Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Falenderoj tė gjithė institucionet dhe punonjėsit qė bėnė tė mundur fillimin e ndėrtimit tė autostradės Tiranė-Elbasan
 

“Autostrada Tiranë-Elbasan, pas rrugës së kombit, përbën segmentin më nevralgjik të të gjithë sistemit tonë të transportit, pasi është segment ndër më kryesorët i Korridorit të 8-të dhe segmenti më kryesor i Korridorit të Jugut.”

 

“Ftoj kryetarin e opozitës, zotin Rama që, si një akt përgjegjësie të lartë, të njoftojë shkrijen e grupit antinuel.”

 

Kryeministri Berisha përshëndeti nga mbledhja e Këshillit të Ministrave, fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan,  duke e konsideruar atë një ndër segmentet më nevralgjike të sistemit tonë të transportit.  

 

“Autostrada Tiranë-Elbasan, pas rrugës së kombit, përbën segmentin më nevralgjik të të gjithë sistemit tonë të transportit, pasi është segment ndër më kryesorët i Korridorit të 8-të dhe segmenti më kryesor i Korridorit të Jugut”, u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri u shprehu falenderimet të gjithë institucioneve dhe punonjësve që kanë kontribuar për fillimin e realizimit të këtij projekti infratsrukturor ndër më të mëdhenjtë në vend, si Ministrisë së Tranpostit dhe Punëve Publike, Ministrisë së Financave, Bankës Islamike të Zhvillimit, Fondit të Emiratve të Bashkuara Arabe, kompaninë ndërtuese “Aktor” etj..   

 

Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh:

 

“Sot është një ditë e veçantë për këtë qeveri dhe për qytetarët shqiptarë. Sot u inaugurua fillimi i punimeve të veprës më të madhe publike rrugore në historinë e vendit, pas Korridorit të kombit, autostradës Tiranë-Elbasan. Është rast i veçantë për mua të shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj të gjithë atyre që bënë të mundur fillimin e punimeve, të shndërrimit të kësaj ëndrre në realitet.

 

Kjo qeveri, me reformat që ka ndërmarrë e me mbështetjen e qytetarëve shqiptarë, po ndërton në vend infrastrukturën rrugore më moderne në rajon e ndër më modernet në Europë.

 

Natyrisht, autostrada Tiranë-Elbasan, pas rrugës së kombit, përbën segmentin më nevralgjik të të gjithë sistemit tonë të transportit, pasi është segment ndër më kryesorët i Korridorit të 8-të dhe segmenti më kryesor i Korridorit të Jugut.

 

Dua të falenderoj me shumë mirënjohje Ministrinë e Punëve Publike, ministrin, Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, punonjësit, të cilët po menazhojnë e udhëheqin një proces transformimi epokal, kalimin e Shqipërisë nga një infrastrukturë e botës së tretë, në një infrastrukturë rrugore ndër më modernet. Falenderoj Ministrinë e Financave dhe institucionet e varësisë së saj, Drejtorinë e Tatimeve, Drejtorinë e Doganave, performanca e të cilave është jetike për ndërmarrjen e këtyre projekteve. Falenderoj Komisionin Europian që hartoi këtë projekt jashtëzkonisht të rëndësishëm për infrastrukturën e vendit. Falenderoj Bankës Islamike të Zhvillimit, Fondin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësinë e tij, Princin Abdullah, Presidentin e Bankës Islamike të Zhvillimit, mikun tim e të kombit shqiptarëve, Muhamed Ali, të cilët me bujari dhe me ndjeshmëri të lartë, në një kohë rekord, vetëm në një hark kohor tremujor bënë disponibël kredinë e domosdoshme për ndërtimin e kësaj vepre. Një falenderim i shkon edhe kompanisë që iu përgjigj me ritme të shpejta mobilizimit, fillimit të punimeve.

 

Ftoj kryetarin e opozitës, zotin Rama që, si një akt përgjegjësie të lartë, të njoftojë shkrijen e grupit antinuel, sepse siç thotë populli, më mirë vonë se kurrë. Krijimi i atij grupi në parlament, bllokimi i parlamentit, përpjekja tmerrësisht për qëllime politike për të bllokuar projektin e tunelit gjykoj se ishte një akt i gabuar dhe kryekëput i paargumentuar. Ndaj shkrirja e grupit do të ishte dëshmi e një korigjimi të një qëndrimi ose së paku, anëtarët e grupit të deklarojnë dorëheqjen nga grupi. Edhe kjo më bëhet e domosdoshme, sepse unë i kam ende në memorie protestat që ata organizonin kundër tunelit të Kalimashit. Uroj që të mos shkojnë në Ibë për ndonjë protestë. Megjithatë ftesa ime është miqësore, ata të veprojnë si të duan. Por unë besoj se është edhe në interesin e tyre që atë grup ta quajnë të paqenë.”

 



29/04/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave