Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri kėrkon qė turizmi tė shndėrrohet nė njė ēėshtje kryesore tė fushatės elektorale
 

Kryeministri Berisha kërkoi sot nga anëtarët e qeverisë të ndjekin nga afër përgatitjet për sezonin e ri turistik. Duke trajtuar turizmin si një ndër çështjet kryesore në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri theksoi se këtë vit, Shqipëria është shpallur destinacioni kryesor turistik dhe ne duhet t'i përgjigjemi me përgjegjësi të gjithë atyre që do të zgjedhin Shqipërinë për pushimet e tyre.

 

Kryeministri tha që fushata elektorale nuk duhet të shpërqendrojë vëmendjen nga sezoni turistik, por të nxisë e frymëzojë edhe më shumë për ta shndërruar turizmin në çështje kryesore.

 

“Ne jemi në një moment shumë të rëndësishëm, kur të gjithë jemi në fushatë dhe kemi shans të trajtojmë në interesin më të mirë të vendi një nga problemet më të rëndësishme që është sezoni turistik, i cili është shndërruar në një levë jashtëzakonisht të rëndësishme të ekonomisë shqiptare dhe reputacionit të vendit,” u shpreh Kryeministri.   

 

Kryeministri përcaktoi disa nga problemet më kryesore, ku duhet të përqendrohet vëmendja dhe angazhimi maksimal: mbetjet urbane, zhurmat,  kontrolli dhe ndalimi i derdhjes së ujërave të zeza në det. Më gjerë lidhur me këto probleme, Kryeministri u shpreh:

 

“Unë kërkoj nga ju që aty ku jeni, pasi e di që jeni të ngarkuar në zona të caktuara, vështrimi i përgatitjeve për turizmin të jetë çështja më parësore. Zgjidhjet imediate dhe parashikimet afatgjata duhet të jenë objektiv i kësaj fushate. Të mos harrojmë se ky është viti, në të cilin Shqipëria u shpall destinacioni kryesor turistik, nga ajo guide dhe agjencia, për të cilën parmbrëmë po lexoja, konsiderohet si bibla e guidave turistike të botës. Një agjenci ndër më gjigandet e transportit detar për herë të parë ka përzgjedhur Durrësin si një nga destinacionet më kryesore dhe ky lajm ka ushtuar në të gjithë botën. Ka përzgjedhur Durrësin si destanacion kryesor të saj, siç ka Hong Kongun dhe disa destinacione më kryesore. Fushata është fushatë, por të punojmë me përkushtim të madh në çdo mjedis, për të paraqitur një Shqipëri krejtësisht tjetër.

 

Një është problemi kryesor dhe këto janë plehrat. Duhet t’u bëjmë thirrje e të bashkëpunojmë me autoritetet vendore, të cilat duhet të dalin nga orbita e trashëguar. Shqipëria nuk është  më ajo që ishte. Ajo është absolutisht krejt tjetër, është Shqipëria që merr 3.5 milion turistë në vit, është Shqipëria me një lëvizje dinamike, të jashtëzakonshme, Shqipëria, e cila tani ka një problem madhor, atë të mbetjeve. Ky problem është kompleks, por nuk ka asgjë më të rëndësishme, sesa qëndrimi ndaj tij. Ne kemi bërë e bëjmë investime të mrekullueshme, po asfaltojmë e çojmë rrugët në drejtim të shumicës së zonave turistike, Antigonesë, Bylisit, Drishtit e kudo. Por imagjinoni, një turist vjen për të shkuar në Antogone apo Bylis e kalon nëpër palët e qeseve plastike në të dy anët e rrugës, se çfarë përshtypje jashtëzakonisht të papërshtatshme krijon. E kam thënë edhe më parë që nuk gjen një kafene apo restorant të papastër në Shqipëri, por mjedisi përreth është siç është. Sigurisht që janë jetike impiantet dhe ne po i ndërtojmë ato, po ndërtojmë landfill-e, janë në ndërtim e sipër 14 impiante të përpunimit të ujërave të zeza, por asgjë nuk zëvendëson dhe është më përcaktuese se qëndrimi ynë ndaj plehrave. Kur kryetari i komunës ta bëjë këtë një çështje kryesore për komunën e tij, padiskutim që ai gjen zgjidhjen më të mirë të mundshme. Ndaj kjo fushatë jo vetëm që nuk duhet të na shpërqendrojë nga ky angazhim, por kjo fushatë duhet të na nxisë e frymëzojë edhe më shumë, në mënyrë që ta shndërrojmë mikpritjen e turistëve dhe çështjen e pastërtisë së mjedisit në çështje kryesore.

 

Ne duhet ta trajtojmë këtë si një problem kryesor edhe për një detyrim madhor që kemi për të krijuar një koncept të shëndoshë, të drejtë për mjedisin, mbrojtjen dhe zhvillimin  tij, si një nga kushtet më themelore për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së njerëzve. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të fillojë që tani rishqyrtimi i të gjitha rregullave për mbrojtjen nga zhurmat. Zoti ministër i Shëndetësisë dhe zoti ministër i Mjedisit, bashkë me ministrinë e Brendshme  të konkludoni. Ligjet janë shumë të mira dhe parashikojnë qartësisht të gjitha qëndrimet, por qytetet tona nuk mund të bëhen si qyteza në romanet e Markezit. Nuk mund të ndodhë që njerëzit të mos flenë dot gjithë natën. Lutem të përcaktohet e të mos ketë më ankesa. Sot, teknologjitë lejojnë të presësh valën e zërit aty ku do, por duhet të investosh për këtë, të blesh teknologjinë e jo të verbohesh pas fitimit e të lësh gjithë zonën pa gjumë.

 

Inspektorati i Mjedisit së bashku me atë të Shëndetit Publik duhet të ushtrojë kontrollin më të rreptë ndaj të gjitha hoteleve, moteleve në të gjithë zonën turistike, për të kontrolluar funksionimin e sistemit të kanalizimit aty ku është, të evadimit e gropave septike që për fat të keq akoma ekzistojnë, por do të dylloset çdo hotel apo motel që për lehtësinë e tij ka hapur kanalin dhe i derdh në det ujërat e zeza. Do t’i përgjigjemi me përgjegjësi të lartë atyre që vijnë për të kaluar pushimet tek ne dhe jo për të marrë infeksione. Jemi në kohë, ta fillojmë tani, ta fillojmë në Velipojë e ta përfundojmë në Ksamil. Të kontrollojmë çdo instalim bregdetar, çdo ndërtesë. Në mënyrë kategorike nuk mund të ketë derdhje siç u pa vjet dhe që u kapën në mes të sezonit, por sivjet duhet të jenë të prera. Ai që nuk ka krijuar kushte të mos pranojë turistë dhe vetëm kur t’i krijojë të gjitha kushtet, t’i lejohet t’i presë. I theksova këto se jemi në një moment shumë të rëndësishëm, kur ne të gjithë jemi në fushatë dhe kemi shans të trajtojmë në interesin më të mirë të vendi një nga problemet më të rëndësishme që është sezoni turistik, i cili është shndërruar në një levë jashtëzakonisht të rëndësishme të ekonomisë shqiptare dhe reputacionit të vendit.”  

 


06/04/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave