Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha reagon pėr raportin e Dick Marty
 

Akuzat e ngritura në raport nuk janë të reja, por janë akuza të fabrikuara nga makineria propagandistike e Milloshviçit, fill pas sulmit të NATO-s mbi Sadamin e Ballkanit.

 

Duhet të jesh i verbuar e të mos kesh abc-në më elementare të procesit se si merret organi, që të pretendosh se në familjen Katuci, në një shtëpi fshati, qenkan marrë organe.

 

Unë dua të garantoj komunitetin ndërkombëtar se Shqipëria do t’i japë mbrojtje të plotë totale çdo dëshmitari që do të kërkohet.

 

Pavarësisht se janë hetuar më parë, ne jemi dhe do të jemi plotësisht për hetimin e çdo pëllëmbe të këtij territori.

 

Shpreh përçmimin tim për pjesën ku ai akuzon indirekt personalitete të shquara, disa prej të cilëve në shpirtin e tyre, në karrierën e në jetën e tyre kanë pasur gjithmonë përkushtim liritë e të drejtat e njeriut. 

 

Kryeministri Berisha prezantoi edhe disa shtesa e ndryshime në ligjin “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”.

 

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, një ditë pas Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku u diskutua ky raport, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Dje, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës u votua raporti i Dick Marty. Natyrisht, theksoj edhe një herë që akuzat e ngritura në raport nuk janë të reja, por janë akuza të fabrikuara nga makineria propagandistike e Milloshviçit, fill pas sulmit të NATO-s mbi Sadamin e Ballkanit. Akuzat janë hetuar dhe nuk janë gjetur të vërteta. Por akuzat për varr të përbashkët në Shqipëri, për marrje organesh për trafikimin nga qenie njerëzore janë krimet më të shëmtuara, më të rënda, më të papranueshmet. Kjo nuk ka asnjë dyshim. Pavarësisht se janë hetuar më parë, ne jemi dhe do të jemi plotësisht për hetimin e çdo pëllëmbe të këtij territori. E kam theksuar edhe më parë, kocka serbësh mund të jetë të panumërta në Alpet tona, por ato janë të luftës së parë botërore, kur ata, tek iknin me bisht ndër shalë nga vendi i tyre, vërshuan si hordhi e dogjën malësinë e Veriut, u dogjën banorëve të saj shtëpi e katandi, ndonëse po iknin të shpartalluar, të bërë fërtele e me turp po lëshonin vendin e tyre. Natyrisht, shqiptarët u dhanë atë që meritonin. Kështu, në Alpe jam i sigurt se janë të panumërta,  por nuk janë në varre të përbashkët, janë të shtrirë e mund të jenë gjerësisht. Metodat nxjerrin pa vështirësi moshën e tyre. Për varr të përbashkët në Shqipëri, cilido që dyshon të vijë të kontrollojë në çdo pëllëmbë të territorit të këtij vendi. Ky është qëndrimi ynë.

 

Ndërsa për trafikun e organeve, duhet të jesh i verbuar nga urrejtja ndaj shqiptarëve që të pretendosh e të mendosh se një shqiptar jep shtëpinë e tij për kasaphane njerëzore, siç pretendohet për familjen Katuci, për të cilën unë i kërkoj falje. Kurrë! Duhet të jesh i verbuar e të mos kesh abc-në më elementare të procesit se si merret organi, që të pretendosh se në familjen Katuci, në një shtëpi fshati, qenkan marrë organe. Por prapë, akuza është më e rënda. Nuk ka akuzë si kjo. Është krimi më i rëndë në listën e krimeve kundër njerëzit. Ndaj dua të informoj se EULEX ka pranuar që të hetojë dhe jam shumë i kënaqur. Pikërisht për këtë, delegacioni ynë, duke qenë dakord me asgjë tjetër në atë raport të shkruar nga Vukçevic, siç thotë vetë ai se raporti im është pothuajse tërësisht në raportin e Dick Marty, por i gjetur para faktit se, në qoftë se do të votonim kundër, ne faktikisht do t’i kundërviheshin hetimit, votoi pro hetimit, natyrisht, me asnjë fjalë tjetër të atij raporti racist, i cili merret me përshkrimin e bërë nga antropologë, nga etnologë më racistë të doktrinës antishqiptare serbe. Ka hequr nga Çubrilovic vetëm pjesën e nënës, pasi Çubrilovic thotë se që t’i zhdukim këta, duhet t’jua zhdukim nënën. Pra, ky është thelbi, që për t’ia zhdukur racën, duhet t’jua zhdukim nënën, pasi nëna solli gjakun ilir, të pastër gjer sot. Nuk thotë kot Rose Wilder Lane se këta janë fëmijët arianë, është raca ariane në fëmijërinë e saj. Por këtë t’ia lëmë atyre që merren me racat. Unë nuk merrem me racat, por merrem me këtë problem. Ky është qëndrimi ynë.

 

Dick Marty ka bërë dje një deklaratë të rëndësishme, duke deklaruar se do të japë dëshmitarët, në qoftë se do të kenë mbrojtje. Unë dua të garantoj komunitetin ndërkombëtar se Shqipëria do t’i japë mbrojtje të plotë totale çdo dëshmitari që do të kërkohet. Këtu ne qëndrojmë. Ftoj vende të tjera, të cilat nuk mund të pranojnë kurrë krimet kundër njerëzimit, të bëjnë të njëjtën gjë.

 

Shpreh, ndonëse e kanë shprehur edhe vetë ata, përçmimin tim për pjesën ku ai akuzon indirekt personalitete të shquara, disa prej të cilëve në shpirtin e tyre, në karrierën e në jetën e tyre kanë pasur gjithmonë përkushtim liritë e të drejtat e njeriut dhe kam bindjen më absolute që nuk do të pranonin kurrë që krime të tilla monstruoze të fshiheshin. Ata kanë qenë zyrtarë të lartë, ministra, kryeministra, njerëz të njohur në vendet e tyre, të gjithë nga vende të lira, kanë qenë juristë të shquar, politikanë. Aty ka qenë KFOR, NATO, prej të cilave unë sa herë e kam vizituar kam mbetur i mahnitur me veprimtarinë e tyre, pasi për një periudhë ata kanë qenë edhe ushtri edhe polici, kanë qenë dhe për rendin, edhe për gjithçka. Çfarë pune kanë bërë! Natyrisht, unë kam bindje dhe e kam shprehur, por kur vjen puna tek hetimi, të gjithë bashkohemi, duhet hetim dhe uroj që hetimi të bëhet jashtë paragjykimeve që ai bën për shqiptarët, kur thotë shoqëri kanuni, shoqëri klanesh, të cilat i ka të gjitha nga elaboratet e Çubrilovicit, vetëm kapitullin që shkruan për nënën shqiptare nuk e ka futur.”

 

Po ashtu, Kryeministri Berisha prezantoi edhe disa shtesa e ndryshime në ligjin “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”. Ne, - tha Kryeministri - kemi shpallur një objektiv çrrënjosjen e varfërisë ekstreme apo mjerimit, gjatë këtij viti. Ky projektligj bën të mundur që sëbashku me regjistrin që po krijomë të mund të shpërndajmë të ardhurat në mënyrë të atillë që në Shqipëri të mos ketë familje në mjerim. 

 

 


26/01/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave