Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha i bėn sėrish apel qytetarėve shqiptarė, tė kontribuojnė pėr njė proces tė lirė e tė ndershėm zgjedhor, tė standardeve ndėrkombėtare
 

“Të gjithë komisionerët, vëzhguesit, të gjitha strukturat, institucionet të zbatojnë me korrektesë, rigorozitet ligjin zgjedhor dhe të dëshmojnë zero tolerancë ndaj shkelësve të tij.”

 

“Punonjësit e administratës lokale e qendrore kanë të drejtat e tyre, të marrin pjesë e të ndjekin veprimtaritë që dëshirojnë, të shprehin me votën e tyre mbështetjen për kandidatin që duan. Askush nuk mund t’u imponojë atyre asnjë lloj veprimi, për faktin se ata tjanë të paguar.”

 

Kryeministri Berisha u bëri sot sërish thirrje, qytetarëve shqiptarë të kontribuojnë në zhvillimin e një procesi zgjedhor të standardeve ndërkombëtare, një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm. Këtë thirrje Kryeministri Berisha e bëri në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, duke e konsideruar këtë si një çështje të parë të axhendës së mbledhjes, deri në datën 8 maj. 

 

“Zgjedhjet, - tha Kryeministri - janë një rast i lumtur, një rast shumë i rëndësishëm, ku secili të japë ndihmesën e tij në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”

 

Kryeministri i bëri apel institucioneve të anagazhuara në procesin zgjedhor, komisionerëve dhe vëzhguesve të respektojnë dhe zbatojnë me rigorozitetin më të madh ligjin zgjedhor dhe ligjet e vendit.

 

Kryeministri Berisha solli edhe disa ankesa, ndonëse sporadike, për përdorimin jo të ligjshëm të burimeve njerëzore.

 

“U bëj thirrje punonjësve të administratës që çdo akt, çdo përpjekje për t’u imponuar atyre qëndrime të caktuara partiake, në kundërshtim me vullnetin e tyre, të refuzohet në mënyrë kategorike dhe i garantoj se cilido prej tyre do të ketë mbështetjen e plotë të kryeministrit dhe të Këshillit të Ministrave”, u shpreh Kryeministri.

 

Në thirrjen e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Së pari, dëshiroj t’ju përshëndes. Edhe një herë, mbledhja e qeverisë, gjer më datën 8 maj, çështje të parë e kryefjalë ka thirrjen e Kryeministrit dhe të Këshillit të Ministrave drejtuar të gjithë qytetarëve shqiptarë në tërësi, mbështetësve e simpatizantëve të kësaj mazhorance në veçanti, të bëjnë gjithçka që në këto zgjedhje të vendosin një tullë, një kontribut e ndihmesë në këtë akt madhor të demokracisë shqiptare, të bindur se demokracia është për t’u ndërtuar nga njerëzit e lirë që respektojnë lirinë e vlerat e saj, të bindur se procesi i integrimit europian, që rezulton edhe projekti më madhor i 95-96 përqind të shqiptarëve, ka si kërkesë më kryesore një proces zgjedhor të standardeve ndërkombëtare, një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm. Në këtë kontest, zgjedhjet janë një rast i lumtur, një rast shumë i rëndësishëm, ku secili të japë ndihmesën e tij në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të shndërrimit dora-dorës të kësaj ëndrre fisnike të qytetarëve shqiptarë, në realitet.

 

Thirrja ime ëshë ndaj të gjithë anëtarëve të infrastrukturës zgjedhore, të gjitha institucioneve të japin kontributin e tyre madhor, duke respektuar me rigorozitetin më të madh ligjin zgjedhor dhe ligjet e vendit. Zgjedhjet janë provë e fuqishme, provë ndër më jetiket e funksionimit të shtetit ligjor. Ndaj thirrja ime është për të gjithë komisionerët, vëzhguesit, të gjitha strukturat, institucionet të zbatojnë me korrektesë, rigorozitet ligjin zgjedhor dhe të dëshmojnë zero tolerancë ndaj shkelësve të tij.

 

Thirrja ime tjetër është se ka ankesa për përdorim jo të ligjshëm të burimeve njerëzore, se burime të tjera, fatmirësisht, këto zgjedhje zhvillohen me konstatimet e qeverisë në disiplinën më të mirë që kanë pasur ndonjëherë  përsa i përket burimeve financiare të administrave qendrore e lokale. Këtu dua të ndalem. U bëj thirrje punonjësve të administratës që çdo akt, çdo përpjekje për t’u imponuar atyre qëndrime të caktuara partiake, në kundërshtim me vullnetin e tyre, të refuzohet në mënyrë kategorike dhe i garantoj se cilido prej tyre do të ketë mbështetjen e plotë të kryeministrit dhe të Këshillit të Ministrave. Punonjësit e administratës lokale e qendrore kanë të drejtat e tyre, të marrin pjesë e të ndjekin veprimtaritë që dëshirojnë, të shprehin me votën e tyre mbështetjen për kandidatin që duan. Askush nuk mund t’u imponojë atyre asnjë lloj veprimi, për faktin se ata janë të paguar. Rastet janë sporadike, të kufizuara, ka pasur dhe ne kemi informcione që tek-tuk kanë ekzistuar, qoftë nga administrata qendrore dhe është absolutisht çdo rast i papranueshëm, qoftë nga administrata vendore që është absolutisht çdo rast i papranueshëm. Ndaj thirrja ime është ndaj të gjitha institucioneve, asnjë lloj presioni mbi punonjësit e administratës, në raport me përkatësinë e tyre. Vullnetarisht, ata janë të lirë të ndjekin veprimtaritë politike që dëshirojnë, të japin vullnetarisht, kontributin, e përcaktuar sipas ligjeve, pa ansjë kufizim.”



29/04/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave