Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha urdhėron ndalimin e pėrdorimit tė ēdo lloj burimi tė administratės shtetėrore, nė fushatė elektorale
 

Në prag të nisjes zyrtare të fushatës elektorale, Kryeministri Berisha nxori sot Urdhrin për ndalimin e përdorimit të çdo lloj burimi të administratës shtetërore, në funksion të fushatës elektorale. Ky Urdhër u prezantua nga Kryeministri në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

 

Duke e quajtur fushatë në dietë, Kryeministri tha se pjesëmarrja në aktivitetet e fushatës elektorale, nga Kryeministri e çdo zyrtar tjetër, do të bëhet me shpenzimet e partisë. Kryeministri vlerësoi se ky urdhër nxirret si një moment ndarjeje nga një praktikë e shkuar. “Çdo fushatë është një fillim i ri, është një shans shumë i madh për politikanin dhe unë kam shumë kënaqësi që në këtë fushatë kemi këto risi të rëndësishme”, u shpreh Kryeministri.

 

Në funksion të zbatimit të këtij Urdhri, Kryeministri Berisha tha se Policia e Shtetit do të marrë urdhër të bllokojë çdo mjet zyrtar të cilido zyrtari në fushatë, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe të gjitha institucionet e kontrollit do të ftohen të bëjnë kontrolle të rrepat  mbi të gjitha fondet, të cilat të mos devijohen as nga pushteti qendror dhe as nga pushteti lokal, drejt mitingjeve partiake dhe shpenzimeve abuzive.  

 

Më gjerësisht lidhur më këtë çështje, Kryeministri tha:

 

“Kjo është mbledhja e fundit para fushatës elektorale. E theksova këtë për dy arsye kryesore. Së pari, për mazhorancën kjo do të jetë fushatë në dietë. Kryeministri nxjerr sot një urdhër, me të cilin ndalon në mënyrë të prerë përdorimin e çdo lloj burimi të administratës shtetërore, qendrore, lokale e të çfarëdo lloji, në funksion të fushatës elektorale. Në fushatë elektorale nuk mund të ketë asnjë targë zyrtare, përveç atyre të sigurisë dhe Gardës që përmbushin detyra të tjera. Nga Kryeministri e çdo zyrtar tjetër, në veprimtaritë e fushatës elektorale do të marrin pjesë me shpenzimet e partisë. Fondi që është akorduar partisë do të ekonomizohet. Fushata elektorale për zgjedhjet e 8 majit, në të cilat, siç kemi theksuar i pari do të jetë qytetari, do të jetë një fushatë në dietë, pasi ky është edhe interesi i qytetarit.

 

Natyrisht, ky vendim paraprihet nga një vendim tjetër i një rëndësie të jashtëzakonshme, me të cilin ne reduktuam nga mbi 3 mijë vetura publike personale në 34, pra, vetëm për krerët e institucioneve kushtetuese, Drejtori i Policisë së Shtetit dhe për dy-tre raste të tjera.

 

Kështu që zotërinj ministra, pjesëmarrja juaj në fushatë do të jetë vetëm me fondet e përcaktuara për partinë.  Unë personalisht i kërkova partisë të marrë me qira mjetin tim të transportit , por kjo do të ndodhë edhe për secilin prej jush.

 

Ne shkojmë në këtë zgjedhje me një kudër ligjor shumë të përmirësuar. Ne kemi miratuar në parlament ligjin e financimit të partive dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ne po e nxjerrim këtë urdhër si një moment ndarjeje nga një praktikë e shkuar. Ai që kishte shumicën, kishte edhe shumicën e mjeteve. Tani e vërteta del ndryshe. Sh.p.k-ja ka shumicën e mjeteve, por ne të ndjekim atë që themi, fushatë në dietë.

 

Policia e Shtetit do të marrë urdhër të bllokojë çdo mjet zyrtar të cilido zyrtari në fushatë.

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe të gjitha institucionet e kontrollit do të ftohen të bëjnë kontrolle të rrepat  mbi të gjitha fondet, të cilat mos mund të devijohen as nga pushteti qendror dhe as nga pushteti lokal, drejt fushave të mitingjeve, stendave dhe shpenzimeve abuzive.

 

Parlamenti ka përcaktuar fondet për çdo parti. Shkalla e mbledhjes së fondeve nga donacione private është e përcaktuar në ligj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është autoriteti që kontrollon të gjitha shpenzimet në fushatë.

 

Pra, duhet të jemi detyrimisht të përkorë në këtë fushatë. Të mos harrojmë se nuk është shkëlqimi e salltaneti, ai që shkon më thellë në mendjen e zemrën e njerëzve. Jo! Ndaj edhe ne shkojmë në këto zgjedhje me një qasje ndryshe. Çdo fushatë është një fillim i ri, është një shans shumë i madh për politikanin dhe unë kam shumë kënaqësi që në këtë fushatë kemi këto risi të rëndësishme. Duke theksuar këtë, sigurisht të drejtat politike të çdo qytetari prevalojnë. Punonjësit me status civil duhet të respektojnë plotësisht statusin e tyre. Punonjësit e tjerë të administratës duhet respektojnë plotësisht orarin zyrtar të tyre. Këto duhet të jenë kushtet.

 

Qeveria do të vazhdojë funksionimin e saj me mbledhje të rregullta, por tanimë të spostuara nga ky orar. Do t’u njoftohet orari  i përshtatëm që do të jetë darka, ku ne do të ndjekim rendin tonë të punës. Agjencitë do të punojnë me përkushtim të madh. Nuk mund të ndërpresim reformat për një muaj, është shumë e kushtueshme për vendin, prandaj reformat vazhdojnë.”



06/04/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave