Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: AKEP tė pėrcaktojė rregullat e tarifimit tė sms-ve
 

Komunikimi me mesazhe sms është sot, në Shqipëri, komunikim universal, më komodi, më i shpejti dhe më i përshtatshmi. Ndaj të bëjmë çdo gjë që të ketë tarifa të përshtatshme.

 

Mosha dixhitale është bërë dimensioni më i ri dhe ndofta ndër më madhorët në këtë proces zgjedhor, në këtë fushatë elektorale.

 

Kryeministri Berisha i kërkoi sot, në mbeldhjen e qeverisë, Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të përfshijë në agjendën e tij përcaktimin e rregullave të tarifimit të sms-ve. Duke i konsideruar sms-të si mënyrën më të përhahur e komode të komunikimit në Shqipëri, Kryeministri tha se AKEP-i, që është në dialog të vazhdueshëm me kompanitë celulare, duhet të trajtojë me seriozitet rregullimin e problemit të sms-ve, të cilat janë të kushtueshme.

 

“Faktikisht, kostoja totale e tyre është shumë e kushtueshme, ndaj duhet të bëjmë gjithçka për rregullimin e tyre, të përfshihet sa më shpejt në agjendën e AKEP-it,  për të përcaktuar njëlloj si për impulset, rregullat e tarifimit të sms-ve,” u shpreh Kryeministri.

 

Lidhr më këtë çështje, më gjerësisht, Kryeministri Berisha tha:

 

“Unë e kam shprehur dhe e vlerësoj shumë dialogun që ka filluar midis autoriteteve zyrtare dhe kompanive celulare, të cilat kam vlerësimin më të madh për investimet e mëdha dhe kontributin e tyre thelbësor në zhvillimin e këtij vendi. Në rast se Shqipëria u ngjit me shpejëtsi marramendëse në moshën dixhtale, nga 4.8 përqind në fillim të vitit 2006, në rreth 50 përqind aktualisht, këtu lider dhe rol kryesor kanë pasur kompanitë celulare, të cilat duhet të dinë se do të kenë mbështetjen e palëkundur të qeverisë. Por duke thënë këtë, theksoj se janë disa sektorë, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë dhe në vendet me traditë 200 vjeçare e më shumë të iniciativës së lirë në sistemin kapitalist, pra, të ekonomisë së lirë të tregut, në të cilat ekzistojnë Ente Rregullatore që përcaktojnë disa rregulla e diapazone, në mënyrë që të shmanget karteli dhe efekti çnjerëzot i tij, të shmanget monopoli dhe pasojat e rënda të tij. Në këtë kontekst, AKEP-i duhet të trajtojë me seriozitet rregullimin e problemit të sms-ve, tarifave, pasi sms-të janë bërë sot mënyra më absolute e komunikimit. Komunikimi me mesazhe sms është sot, në Shqipëri, komunikim universal, më komodi, më i shpejti dhe më i përshtatshmi. Ndaj të bëjmë çdo gjë që të ketë tarifa të përshtatshme. Shqiptarët kanë një pasion të veçantë për komunikimin. Komunikimi është rrugë drejt të vërtetës, drejt informimit. Përqindja e celularëve në vend është 4.2 milion abonentë, më tepër sesa ne jemi, pasi ata kanë nga 2-3 të tillë, është mbi 20 përqind mbi mesataren e Europës. Faktikisht, kostoja totale e tyre është shumë e kushtueshme, ndaj duhet të bëjmë gjithçka për rregullimin e tyre, të përfshihet sa më shpejt në agjendën e AKEP-it,  për të përcaktuar njëlloj si për impulset, rregullat e tarifimit të sms-ve.

 

Përsa i përket Facebook-ut, ju e keni marrë vesh, nuk kam ç’të them, por, të dashur zotërinj ministra, të dashur qytetare e qytetarë, duket se kësaj radhe Facebook do të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve. Mosha dixhitale është bërë dimensioni më i ri dhe ndofta ndër më madhorët në këtë proces zgjedhor, në këtë fushatë elektorale. Ndaj ne do të vazhdojmë të ecim me shpejtësi drejt kësaj moshe.”



04/05/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave