Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria heq taksėn doganore pėr mallrat e industrisė fason
 

Qeveria do të heqë taksën doganore prej 12.5 përqind për mallrat e industrisë fason. Kryeministri Berisha, duke prezantuar këtë masë të fundit fiskale të qeverisë, tha se kjo masë synon nxitjen e inkurajimin më të madh të kësaj industrie ndër më të rëndësishmet për punësimin dhe eksportet. Kjo industri, - tha Kryeministri - ka bërë që prodhimet shqiptare të kenë treg të suksesshëm e të garantuar në mbarë Europën e botën, si dhe pas shërbimeve, është ndër sektorët më kryesorë të punësimit në vend. Kryeministri theksoi se Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si një vend tërheqës për këtë industri nga sipërmarrës të huaj.  

 

Lidhur me këtë masë të re, Kryeministri Berisha u shpreh:

  

“Sot, kemi një vendim shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me klimën e biznesit. Industria fason është një nga industritë më kryesore të vendit. Kjo industri ka bërë që prodhimet shqiptare të kenë treg të suksesshëm e të garantuar në mbarë Europën e botën. Kjo industri deri vitin që kaloi ka përbërë 2/3 e eksporteve të vendit, ndërsa vitin që kaloi dhe ky vit kanë dëshmuar një ndryshim të madh. Eksportet ‘Made in Albania” kryesojnë dhe ky është një zhvillim shumë pozitiv. Por industria fason ka një meritë ndofta më të veçantë se të tjerat dhe merita e saj është punësimi. Pa diskutim, pas shërbimeve, është ndër sektorët më kryesorë të punësimit në vend. Kjo industri, me avancimet e saj, me fuqizimin, forcimin e zhvillimin e kapaciteteve menaxheriale të vendit, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një industri eksporti i vendit, pra, eksporti ‘Made in Albania’.

 

Ndërkohë revolucioni i jaseminëve i vendeve arabe, i cili përbën një zhvillim të madh për njerëzimin dhe lirinë e tij në tërësi, për kombin arab në veçanti, ka krijuar një situatë, në të cilën një numër i konsiderueshëm i pronarëve dhe sipërmarrësve që prodhonin në këto vende dëshirojnë të vijnë në Shqipëri, duke e konsideruar atë si vendin me klimën më të përshtatshme për biznesin në Europën Juglindor. Kjo përbën një mundësi të madhe reale jo vetëm për fuqizimin e prodhimit, por edhe për punësimin e qytetarëve shqiptare dhe luftën me efiçencë ndaj papunësisë.

 

Në këto kushte, qeveria vendos që tarifën doganore prej 12.5 përqind për mallrat e kësaj industrie ta bëjë zero. E vërteta është që buxheti i shteti pëson një rrudhje. Natyrisht, nuk mund të themi se kjo nuk ka implikacione në buxhetin e shtetit, por nga ana tjetër, kjo përbën një nxitje e inkurajim të madh për këtë industri dhe kam bindjen se në rast se këtë vit do të ketë një ndikim të caktuar jo të vogël në buxhetin e shtetit, vitin që vjen kjo do ta rikthejë këtë mungesë me dyfishin e saj, përveçse ka vlerë shumë të madhe, sepse rritet punësimi rritet, jep një zgjidhje të madhe për punësimin, sepse kjo në fakt është industria kryesore punësuese dhe i jep një rritje të madhe eksporteve, duke ngushtuar kështu gjithë e më shumë me sukses disbalancën tregtare, e cila ka qenë dhe vazhdon të jetë problemi më kryesor i ekonomisë së vendit, problem që është mbuluar me sukses të plotë dhe kur them sukses të plotë, duke mos pasur asnjë pasojë të vetme nga remitancat, paratë që kanë dërguar emigrantët tanë nga të katër anët  e botës, por po ecën me shpejtësi këto dy vitet e fundit drejt mbulimit, ngushtimit me prodhim.

 

Rritja e eksporteve është qartësisht më e madhe, sesa e rritja e importeve dhe në këtë mënyrë, ne po ecim me hapa të sigurta drejt ngushtimit gjithnjë e më të madh të kësaj disbalance. Dua të theksoj se Shqipëria mund të jetë i vetmi vend që në një hark kohor dyvjeçar arrin të dyfishojë eksportet e saj. Eksportet e vitit 2010-2011 do të jenë dy herë më të mëdha se ato të vitit 2008-20009, gjë përbën një arritje vërtetë shumë të madhe. Në rast se ky trend vazhdon, ekonomia shqiptare do të ketë një balancë tregtare të papërfillshme, më vonë edhe pozitiv.”

 



31/03/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave