Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria vendos shpėrblimin financiar pėr lojtarėt e ekipit kombėtar tė futbollit
 
 

Qeveria vendos të shpërblejë financiarisht ekipin kombëtar të futbollit, pas fitores që ai arriti në ndeshjen e fundit me ekipin e Bjellorusisë, për turin eliminator për kampionatin europian të futbollit. Kështu, lojtarët e ekipit kombëtar shpërblehen me 10 mijë euro, ndërsa golashënuesi dhe trajneri i tij me 15 mijë euro.

 

Vendimi u bë i ditur nga Kryeministri Berisha, i cili e vlerësoi përballjen e fundit të ekipit kombëtar të futbollit ndër lojërat më të bukura të zhvilluara dhe shpërblimin të merituar. Kryeministri tha gjithashtu se ky shpërblim jepet edhe në respekt të qindra të rinjve, të cilët e ndjekin dhe janë shndërruar në mbështetjen morale të ekipit tonë kombëtar.

 

Duke prezantuar këtë vendim, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Sot miratojmë vendimin për shpërblimin me 10 mijë euro secilin lojtar të ekipit kombëtar dhe me 15 mijë euro Lorik Canën, trajnerin, mjeshtër i vërtetë i futbollit, zotin Kuzhe dhe golashënuesin, zotin Hamdi Salihi. Me drejtshkrim e kuptoni vetë si del. Këtë vendim, qeveria e merr, sepse kombëtarja shqiptare në këtë sezon ka shënuar arritjet më të mëdha, në tërë historinë e ekzistencës së futbollit shqiptar. Kjo kombëtare ka realizuar lojëra të mëdha. Të memorizuara në historinë e saj janë barazimi me ekipin më të fuqishëm të kohës, ekipin e Bekenbauerit, që e lëndoi jo pak me atë barazim. E pashlyer mbetet në analet e historisë së futbollit edhe dita, kur Greqia mike erdhi mbretëreshë në fushën e stadiumit tonë dhe la kurorën, u largua princeshë. Por duhet të pohoj se ndeshja më e bukur ishte ndeshja me Bjellorusinë. Një fitore e merituar, me një gol që, në fakt nuk mund të mos e them, ishte ogur i bardhë i kësaj pranvere, i këtij sezoni dhe i kësaj gare. Ndaj këtë shpërblim, ata e kanë plotësisht të merituar. Por ky shpërblim është gjithashtu një respekt i madh, i veçantë për ata qindra e mijëra djem e vajza të rinj, të cilët e ndjekin dhe janë shndërruar në një mbështetje të jashtëzakonshme morale e ekipit tonë kombëtar në stadiumin kombëtar, por edhe në fushat e Europës. Në fakt, edhe ata janë një faktor i rëndësishëm i kësaj performance, i këtij suksesit. Kjo është ngjitja më e madhe e ekipit tonë kombëtare dhe t’i urojmë atij suksese gjithnjë e më të mëdha.”


31/03/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave