Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton dy marrėveshje bashkėpunimi me qeverinė gjermane, Masterplani nė sektorin ujor dhe Programi pėr mbrojtjen e liqenit tė Ohrit
 

Qeveria miratoi edhe vendimin për kalimin në përgjegjësi administrimi te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, të pronës të administruar më parë nga divizioni i Korçës.  

 

Qeveria miratoi sot në parim dy marrëveshje me qeverinë gjermane  për bashkëpunimin financiar për projektin “Masterplani në sektorin ujor” dhe për “Programin e mbrojtjes së mjedisit të liqenit të Ohrit, shkarkimi i ujërave të zeza në Pogradec, faza III”.

 

Kryeministri Berisha tha se projekti “Masterplani në sektorin ujor” është një nga projektet më të rëndësishme të vendit dhe Masterplani, një dokument themelor në shfrytëzimin e pasurisë ujore të vendit, mbi kriteret më të drejta dhe zhvillimin e saj.

 

“Shqipëria, - tha Kryeministri - është vend i bekuar me brigjet e malet e saj, por para së gjithash me ujërat e saj. Shqipëria është një ndër vendet që i ka ato më me bollëk dhe përbën absolutisht pasurinë numër një të këtij vendit e këtij kombi. Në fushën e ujërave, investitori kryesor ka qenë qeveria gjermane, e cila ka investuar nga Kruma gjer në Sarandë në dhjetëra e dhjetëra projekte ujësjellësish e kanalizimesh, ka bërë që me këto investime, një numër i madh qytetesh e komunash të vendit të kenë ujë 24 orë, ka ndërtuar dhe financuar impiante jashtëzakonisht të rëndësishme të pastrimit të ujërave të zeza si në Golem, Pogradec, në liqenin e Ohrit dhe në zona të tjera. Ky Masterplan përbën një dokument themelor ndaj kësaj pasurie të madhe ujore të vendit, në shfrytëzimin e saj mbi kriteret më të drejta dhe zhvillimin e kësaj pasurie.”

 

Gjithashtu, programi për mbrojtjen e mjedisit të liqenit të Ohrit, u vlerësua nga Kryeministri si një projekt që po e nxjerr Pogradecin në krye të listës së liqeneve të Europës, për tërheqjen e turistëve.

 

“Nuk ka liqen me reputacion më të madh se ky liqen [Ohrit], në shekuj e mijëvjeçarë. Tani bregu shqiptar po bëhet një nga brigjet më të pastra kudo dhe faktikisht, fluksi i turistëve në Pogradec është shumë i madh dhe parashikohet që këtë vit, ky qytet të ketë një fluks edhe shumë më të madh”, u shpreh Kryeministri, gjatë prezantimit të këtyre dy marrëveshjeve në mbledhjen e qeverisë. 

 

***

 

Po sot, qeveria miratoi edhe vendimin për kalimin në përgjegjësi administrimi nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, të pronës të administruar më parë nga divizioni i Korçës.  

 

Kryeministri Berisha e konsideroi këtë një vendim të rëndësishëm, pasi këto janë prona të ruajtura shumë mirë, si dhe me financimet e nevojshme, përbëjnë një mbështetje shumë të rëndësishme për universitetin “Fan Noli”. “Ne, - u shpreh Kryeministri - po i rrisim me shpejtësi hapësirat. Vërtet është trefishuar numri i studentëve, por po bëjmë çdo gjë që edhe hapësirat e studimit, sistemimit, laboratorëve, auditorëve të rriten me shpejtësi.”



06/04/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave