Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Qytetarėve t’u njihet pronėsia e oborreve tė shtėpive tė tyre, qė, pas Kushtetutės sė ’74, u shpallėn nė pėrdorim
 

Kryeministri Berisha, duke sjellë në mbledhjen e qeverisë, disa shqetësime që qytetarët i kanë adresuar, kërkoi nga Ministria e Drejtësisë të trajtojë me përparësi disa probleme që kanë dalë në disa qytete, në procesin e njohjes së pronësisë së qytetarëve mbi oborret e shtëpive të tyre, oborre që, pas Kushtetutës së vitit 1974, iu njohën në përdorim. Sot, në bazë të vendimit të qeverisë, - theksoi Kryeministri, janë agjencitë përkatëse që lëshojnë të gjithë dokumentet zyrtare, për pronësinë e mbi oborret e shtëpive. Kryeministri kërkoi që ky proces që ka nisur në Tiranë të shtrihet edhe në qytete të tjera. Për këtë, Kryeministri u shpreh:

 

“Qeveria ka një vendim për oborret e qytetarëve të Tiranës, të Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, kudo. Pas miratimit të Kushtetutës barbare të vitit 1974, sepse ç’ është e vërteta ishte barbare, e cila asgjesonte pronën private, qytetarëve të Tiranës, Elbasanit, Korçës iu regjistrua si pronë vetëm trualli i shtëpisë, kurse oborret e tyre shekullore u shpallën në përdorim. Qeveria ka një vendim, i cili detyron agjencitë përkatëse të lëshojnë të gjithë dokumentet zyrtare, për pronësinë e qytetarëve mbi oborret e tyre. Në Tiranë, kjo ka filluar, por një qytetar i Elbasanit, nëpërmjet një sms-je, më informon se punonjës zyrtarë i kërkojnë atij të ndjekë procedurën e legalizimti për oborrin e tij, oborr që të paktën 200 vitet e fundit, thotë, ka mbetur ai që ka qenë. E njëjta gjë ndodh me qytetarë me origjinë nga Kosova, që kanë ardhur këtu para luftës dhe të cilëve shteti u ka dhënë tokën në përdorim. Në të gjitha kodet e botës, ajo është tokë në pronësi. Ndaj do të ndiqet i njëjti rregull. Çdo ligji në botë, po t’i referohesh, toka e banuar prej tyre nuk është tjetër, veçse tokë në pronësi. Këto dy raste kanë ardhur nga Elbasani, por mund të ketë edhe në qytete të tjera çështje oborresh. Kjo përbën një përparësi të madhe.”



04/05/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave