Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Importi i mbetjeve, me vendim tė veēantė pėr ēdo artikull rrit transparencėn dhe disiplinon importin
 

Kryeministri Berisha, duke folur sot, në mbledhjen e qeverisë, për vendimin për importin e mbetjeve metalike, ose skrapit, tha se importi i mbetjeve, ndryshe nga praktika e mëparshme, bëhet me vendim të veçantë për secilin artikull, duke disiplinuar në këtë mënyrë importin e tyre dhe rritur transparencën.

 

Kryeministri kërkoi që në importin e mbetjeve metalike të mos përfshihen mbetjet e predhave. Sikundër, kërkoi që krahas demolimit të materialit luftarak në vend, të konsiderohet shkatërrimi i çdo potenciali rreziku kudo që ndodhet, duke ndërmarrë një studim serioz për të pastruar e shmangur rreziqet në të gjitha objektet e braktisura, të cilat Kryeministri i quajti “kurthe për të marrë jetë njerëzish”.

 

Lidhur me këtë çështje, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Një tjetër vendim i rëndësishëm është vendimi për importin e mbetjeve metalike, të skrapit. Ata që menduam se ne po liberalizojmë importin e mbetjeve nga jashtë, në fakt dezinformuan, sepse ne po e disiplinojmë atë në mënyrën më të vendosur. Në qoftë se përpara nuk bëheshin vendime për secilin artikull, sot asgjë nuk importohet pa një vendim të veçantë dhe ky është maksimumi i transparencës. Sot, industria metalurgjike në Europë e në botë bazohet në një masë shumë të madhe mbi skrapin. E vetmja gjë që kam për këtë vendim që është për Kurumin, i cili ka rritur ndjeshëm kapacitet prodhuese, me 950 mijë ton në vit, mundësisht të mos importohen mbetje predhash, sepse do një kontroll shumë të imët. Të importojnë çdo gjë tjetër, por të mos fusin mbetje predhash, këtë duhet ta shmangim. Ne e kuptojmë që ata kanë interes, por këtë ne do ta kufizojmë, nuk do të lejojmë mbetje predhash dhe të parandalojmë çdo lloj rreziku, edhe interesi i tij është se nuk ka nevojë të marrë skrap predhash. Sikundër duhet të organizojmë sa më shpejt tenderin për skrapet metalike në vend. Ministria e Mbrojtjes po procedon shumë mirë, por skrapet metalike janë të shumta edhe në ekonomi.

 

Ministria e Mbrojtjes ka shumëfishuar shkatërrimin e materialit luftarak dhe kjo është pozitive. Ajo që unë kërkoj është që çdo potencial rreziku duhet të konsiderohet me seriozitetin më të madh. Ishte jashtëzakonisht e dhimbshme vdekja e tre të rinjve në Bratil. Gjithçka duhet ta shohim në raport me rrezikun që mund të sjellë. Nuk duhet të konsiderojmë vetëm demolimet e ushtrisë, por duhet të ndërmerren demolime kudo që ato paraqesin potencial rreziku. Mundësisht të trajtojmë me seriozitetin më të madh inventarët, të pastrojmë vendin. Ishte hera e dytë që ndodhte, mund të kenë ndodhur edhe më shumë, para 3-4 vitesh ka ndodhur në Ersekë. Ne jemi qeveri, kemi agjenci dhe të bëjmë projektet për zhdukjen e tyre, t’u jepet firmave që mund t’i marrin, pasi vetë demolomi përbën një problem e një kosto, pra, të studiohet mundësia që ne të çlirojmë sipërfaqet, të shmangim rreziqet, ndaj të gjitha objekteve të braktisura, se të tilla janë  kurthe për të marrë jetë njerëzish”.



09/03/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave