Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton marrėveshjen me KFW pėr financimin e projekteve infrastrukturore
 

Qeveria miratoi sot në parim marrëveshjen me KFW, për bashkëpunimin financiar, për realizimin e projektit “Fondi i investimeve sociale, faza IV”. Projekti financohet nga qeveria gjermane, nëpërmjet KFW dhe ka për objektiv rehabilitimin, rindërtimin ose ndërtimin e sistemeve të ujësjellësve, të sistemit të kanalizimit të ujërave të zeza, të rrjetit rrugor rural etj.. Këto projekte, që në tërësi janë rreth 66 milion euro, nga të cilat 19 milion janë grant, do të shtrihen në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Korçë, Berat, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Sarandë, Lezhë. Një kujdes i veçantë, i kushtohet projektit për liqenin e Ohrit në Pogradec, për të cilin Kryeministri Berisha i kërkoi ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të bëjnë përpjekje në bashkëpunim me UNESCO-n për ta përfshirë edhe bregun shqiptar të këtij liqeni në trashëgiminë natyrore botërore.  

 

Lidhur me këtë vendim, Kryeministri u shpreh:

 

“Sot, miratojmë një fond 29 milion euro për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ku në tërësi këto projekte, të financuara kryesisht nga Banka Gjermane e Zhvillimit, së bashku me bashkimin me këtë fond, përbëjnë rreth 66 milion euro, nga të cilat 19 milion janë falas, grant. Kjo bankë është një nga financuesit kryesor të infrastrukturës në Shqipëri dhe gjej rastin t’i shpreh mirënjohjen e thellë asaj dhe qeverisë gjermane.

 

Nga këto projekte, përfitues kryesor do të jenë qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Korçë, Berat, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Sarandë, Lezhë. Këto janë projekte që i përkushtohen në tërësi infrastrukturës, furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe rrugëve. Në mënyrë të veçantë, do të theksoja rëndësinë e madhe të projektit për liqenin e Pogradecit. Faktikisht, financimet e kësaj Banke, natyrisht edhe me pjesëmarrjen e buxhetit, po bëjnë që kjo zonë nevralgjike për turistët në vend - duhet të dini se Pogradeci vitin e kaluar ka pasur dyndjen turistike më të madhe në histori, një rritje e shkëlqyer e një masivitet në turizëm - me projektet e ndërmarra krijojnë sistemin më modern të kanalizimeve, furnizimit me ujë, trajtimit të ujërave të zeza. Kolektori do të shtrihet nga Lini në Tushemisht. Faktikisht, bregu i liqenit të Ohrit është ndër më të pastrit.

 

Zoti ministër i Kulturës është shumë e rëndësishme të bëjmë çdo gjë që edhe bregun shqiptar, sepse bregu tjetër maqedonas është në trashëgiminë natyrore botërore të UNESCO-s, ta përfshijmë në këtë trashëgimi. Ministria e kulturës të bëjë gjithçka me UNESCO-n për ta përfshirë në trashëgiminë natyrore botërore, sepse ky liqen nuk ka vetëm një breg, ka dy brigje. Natyrisht, është bregu në regjistrat, por është edhe qyteti, por janë të shkëputura. Për këtë do t’u japësh udhëzime vartësve të tu që të nisin punën. Turizmi është dhe mbetet pasioni yt kryesor dhe ne nuk duhet të injorojmë as edhe një potencial turistik. Për më tepër që liqeni i Ohrit është legjenda e vërtetë e liqeneve të Europës dhe botës”.



09/03/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave