Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Azhurnim i tokave me potencial pėr tė qenė ullishte, heqje e pengesave burokratike, probleme qė duhet tė marrin zgjidhje tė shpejtė
 

Kryeministri Berisha trajtoi sot, në mbledhjen e qeverisë, disa probleme që lidhen projektin kombëtar për kultivimin e ullirit dhe që kërkojnë trajtim serioz. Duke sjellë disa nga shqetësimet që fermerët i kanë shprehur Kryeministrit gjatë vizitave në rrethe të ndryshme të vendit, Kryeministri kërkoi nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Drejtësisë të punohet së pari, në drejtim të heqjes së pengesës burokratike, së dyti, azhurnimin e tokave me potencial për t’u shndërruar në ullishte, lajthishte dhe arrorë të tjerë, që t’u mundësohet fermerëve subvencionimi sipas ligjit, së treti, projekti për ullirin të jetë pjesë e pyllëzimit.

 

Lidhur me këto çështje, Kryeministri u shpreh:

 

“Në Shqipëri, sot ka një ethe dhe kjo është ethja e ullirit. Kur udhëtoj në zonat e ullirit, më rikujtohen romanet e Xhek Londonit për ethen e floririt, por ka një analogji se ulliri është cilësuar si floriri i mbitokës.

 

Dje, gjatë udhëtimi tim në Mallakastër, kryetarët e komunave të Fratarit dhe Kutës më thanë se dëshira e fermerëve për të mbjellë sasi të mëdha ullinjsh është shumë e madhe, por burokracia i pengon. Kjo, sepse u kemi ndaluar të preket fondi kullotë, fondi pyll, por a ka pyll më të bukur në botë, sesa pylli i ullirit. Ulliri është mbreti i drurëve të kësaj toke. Në qoftë se do të përshkruanit pyllin ideal, ky do të ishte pylli i ullinjve.

 

Së treti, nuk bëhet azhurnimi i tokës dhe fermerët mbjellin, por ligji, që sigurisht është i drejtë, nuk i subvencionon dot. Çka do të thotë se ne do të bëjmë me përparësi të madhe azhurnimin e të gjitha tokave me potencial për t’u shndërruar në ullishte, lajthishte dhe arrorë të tjerë. Fermerët e presin me padurim. Ne kemi shpallur programin për 20 milion rrënjë ullinj, por në fakt jemi treguar dorështrënguar se me sa po shoh potenciali është të paktën për 40 milion rrënjë. Dhe me 40 milion rrënjë bëhemi një vend afër të qenit i rëndësishëm për ullirin, pasi të rëndësishëm janë Spanja, Italia, Greqia, Franca më pak, Turqia.

 

Ndaj duhet ta marrim me seriozitetin më të madh këtë t’i japin zgjidhje të menjëhershme këtyre problemeve, kullota dhe ç’të kërkohet për t’u shndërruar në ullishte. Edhe fermerët kullota kërkojnë, nuk kërkojnë gjë tjetër. Më kanë kërkuar edhe në Delvinë, edhe në Xarë. Ne për kullota nuk jemi keq, kemi sipërfaqe të mëdha, kemi shpate malesh sa për të gjithë Ballkanin. Ndaj të përshpejtojmë. E para, heqjen e pengesës burokratike. E dyta, azhurnimi i tokës, sepse ata po mbjellin në toka të paazhurnuara dhe nuk përfitojnë subvencionin. Kjo është domosdoshmëri. E treta, ky projekt do të jetë pjesë e pyllëzimit. E theksoj edhe një herë se ulliri është mbreti i drurëve. Edhe orkide po ti vësh ngjitur, ulliri shkëlqen.” 



21/04/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave