Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton dėmshpėrblimin e 342 ish tė dėnuarve politikė tė regjimit komunist
 

Këshilli i Ministrave miratoi sot një tjetër vendim për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist. Vendimi përcakton masën e dëmshpërblimit për 342 ish të dënuar politikë të regjimit komunist, kërkesat e të cilëve kanë përmbushur kriteret ligjore dhe që kanë vuajtur dënimin e kryer me burg nga data 30.11.1944 deri më 01.10.1991, si dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital (të pushkatuar apo të ekzekutuar). Shuma e masave financiare e përllogaritur sipas këtij vendimi, në total është 1.337 miliardë lekë.  

 

Kryeministri Berisha kërkoi nga ministria e Drejtësisë që të rishqyrtojë kriteret e përfitimit të dëmshpërblimit, duke përparësuar kategorinë e ish të dënuarve politikë që janë të sëmurë, ashtu siç u veprua me ata janë mbi moshën 75 vjeç.  

 

“Unë mendoj se ne po i qëndrojmë programit tonë dhe siç e keni kosntatuar, në çdo mbledhje po miratojmë vendime për dëmshpërblimin e tyre. Është vendosur edhe kriteri, që të gjithë ata që janë mbi 75 vjeç do të kenë përparësi në çdo disbursim që do të bëjmë. Këto kritere, mendoj se duhet t’i shqyrtojmë edhe një herë. Ashtu siç vendosëm kriterin për moshën, duhet ta bëjmë këtë edhe për atë kategori ish të dënuarish nën këtë moshë, që janë të sëmurë dhe që kanë nevojë. Duhet ta rishohim sërish në këtë drejtim. Mua nuk më del nga mendja një zonjë nga Durrësi, e cila nuk kërkonte asgjë tjetër veçse pronën e saj që do ta përdorte për kurimin e një sëmundjeje serioze. Unë e kuptoj që rregulli është rregull, por të përpiqemi t’i afrohemi problematikave më të mprehta, sepse ky proces po ecën,” u shpreh Kryeministri.


04/05/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave