Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha analizon performancėn e ekonomisė shqiptare
 

Raportet ndërkombëtare e vlerësojnë ekonominë shqiptare si ekonomia me rritjen më të lartë

 

“Qeveria shqiptare e merr zhvillimin si një garë të vështirë, por si një garë në të cilën ne duhet të përmirësojmë gjithnjë e  më shumë performancën tonë.”

 

Kryeministri Berisha u ndal sot gjerësisht, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në ecurinë pozitive të ekonomisë shqiptare, duke e përcaktuar atë një ekonomike dinamike dhe energjike. Në këtë vlerësim, Kryeministri iu referua konkluzioneve të raporteve më prestigjioze ndërkombëtare për ekonominë shqiptare, si ekonomi me rritjen më të lartë, në nivele të larta të treguesve të performancës së investimeve të huaja, me rritje të ndjeshme të prodhimit industrial, me tendencë për rritjen e punësimit etj.. Edhe për vitin 2011, - tha Kryeministri - parashikimet e vendosin Shqipërinë në krye të rritjes ekonomike.

 

Në analizën e tij mbi performacën e ekonomisë shqiptare, më gjerësisht, Kryeministri tha:

 

“Sërish, temë kryesore është ekonomia, e cila sjell në arenën shqiptare dhe atë ndërkombëtare lajmet ndër më pozitivet. Kështu, në raportin e UNKTAD-it, i cili i referohet të dhënave të vitit 2009, periudhë nga e cila ne kemi ecur me shpejtësi të madhe më lart, Shqipëria, në listën e 141 vendeve të konsideruara për vlerësim për treguesin e performancës së investimeve të huaja direkte, në vitin 2006 renditej në pozicionin e 80-të, ndërsa në vitin 2009 renditet e 25-ta. Një turravrap ky i shkëlqyer dhe i vërtetë. Pra, në raport me treguesit e performancës së investimeve të huaja, Shqipëria lë mbrapa 116 vende. Në rast se i referohemi shifrave, nëse në vitin 2006, investimet e huaja ishin 258 milion euro, në vitin 2009, këto investime arritën mbi 700 milion euro.

 

Në këtë raport, në shkallën e pjesëmarrjes së filialeve të huaja në ekonominë shqiptare, Shqipëria renditet lart e zë ndër vendet më të mirat, dëshmi kjo e një ekonomie tërësisht të hapur. Renditja e Shqipërisë në opozicionet më të larta, në fakt në pozicionin e 4-t,  përsa i përket penetrimit më të lartë të sipërmarrjeve të huaja, gjithmonë për vitin 2009, duke pasur para vetes Çekinë, Estoninë, Sllovakinë, dëshmon për progresin e jashtëzakonshëm që vendi ka bërë në krijimin e klimës së favorshme për investimet e huaja. Qeveria mendoj se ka realizuar me këtë një nga objektivat më madhore, ka vendosur një nga mekanizmat më kryesor të shndërrimit të Shqipërisë në një vend të zhvilluar. Dhe Shqipëria ka pasur nevojë më shumë se çdo vend tjetër në Europë e në botë, pasi 20 vite më parë Shqipëria ishte vendi i vetëm që i kishte të ndaluara me Kushtetutë investimet e hyrjen e kapitalit të huaj në vend.

 

Sipas këtij raporti, në këtë nxitje të madhe, progres e turravrap të papërmbajtur një ndikim thelbësor kanë pasur reformat që ka ndërmarrë qeveria për uljen e barrierave burokratike, por edhe më kryesor ka qenë sistemi ynë fiskal, më i favorshmi që mund të ekzistojë në ndonjë vend. Politika e taksave të ulëta ka qenë faktor ndër më kryesorët. Ajo çka është shumë e rëndësishme, sipas këtij raporti dhe një seri raportesh të tjera, Shqipëria është i vetmi vend, në të cilin jo vetëm që nuk është rritur papunësia nga kriza, por ka pësuar një rënie.

 

Një raport tjetër shumë i rëndësishëm është raporti i Departamentit të Ekonomisë dhe Financave i Komisionit Europian për të gjitha vendet e rajonit. Në këtë raport theksohet se tremujorin e tretë të vitit 2010, në Shqipëri rritja e ekonomike ishte rreth 4.9 përqind dhe Shqipëria vlerësohet si vendi që u prek apo ndjeu më pak krizën ekonomike financiare europiane e botërore. Deficitet buxhetore, theksohet në raport, pritet të ulen në Shqipëri dhe e vërteta është se janë ulur. Parashikimi ka qenë profetik. Shqipëria mbylli vitin 2010 me deficitin buxhetor ndër më të ulëtit në Europë e në botë. Inflacioni, theksohet në këtë raport, është plotësisht i kontrolluar, 3.4 përqind, kurse papunësia jo vetëm që nuk pati rritje, por ka tendencë për ulje.

 

Shkak kryesor i rritjes ekonomike, thekson raporti, është zhvillimi industrial, janë industritë. Është pikërisht ai mekanizëm, me të cilin ne parashikojmë ta shndërrojmë Shqipërinë brenda vitit 2017, në një vend të zhvilluar. Raporti nuk përfshin tre mujorin e fundit të vitit 2010, i cili ishte nga më të shkëlqyerit. Raporti thekson se në Shqipëri u rritën në mënyrë shumë të ndjeshme eksportet, por për ata, të cilët hamendësojnë pa fakte e shifra, dua të them se ky raport thotë se transfertat korrente, me rol kryesor remitancat, u rritën me 12 përqind. Kjo nuk do të thotë se remitancat u rritën me 12 përqind, por një rol kryesor në këtë rritje kanë remitancat. Kurse fluksi i investimeve të huaja, sipas Drejtorisë respektive të Komisionin Europian, për tre mujorin e tretë të vitit 2010 u rrit me 30 përqind. Po kështu, bilanci i pagesave pati shtesë. Interesi i depozitave pati tendencë ulëse. Kostoja e borxhit afatshkurtër u ul. Depozitat, thekson raporti, u rritën me 17.3 përqind, pra, rritje dyshifrore e besimit të qytetarëve dhe  biznesmenëvë shqiptarë në sistemin bankar të vendit. Deficiti buxhetor nga të dhënat cash u ul me 1/3, krahasuar me një vit me parë, si rezultat i rritjes së të ardhurave me 9.4 përqind dhe uljes së shpenzimeve me 4.9 përqind. Duhet thënë se 2/3 e financimeve u bënë me burime të brendshme, çka tregon forcën e kësaj ekonomie.

 

Një raport tjetër shumë i rëndësishëm, zotërinj anëtarë të qeverisë, është raporti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për perspektivën ekonomike botërore për vitin 2011. Ky raport i klasifikon vendet në 4 grupe. Grupi i parë është grupi i vendeve me të ardhura të larta, ku përfshihen 49 vende, çka do të thotë se në vitin 2017, Shqipëria duhet të jetë në këtë grup. Mjaft e vështirë, por plotësisht e mundshme. Grupi i dytë është grupi i vendeve me të ardhurat më të mëdha se mbi mesataren, që quhen të ardhura të mesme të larta, ku përfshihen 39 vende dhe këtu bën pjesë edhe Shqipëria, e cila pak vite më parë ishte në rrethin e 9 në konit të Dantes, pra, e fundit fare. Grupi i tretë është grupi i vendeve me të ardhura të mesme të ulëta, ku janë rreth 43 vende dhe grupi i katër atje ku ne ishim, është grupi i rrethit të fundit të ferrit, përsa i përket varfërisë, mjerimit dhe të ardhurave. Shqipëria ka dalë në grupin e dytë dhe kjo përbën një arritje shumë të madhe për vendin që e nisi rrugën e lirisë e të tregut si vendi i tretë ose i katërt më i varfër i planetit.

 

Në këtë raport ka vlerësime të tjera shumë të rëndësishme pozitive, të cilat flasin për atë që në gjuhën e publicistikës apo letrare mund ta quajmë entuziazëm apo energji e ekonomisë shqiptare. Raporti thotë se rritja ekonomike në Shqipëri është kryesisht e bazuar në rritjen e kërkesës së brendshme. Raporti bën këtë konkluzion, në një kohë kur eksportet në këtë vend janë rritur më shumë, se në çdo vend tjetër. Pra, nuk është primarisht nga rritja e eksporteve. E vërteta është se ne jemi shumë të interesuar për eksportet, por asnjëherë nuk kemi thënë e nuk themi se ne jemi një ekonomi e udhëhequr nga eksporti, gjë që nuk është një politikë  gabuar, se vendet e konsideruara si tigrat e Azisë Juglindore u bënë të tillë, sepse përcaktuan eksportet si drejtim themelor të veprimtarisë së tyre ekonomike, por Shqipëria nuk ka përcaktuar si objektiv të bëhet tigër. Ajo do të mbetet shqiponjë dhe shqiponjë në ekonominë europiane dhe kjo ka një diferencë të ndjeshme. Tigri vrapon, shqiponja fluturon. Tigri e ka shuamë më të shkurtër jetën, sesa shqiponja. Shqiponja është pothuajse i vetmi shpend i përjetshëm dhe e ka pamjen më të lartë. Megjithëse kësaj herë nuk kishte nevojë, se flakët e tymit dilnin nga selia e PS-së.

 

Në të gjitha këto vlerësime, fakti se në Shqipëri rritja i detyrohet kryesisht rritjes së kërkesës së brendshme si faktor kryesor i ekonomisë është gjithashtu një nga lajmet më pozitive e më të rëndësishme.

 

Në të gjithë treguesit, sërish Shqipëria rezulton në krye. Raporti thekson se papunësia në rajon është rritur në mënyrë të ndjeshme, me përjashtim të Shqipërisë.

 

Ka një raport tjetër për ekonominë botërore të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim. Pak ka, por i ka të vyera për Shqipërinë. Rritja më e madhe ekonomike për vitin e kaluar, thekson raporti, ishte në Shqipëri, ku prodhimi industrial u rrit fuqishëm. Pra, revolucioni industrial, krahas revolucionit fiskal janë të vetmet revolucione të pandalshme, sepse edhe ai fiskal nuk ndalet. Mendoj se edhe ky konstatim është jashtëzakonisht premtues.

 

Edhe për vitin 2011parashikimet e vendosin Shqipërinë në krye të rritjes ekonomike.

 

U ndala në këto raporte, të cilat, sigurisht, do të kenë jehonën e tyre të madhe në Europë e në botë, do të jenë si shtylla të inkurajimit të investitorëve shqiptarë e të huaj, për t’i besuar Shqipërisë. Zjarrvënësit , ata që ndezën flakë në kryeqytet, do të marrin vendin e tyre në analet e zeza të historisë kombëtarë, ndërsa shqiptarët do të ecin në mënyrë të pandalshme drejt niveleve të reja të zhvillimit, prosperitetit, të Shqipërisë europiane. Një Shqipëri e varfër, një Shqipëri e pazhvilluar, një Shqipëri me elementë të një trashëgimie shekullore mijëvjeçare negative dhe e kam fjalën në rrafshin infrastrukturor është po kaq vite larg Shqipërisë europiane. Ajo që po ndodh me shpejtësinë më të madhe është ky transformim. Imagjinoni, vendi që 20 vjet më parë i kishte të ndaluara me Kushtetutë investimet e huaja, vendi që 7 vjet më parë e kishte gjithsej 70 milion euro mesataren e investimeve, sot, në performancën e tyre ka lënë mbrapa 116 vende. Qeveria shqiptare e merr zhvillimin si një garë të vështirë, por si një garë në të cilën ne duhet të përmirësojmë gjithnjë e  më shumë performancën tonë.”

 

***

 

Miratohet krijimi i Teatrit të Komedisë

 

Sot, qeveria miratoi vendimin për krijimin e Teatrit të Komedisë. Kryeministri Berisha u shpreh se pas konsultimesh të gjëra e të gjithanshme, qeveria miraton ngritjen e këtij teatri, si një vendosmëri për të mbështetur fuqishëm komedinë e satirën shqiptarë, duke përmbush në këtë mënyrë edhe një premtim të bërë pak kohë më parë.

 

“Teatri, - u shpreh Kryeministri - do të bëhet një promotor i fuqishëm i zhvillimit të këtij zhanri, të kësaj gjinie themelore për letrat, letërsinë, artet skenike dhe artet e tjera të vendit. Ministrit të Kulturës i është kërkuar që të sjellë në qeveri edhe vendimin për cirkun kombëtar. Qeveria është e vendosur që cirkun ta shndërrojë në një institucion kombëtar e t’i japë mbështetje të fuqishme, në mënyrë që edhe cirku, që ka artiste e artistë të talentuar që kanë punuar me vetëmohim e sakrifica të mëdha, të skajuar nga qeveria vendore gjer tani, të mund të modernizohet dhe t’u japë adhuruesve të tij, që janë të shumtë e të të gjitha moshave, spektakle e performancën më të mirë.

 

Mbështetja e institucioneve kulturore do të jetë një drejtim kryesor. Natyrisht, kjo mbështetje do të parakuptojë garën, konkurrencën dhe të gjitha rregullat. Në qoftë se ne vendosim t’i mbështesim, ajo që mund të them është se aty ku është investuar, aty rezultati është i prekshëm dhe konkret. Natyrisht, mund të duhet të përmirësohet më tej, por mbështetja që është dhënë dhe që do t’i jepet Operës, Teatrit Kombëtar, Teatrit të Komedisë, Cirkut, Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore, pasi ne nuk do të pranojmë që të humbasim asgjë në një nga trashëgimitë më të pasura kulturore që kemi, përbën një nga mënyrat më të mira të përfaqësimit të vendit. Duhet të jemi të vetëdijshëm se Shqipëria vizitohet nga mbi 3.5 milion turistë dhe detyrimet tona janë të mëdha që ata të mund të ndjekim veprimtari artistike në kryeqytet apo zona të tjera.

 

Duke përcaktuar këtë politikë, unë shfrytëzoj rastin të ftoj qeveritë vendore të përparësojnë edhe ata, me politikat e tyre, mbështetjen e institucioneve kulturore që ato kanë dhe janë një seri qytetesh të mëdha të vendit që kanë trashëgimi shumë të mirë, që kanë artistë të shkëlqyer, të cilët edhe me një përkujdesje të veçantë mund të gjallërojnë ndjeshëm jetën artistike të qyteteve të tyre.” 

 

***

 

Miratohet  shpallja “zonë ekonomike me statusin e parkut industrial” të një territori në Rrashbull, Durrës.

 

Një tjetër vendim i rëndësishëm i miratuar sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, është shpallja “zonë ekonomike me statusin e parkut industrial” të një territori në Rrashbull, Durrës.

 

Parku industrial në Rrashbull ngrihet në një sipërfaqe prej 16.4 hektarë. Ky park, me përmasa pothuaj optimale, - u shpreh Kryeministri Berisha - që do t’i japë mundësi punësimi një numri të madh qytetarësh nga ajo  zonë, do të ndikojë ndjeshëm në fuqizimin e tregut të vendit.


09/02/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave