Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pėrshėndet miratimin e ligjit pėr faljen e njė pjese tė borxhit tatimor e doganor, si njė vendim historik
 

Kryeministri Berisha përshëndeti sot, në mbledhjen e qeverisë, miratimin nga Kuvendi të ligjit “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor e doganor”, duke e vlerësuar atë një vendim historik.  

 

“Ishte një detyrim i vendimmarrjes shqiptare për të amnistuar biznesin që është edhe promotor kryesor, lokomotivë e zhvillimit, ndërtimit, përparimit,” u shpreh Kryeministri.

 

Duke theksuar dy kategoritë që përjashtohen nga falja, pasuritë e krijuara duke përdorur pushtetin politik dhe pasuritë e krimit, Kryeministri veçoi dy aspekte të rëndësishme të këtij ligji: faljen e të gjitha detyrimeve të biznesit të vogël, biznes që punëson 90 përqind të shqiptarëve dhe faljen e detyrimeve për 207 mijë familje, që në masën 99.9 përqind kanë qenë njerëz në nevojë dhe nuk i kanë përmbushur dot ato.

 

Kryeministri, duke shprehu keqardhjen që varianti për amnistinë nuk u votua nga opozita, e ftoi atë të rimarrë edhe një herë bashkë me qeverinë këtë ligj.

 

Më gjerë lidhur me këtë ligj, Kryeministri u shpreh:

 

“Sot, ishte një vendim historik për t’u marrë në parlament, amnistia ndaj biznesit. Ishte një detyrim, gjykoj unë, i vendimmarrjes shqiptare për të amnistuar biznesin që është edhe promotor kryesor, lokomotivë e zhvillimit, ndërtimit, përparimit. Është ky biznes e këta biznesmenë, të cilët, me punën dhe reformat që ka bërë qeveria, bënë të mundur që Shqipëria të qëndrojë sot në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.  

 

Qeveria shkoi në parlament me dy ligje, me ligjin e faljes për ato që mund të falen dhe ligjin e amnistisë që përfshinte edhe faljen dhe ishte më i gjerë. Opozita nuk e votoi ligjin e amnistisë. Unë konsideratat e mia i shpreha në parlament. Ne, në mënyrë absolute, nuk mund të falim pasuritë e krijuara duke përdorur pushtetin politik dhe pasuritë e krimit. Këto nuk falen. Ato kanë procesin e tyre, janë procedura të tjera. Ne nuk mund t’i falim ato. Natyrisht, falen të gjitha detyrimet e biznesit të vogël, biznes që punëson 90 përqind të shqiptarëve, si dhe u falen edhe detyrimet 207 mijë familjeve, të cilat në masën 99.9 përqind kanë qenë njerëz në nevojë dhe nuk i kanë përmbushur dot ato. Duhet të jemi realistë. Po të kthehemi mbrapa e të krahasojmë të ardhurat që ata kanë marrë dhe detyrimet që duhet të paguanin, pa shtuar këtu edhe arbitraritetin që nuk përjashtohet, ata kanë qenë para pamundësisë. Sot, pensionet janë dyfishuar,  rrogat e ulëta janë dyfishuar, kompensimi për disa nga rritjet e çmimeve është bërë. Pra, është një situatë krejt tjetër. Kjo situatë i lejon të përballen në një farë mënyrë, jo pa dhimbje, me kërkesat e sotme, por kjo situatë e të ardhurat nuk i lejojnë ata, kurrsesi, të shlyejnë detyrimet e shkuara.

 

Megjithatë ligji u kalua dhe shpresoj se opozita të rimarrë edhe një herë, bashkë me qeverinë, amnistinë dhe ta ketë shumë të qartë që dy kategori nuk mund të falen, pushtetarët dhe të ardhurat nga krimi.”


21/04/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave