Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Amnistia fiskale, njė akt logjik i merituar
 

Amnistia fiskale përjashton bizneset e lidhura me pushtetarë apo ish pushtetarë dhe parave me origjinë jo biznesi

 

Politikat tona kanë qenë baza, por gjenerator kryesor i këtyre të ardhurave ka qenë biznesi.

 

Kushtetua përcakton 3/5 [votave] si kusht për t’u shpallur. Në këtë kontekst, unë ftoj opozitën të shqyrtojë projektin e qeverisë, të amendojë këtë projekt mbi bazën e platformën që ka dhe ta votojë.

 

Do të jetë e nevojshme që ky ligj të vijë sa më shpejt në qeveri në dy variante: varianti amnisti që kërkon 3/5 dhe varianti falje që bëhet me ligj të thjeshtë

 

Kryeministri Berisha u ndal sot gjerësisht, në mbledhjen e qeverisë, në nismën e qeverisë për amnistinë fiskale. Kryeministri bëri të ditur se për amnistinë fiskale do të mbahen parasysh dy kritere të rëndësishme. Së pari, nga amnistia do të përjashtohen bizneset e lidhura me pushtetarë apo ish pushtetarë. Së dyti, do të parandalohet mundësia e amnistimit të parave që vijnë nga trafiqet, droga, pra, parave që janë me origjinë jo biznesi.

 

Duke e konsideruar një projektligj të rëndësishëm që hap mundësi të reja për biznesin, Kryeministri Berisha ftoi opozitën të shqyrtojë dhe të votojë në parlament projektligjin për amnistinë fiskale, i cili kërkon 3/5 e votave, duke paraqitur mbi këtë projekt edhe amendime që opozita i gjykon të vlefshme. Në të kundërt, Kryeministri i kërkoi ministrit të Financave që projektligji të paraqitet në dy variante: në variantin e parë në formën e amnistisë fiskale dhe në variantin e dytë, në formën e faljes, që, në bazë të Kushtetutës, miratohet me shumicë të thjeshtë. Falja, u shpreh Kryeministri, do të jetë për të gjitha gjobat dhe detyrimet e prapambetura.

 

Në mënyrë të veçantë, Kryeministri kërkoi që amnistia, por edhe në rastin e faljes, të jetë më e plotë e totale për biznesin e vogël.

 

Duke folur për këtë nismë shumë të rëndësishme për biznesin, Kryeministri Berisha më gjerësisht u shpreh:

 

“Kryefjala e ditës sot është amnistia fiskale, e cila mendoj se përbën një akt logjik, të merituar. Ne kemi shpallur dhe shpallim platformën tonë si platforma më miqësore me biznesin. Në këtë kontekst, ne e kemi dëshmuar, kemi vendosur sistemin me nivelet më të ulëta fiskale në Europë. Procedurat burokratike, regjistrimi i biznesit, procedurat e investimeve në Shqipëri qëndrojnë qartësisht mbi nivelet, në sensin pozitiv, të grupit të vendeve më të zhvilluara të botës, OECD. Këto politika kanë pasur rezultate spektakolare.

 

Bazuar në këto politika, rezultati më madhor i tyre është në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria ka mbledhur në harkun kohor 4 vjeçar, pa llogaritur dy vitet e fundit, 5.2 miliard dollarë më shumë dhe nëse i shtojmë edhe dy vitet e fundit, kjo shumë është shumë më e madhe.

 

Suksesi i këtyre politikave bëri të mundur ndërmarrjen e programeve më ambicioze dhe jo të imagjinueshme më parë, bëri të mundur mbidyfishimin e pagave të mësuesve, mjekëve, infermierëve, mbidyfishimin e pensioneve të ulëta, kalimin e pagës mesatare nga 23 mijë, në rreth 50 mijë lekë që është sot në administratë, bëri të mundur një transformim epokal të vendit, në sistemin e infrastrukturës, shkollave, një ndryshim në të gjitha aspektet.

 

Politikat tona kanë qenë baza, por gjenerator kryesor i këtyre të ardhurave ka qenë biznesi, për veprimtarinë e të cilit, ne u morëm që në javën e parë që erdhëm në pushtet. Vendimi ynë i parë i javës së parë ka qenë përgjysmimi i taksës për bizneset e vogla. Kjo është e vërteta. Ndërkohë, siç është e natyrshme, në këto veprimtari krijohen edhe devijime, krijohet edhe evazion, vendosen gjoba, vendosen penalitete, fshihen të ardhura. Ndaj të finalizojmë një proces që ne e kishim nisur disa muaj më parë dhe që vende të mëdha, me sistemin fiskal më të konsoliduar siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe vende të tjera aplikojnë amnistinë fiskale, p.sh gjatë muajve që kaluan Franca, Italia, Suedia e një seri vendesh të tjetra. Unë kam shumë kënaqësi që ne të aplikojmë amnistinë fiskale për të gjitha bizneset, me përjashtim të atyre të lidhura me pushtetarë apo ish pushtetarë, të cilat do të përjashtohen, sepse këtu kemi një aspekt tjetër. Këto biznese nuk do të përfshihen në amnisti. Sikundër Ministria e Financave do të bëjë kujdes të madh që në projektin e ligjit që duhet t’i dërgojmë sa më shpejt parlamentit, të parandalohet mundësia e amnistimit të parave të trafiqeve, drogës, pra, para të cilat janë me origjinë jo biznesi. Këto janë dy kriteret. Për të tjerat, zoti ministër i Financave, ju ftoj juve dhe ekspertëve që do përgatisni t’i jepni këtij akti gjerësinë më maksimale të mundshme. Akt, të cilin për rrethana të caktuara e shtymë disa muaj, por tani ai duhet të vijë sa më shpejt në qeveri e ta dërgojmë në parlament.

 

Amnistia kërkon 3/5 e votave në parlament, pasi Kushtetua përcakton 3/5 si kusht për t’u shpallur. Në këtë kontekst, unë ftoj opozitën të shqyrtojë projektin e qeverisë, të amendojë këtë projekt mbi bazën e platformën që ka dhe ta votojë. Ndërkohë, duke ditur qëndrimin konstant obstruksionist të mbajtur prej saj në të gjitha rastet, ne duhet ta përgatisim projektligjin, zoti ministër, në dy variante: varianti i amnistisë dhe varianti i faljes. Falja është më e ngushtë, nuk ka të gjithë spektrin e amnistimit. Falja do të jetë për të gjitha detyrimet, gjobat dhe detyrimet e prapambetura. Mendoj se falja dhe amnistia duhet të jetë një shans i ri për të gjitha biznesit edhe në deklarimin e punonjësve që kanë, në mënyrë që të krijohet një mundësi e re për një formalizim më të madh.

 

Në mënyrë të veçantë, do të dëshiroja që qoftë kuadri i faljes, qoftë ai i amnistisë të ishte më i ploti e totali për biznesin e vogël. Këtë nuk e bëj absolutisht për politikë, por për faktin se 80 përqind, por edhe më shumë, janë në këtë biznes. Ky është edhe gjeneratori kryesor e më i fuqishëm i punësimit. Ndaj shpreh vlerësimin tim më të madh për kontributin e këtij sektori, i cili është zhvilluar me shpejtësi të madhe pas përgjysmimit të taksave, sektor që në ndonjë qytet si Tirana u bë në mënyrë të pamerituar subjekt i një agresioni fiskal absurd. Sërish taksidarët lokalë, nga informacione të vazhdueshme që marr, tentojnë të thyejnë ligjin, t’u kërkojnë atë që ua jep ligji bizneseve të vogla. Për të regjistruar emrin në gjendjen civile, e regjistron, por për të vënë një tabelë në Tiranë duhet të paguajë një taksë vjetore. Dhe kjo për të vënë emrin, pasi në tabelë mund të vendosësh edhe emrin tënd. Një marrëzi!

 

Mendoj se ligjet që kaluam kanë qenë shumë të drejta, qëndrimi ynë ndaj pushtetit vendor ka qenë i drejtë, por tani është radha të bëjmë një falje, në qoftë se opozita nuk voton amnistinë. Në rast se opozita voton amnistinë, të bëjmë amnistinë më të plotë, përveçse ndaj këtyre dy kategorive që përmenda më lart. Këto kategori nuk mund të amnistohen, pasi përdorimi i pushtetit për pasurim personal është shumë e dënueshme, përbën krim e kjo nuk do të falet. Do të jetë e nevojshme zoti ministër dhe unë e di që është punuar që ky ligj të vijë sa më shpejt në qeveri në dy variante: varianti amnisti që kërkon 3/5 dhe varianti falje që bëhet me ligj të thjeshtë. Në rastin e faljes, të jetë shkalla më maksimale që ne mund të operojmë në kuadrin ligjor dhe unë mendoj se tek biznesi i vogël falja mund të jetë e plotë e totale”.


09/03/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave