Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton listėn e re tė barnave qė rimbursohen, me 420 medikamente
 

Këshilli i Ministrave miratoi sot, listën  e barnave që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Lista e re, siç vuri në dukje Kryeministri Berisha gjatë prezantimit të vendimit për miratim, përmban një numër më të madh barnash të rimbursueshme prej 420 medikamente, me një fond prej 7.4 miliardë lekë. Në listë përfshihen edhe një numër i konsiderueshëm ilaçesh alternative në fushën e endokrinologjisë, në fushën e gjëndrave me sekrecion të brendshëm të mushkërive, zemrës, syve.

 

Kryeministri Berisha theksoi se qeveria është e vendosur për të mbështetur trajtimin sa më të mirë të patologjive të sëmundjeve të ndryshme.

 

Kryeministri tha se hapa shumë të rëndësishëm e të mëdha janë bërë në të gjithë sistemin tonë shëndetësor. "Sot, sistemi ynë shëndetësor është i pajisur me teknologjitë më moderne, si ato të imazhit, të kimisë molekulare, bakteriologjisë dhe fushave të tjera", u shpreh Kryeministri, duke nënvizuar se me finalizimin e reformës në shëndetësi do të konsolidohet mekanizmi i ri financiar, një mekanizëm jetik për funksionimin e kësaj reforme.

 

Më gjerësisht, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Sot, rendi i ditës i mbledhjes është në tërësi social. Sot, ne miratojmë listën e barnave që rimbursohen nga qeveria, për mjekimin e të sëmurëve. Këtë vit, kjo listë arrin në një numër rekord ilaçesh, prej 420 medikamentesh. Në të janë përfshirë edhe një numër i konsiderueshëm ilaçesh alternative në fushën e endokrinologjisë, në fushën e gjëndrave me sekrecion të brendshëm të mushkërive, zemrës, syve etj.. Nga 3.8 miliardë lekë që ka qenë fondi i rimbursimit për mjekimin e qytetarëve shqiptarë me ilaçe të quajtura gjenetike, sot, ky fond është 7.4 miliardë lekë, pra, është rritur me mbi 90 përqind. Kjo rritje është dëshmi e vendosmërisë së kësaj qeverie për të mbështetur trajtimin sa më të mirë dhe të mundshëm plotësisht të patologjive dhe sëmundjeve të ndryshme të proceseve, të sëmundjeve të ndryshme, në vendin tonë.

 

E vërteta është se kjo përbën një hap të madh të rëndësishëm, por të mos harrojmë se hapa jashtëzakonisht të rëndësishëm janë shënuar në fushën e diagnozës. Sot, sistemi ynë shëndetësor është i pajisur me teknologjitë më moderne, si ato të imazhit, të kimisë molekulare, bakteriologjisë dhe fushave të tjera. Çdo ditë ka një fuqizim të sistemit shëndetësor. Vetëm në sektorin privat, në trajtimin e sëmundjeve, prodhimin e ilaçeve, në diagnozë janë investuar 8 muajt e fundit, 110 milion euro. Ndërkohë Task Force për reformën në shëndetësi vazhdon dhe kjo reformë do të finalizohet duke hedhur themelet e shëndosha të një sistemi shëndetësor eficent, bashkëkohor që do t’u ofrojë qytetarëve shqiptarë shërbimet më të mira shëndetësore. Lista e re e barnave zgjeron gamën e sëmundjeve dhe medikamenteve që përfshihen në rimbursimin që bën qeveria apo Instituti i Sigurimeve Shëndetësore dhe shumë shpejt, me finalizimin e reformës, do të konsolidohet mekanizmi i ri financiar, mekanizëm që është jetik për funksionimin e reformës në shëndetësi.”  

 


01/06/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave