Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Pas shqyrtimit tė buxhetit ėshtė vendosur tė rriten rrogat e pensionet, nė pėrputhje me parashikimin
 

Ekonomia po rritet, sepse ne kemi krijuar lehtësirat më të mëdha fiskale, lehtësirat më të mëdha burokratike.

 

Nuk ka një cenim të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, por ka respektim rigoroz të marrëveshjes me të. Ne nuk kemi një marrëveshje për mosrritje të rrogave, nuk kemi marrëveshje për rritjen e taksave, por kemi një marrëveshje me FMN-në dhe kjo është mosrritja e borxhit. Ne nuk rrisim borxhin, ndaj do të bëjmë një rishqyrtim të buxhetit.

 

Ne mendojmë se çështjet që mund të krijohen duhet t’i zgjidhim me performancë më të mirë dhe jo duke rritur taksat për bizneset tona. Ne kemi nevojë për bizneset.

 

Kryeministri Berisha ripohoi sot, vendosmërinë e qeverisë për të rritur pagat dhe pensionet. Duke trajtuar këtë çështje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha tha se pas shqyrtimit të gjithë problematikës buxhetore dhe buxhetit është vendosur të rriten pagat e pensionet, në përputhje me parashikimin. Duke e vlerësuar këtë masë si një politikë të domosdoshme dhe investim, së pari, në burimet njerëzore, por edhe si ndjeshmëri ndaj 520 mijë pensionistëve shqiptarë. Krahas saj, Kryeministri theksoi se do të bëhet edhe rishqyrtimi i buxhetit, duke nënvizuar faktin se qeveria nuk do të rrisë në asnjë mënyrë borxhin, i cili do të mbetet në nivelin e 59.4 përqind.  

 

Kryeministri Berisha theksoi se modeli ekonomik i Shqipërisë është funksionues dhe bazohet në parime të drejta dhe kryesisht, në një dinamizëm shumë të madh të prodhimit të brendshëm.

 

Kryeministri i konsideroi keqinterpretime apo edhe trillime të grupeve të caktuara komentet për neglizhim të këshillave dhe mosrespektim të marrëveshjes me Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kryeministri tha se nuk ka marrëveshje me FMN për mosrritje pagash apo për rritjen e taksave. Fondi Monetar Ndërkombëtar, tha Kryeministri, është një partner i shkëlqyer i Shqipërisë dhe gjen tek kjo qeveri, qëndrimet më serioze përsa i përket treguesve makroekonomikë.

 

Më gjerësisht në analizën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Kryefjala e kësaj mbledhjeje do të jetë rritja e rrogave dhe pensioneve. Pas shqyrtimit të gjithë problematikës buxhetore dhe buxhetit është vendosur që të rriten rrogat e pensionet, në përputhje me parashikimin. Kjo si një politikë e domosdoshme, si një investim, së pari, në burimet njerëzore, por edhe si ndjeshmëri ndaj 520 mijë pensionistëve shqiptarë, të cilët meritojnë të marrin shumë më tepër nga ç’është e mundur. Ndonëse, si asnjë qeveri tjetër në Europë, në një hark kohor të shkurtër, ne kemi mbidyfishuar pensionet e ulëta dhe krahas këtij mbidyfishimi, ne vazhdojmë rritjen me përparësi të rrogave të ulëta, por edhe pagave mesatare, sikundër do të bëhet indeksimi i pagave të larta. Ky është një lajm shumë i veçantë, sepse ky vendim merret në një kohë kur jo rritja, por ulja e madhe e rrogave është rregulli i kësaj kohe, për shkak të krizës ekonomike financiare.

 

Por e kam theksuar dhe e theksoj se Shqipëria, modeli i saj ekonomik, përballi me sukses pasojat e krizës. Modeli i saj ekonomik, i përcaktuar nga reformat e qeverisë, shmangën recesionin. Nuk ka dyshim se pasojat e  krizës së madhe europiane janë ndjerë në ekonominë shqiptare, por, pavarësisht nga pasqyrimi i tyre, ato nuk kanë arritur të përkthehen me recesion dhe kjo sepse, ekonomia shqiptare është e vendosur mbi parime shumë të shëndetshme.

 

Vendi ka një administratë, e cila, me gjithë rritjen shumë të madhe në përqindje të rrogave, - rroga mesatare në Shqipëri ka qenë 230 dollarë dhe sot është 520 dollarë dhe rritet më tej këtë vit - pra, me gjithë rritjen prej mbi 100 përqind të rrogës mesatare dhe pothuaj mbidyfishimin e rrogave të ulëta, sërish futet në grupin e vendeve me qeveri të vogël përsa i përket shpenzimeve, në raport me prodhimin e brendshëm. Kjo është  meritë e jashtëzakonshme e reformave. Ne shpenzojmë për rroga rreth 6 përqind të prodhimit të brendshëm, pra, futemi në grupin e vendeve të pakta me qeveri të vogël.

 

Ekonomia po rritet, sepse ne kemi krijuar lehtësirat më të mëdha fiskale, lehtësirat më të mëdha burokratike. Faktikisht, investimet e huaja kanë njohur rritje shumë të mëdha, ndofta rreth 10 herë krahasuar me periudhat para vitit 2005.

 

Rritje të madhe ka pësuar turizmi, me mbi 10 herë.

 

Sot, vendi ka një infrastrukturë tjetër.

 

Të gjitha këto sëbashku kanë bërë që modeli ekonomik i Shqipërisë të funksionojë. Një vend i vogël, por që ka një ekonomi të bazuar në mund, djersë dhe në parime të ndershme e të drejta. Një ekonomi që nuk është flluskë në asnjë nga degët e sektorët e saj. Një ekonomi e bazuar kryesisht në një dinamizëm shumë të madh të prodhimit të brendshëm.

 

Të gjitha komentet që bëhen se gjoja qeveria nuk po dëgjon këshillat e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë vetëm trillime. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë të qartë çdo vit, ka theksuar me të madhe në të gjitha dokumentet e tij suksesin e Shqipërisë, suksesin e reformave ekonomike në vend dhe duhet të informoj qytetarët se në treguesit e kuadrit makroekonomik siç janë borxhi, inflacioni dhe deficiti buxhetor, luajaliteti dhe vendosmëria e qeverisë është absolute, për t’ju përmbajtur me rigorozitetin më të madh treguesve të shpallur. Ne nuk rrisim borxhin, ndaj do të bëjmë një rishqyrtim të buxhetit. Borxhi nuk do të rritet në asnjë lloj mënyre. Kemi një marrëveshje me FMN-në dhe kjo marrëveshje është mosrritja e borxhit. Ne nuk kemi firmosur kurrë marrëveshje për mosrritje rrogash. I ftoj mediat të mos bien viktimë e keqinformimit të disa grupeve të caktuara, se ne nuk kemi një marrëveshje për mosrritje të rrogave, ndaj nuk kemi shkelur e nuk po shkelim asnjë lloj premtimi. Ne nuk kemi marrëveshje me FMN-në për rritjen e taksave, përkundrazi, ne jemi shprehur qartë dhe e kemi në ligjin tonë rritjen e rrogave, e kemi në ligjin tonë taksën 10 përqind. Marrëdhëniet me FMN-në janë shumë të mira e do të vazhdojnë të jenë të tilla. Fondi Monetar Ndërkombëtar është një partner i shkëlqyer i Shqipërisë dhe gjen tek kjo qeveri, qëndrimet më serioze përsa i përket treguesve makroekonomikë. Ne nuk kemi deklaruar se do të ulim borxhin. Ne kemi deklaruar se nuk do të rrisim borxhin dhe ka qenë 59 përqind, ka qenë 59.4 përqind vjet dhe po kaq do të jetë sivjet.

 

Rrogat do të rriten, rrugët do të ndërtohen , sepse ne nuk mund të mbetemi vend i prapambetur. Ne kemi një projekt: Shqipëria - vend i zhvilluar dhe Shqipëria - vend i zhvilluar nuk mund të jetë pa një infrastrukturë moderne, pa telekomunikacion modern, pa zhvillim rural të qëndrueshëm. Ne nuk mund të lëmë që fshatrat dhe komunat tona, përveç elektricitetit, të jenë si në mesjetë. Ne do të bëjmë gjithçka që ato, çdo ditë e më shumë, të kenë urbanizimin e lagjeve të qytetit.  Kjo po funksionon dhe kemi një mirëkuptim, në tërësi. Pra, mund t’ju them se jo vetëm nuk ka një cenim të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, por ka respektim rigoroz të marrëveshjes me të. Ne nuk kemi deklaruar kurrë që nuk do të rrisim rrogat. Po, ka  një këshillë nga FMN dhe kjo është e vërtetë, se ne i kemi transparente marrëdhëniet me të, të ngrimë rrogat e pensionet dhe absolutisht është dashamirëse, nuk ka ndonjë qëllim tjetër, veçse dashamirësi. Ka një këshillë për të parë mundësinë të rrisim nga 10 në 15 përqind taksën e sheshtë. Por ne mendojmë se çështjet që mund të krijohen duhet t’i zgjidhim me performancë më të mirë dhe jo duke rritur taksat për bizneset tona. Ne kemi nevojë për bizneset. Ne jemi i vetmi vend, ku po ulet papunësia dhe kjo është një e vërtetë e padiskutueshme. Nuk them se kemi nivele të ulëta papunësie, pasi, cilado të jenë ritmet e zhvillimit, një vend që ka rreth 50 përqind të popullsisë në fshat do t’i duhen së paku edhe dy dekada të tjera për të kapur nivele fiziologjike papunësie, sepse është normale që e gjithë kjo popullatë nuk do të qëndrojë në fshat. Siç ka ndodhur në të gjithë botën e zhvilluar, dora-dorës me zhvillimin e vendit, procesi i urbanizimit do të përfshijë gjithë vendin dhe popullata në fshatin shqiptar do të zbresë në nivelin e vendeve të zhvilluara nga 3 në 20-25 përqind. I tërë ky fluks bën që në mënyrë konstante të mbahet një nivel i caktuar papunësie. Por rëndësi të jashtëzakonshme ka se ky nivel është në rënie dhe jo në rritje dhe ky nivel, në kulmin e krizës, është ulur dhe këtë nuk e themi ne, por e thotë Departamenti Ekonomik i Komisionit Europian, e thonë organizata ndërkombëtare që merren me çështjet e punës e të punësimit. Kjo është e vërteta.

 

Ndaj, zotërinj ministra, shkurtimet do të bëhen. Propozimi i Ministrisë së Financave është shumë i studiuar. Unë  e kuptoj që është e dhimbshme, por më e dhimbshme është të lësh pa rritje pensioni pensionistin, më e dhimbshme është të mos rritësh rrogat e administratës e t’i ngrish ato, e cila ka bërë e po bën gjithë këtë punë, më e dhimbshme është të rrisësh taksat për bizneset. Ndaj, para çdo hezitimi që ju do të keni lidhur me vendimin e Ministrisë së Financave, ju duhet të mendoni se rritja e pensioneve, rrogave duhet të jetë përparësi absolute në rrafshin njerëzor e  të gjithanshëm. Sikundër mbajtja  e regjimit të ulët të taksave për bizneset në Shqipëri, si kusht që ato të përmbushin misionin e tyre si promotor i zhvillimit të këtij vendi.”


29/06/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave