por autoriteti kombëtar i rregullimit të këtij tregu, në bashkëpunim me operatorët kryesorë ka marrë e po merr masa për ulje të ndjeshme të tij dhe uljet kanë filluar. Së shpejti, pothuajse dhjetëfishohet fluksi i internetit nga vendet fqinjë. Projekti i kurrizores kombëtare për internet super të gjerë do të bëhet së shpejti, një realitet.

 

Teknologjia 3G, pas lëshimit një vit më parë, të licencës së parë, sot është dominuese, totale në kompaninë Vodafon. Sot, qytetarët shqiptarë udhëtojnë me internet në telefonin e tyre celular, pra, me kompjuter në xhep. Licenca tjetër 3G është hedhur në treg, por dua të theksoj se e para ishte e suksesit më të madh. Ajo u vlerësua në treg tre herë më shumë, sesa vlera që kishte përcaktuar konsulenti ndërkombëtar për të dhe kjo për shkak të entuziazmit dhe dinamizmit të tregut të telekomunikacionit në Shqipëri. Pra, janë licencat e teknologjisë 3G dhe po bëhen studime për t’i hapur rrugën teknologjive të tjera më të avancuara që ekzistojnë sot, në këtë fushë. Agjencia e rregullimit të këtij tregu, me një punë serioze, në bashkëpunim me Ministrin e Teknologjisë dhe Inovacionit bënë realitet portabilitetin e numrit, që i jep mundësi qytetarëve të përzgjedhin kompaninë më të leverdishme për ta. Çmimet kanë një rënie të ndjeshme. Ka një rënie edhe në çmimin e sms-së, por jo aty ku duhet. Autoriteti kombëtar i rregullimit të tregut po shqyrton të gjitha praktikat, në mënyrë që të vendosë normat e pranueshme të tarifimit të tyre. Po kështu, gjatë muajve të ardhshëm pritet të ketë një rënie dramatike të çmimit të internetit.

 

Kjo fushë po zhvillohet me shpejtësinë më të madhe. Turizmi dhe mosha dixhitale janë dy fushat, të cilat janë mbi dhjetëfishuar, gjatë 5 viteve të fundit. Shqipëria dixhitale është një ëndërr e bukur, një ëndërr e madhe, një ëndërr e Shqipërisë - vend i zhvilluar. Mosha dixhitale është një faktor kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit, një faktor kryesor i modernizimit të të gjitha shërbimeve, por po kaq kryesore dhe e rëndësishme në transparencën e të gjitha veprimtarive publike. Rritja kaq e madhe dhe e shpejtë, fakti që Shqipëria sot, në përqindjen e përdorimit të telefonave mobile, por dhe internetit, ka kapur me shpejtësi nivele që shqiptarët as mund t’i imagjinonin tre vjet më parë, ka të bëjë me pasionin e madh që shqiptarët kanë për të vërtetën, sepse sot, komunikimi dhe e vërteta janë një binom i pandarë. E drejta për të vërtetën, për ta njohur, për ta qëmtuar, është e pazgjidhshme me komunikimin e të drejtën e komunikimit. Ndaj qeveria mbetet e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet që ky vend të ketë moshën më të konsoliduar dixhitale. Dua të theksoj se vetëm këtë vit, në universitetet publike të vendit do të ulen 4600 studentë, në këtë degë. Pra, ne po bëjmë gjithçka që t’i paraprijmë këtij zhvillimi të furishëm, këtij turravprapi të papërmbajtur. Pas shtrirjes së internetit në çdo shkollë, Posta Shqiptare, ndër me të paktat në Europë e në botë, natyrisht, jo e vetme, ofron internet falas në 510 zyrat e saj, për qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm në zyra se në të vërtetë, përfitues janë jo pak qytetarë që kanë banesat përreth tyre, sepse hyjnë valët e rrjetit. Në një hark kohor të shkurtër, janë të regjistruar 2.2 milion përdorues të internetit në shërbimin postar. Tek ndiqja një ditë një emision televiziv, rezultonte se gjyshja 82 vjeçare i kishte nisur një e-mail mbesës së saj, në një vend tjetër. Kjo është merita e moshës dixhitale. Në pamje të parë është moshë vetëm për të rinjtë, por kjo nuk është e vërtetë. Mosha dixhitale është moshë e të gjitha moshave. Ndaj ftoj shqiptarët të bëjnë gjithçka për të përfituar sa më  shumë prej saj.”

 


13/07/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave