Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Pėrgjegjėsinė pėr kėtė vend e kanė shqiptarėt dhe jo 2-3 persona qė i shohin ėndrrat e tyre politike nė djegien e kryeministrisė
 

Qeveria shqiptare u përball me aktin më të shëmtuar në historinë kombit, nga viti 1924 gjer më sot, një përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë, një grusht shteti i planifikuar me faza.

 

Ju garantoj se jam i vendosur të respektoj kuadrin institucional të këtij vendi dhe gjithçka do të ecë në kuadrin institucional.

 

Kam pasur kënaqësinë t’ju faktoj të gjithë bashkëbiseduesve ndërkombëtarë të mi vullnetin tim të plotë për hetim të plotë e të gjithanshëm, t’i garantoj se asnjë anëtar i Gardës së Republikës, polic e zyrtar nuk ka asnjë lloj mbrojtjeje ndaj hetimit jo politik.

 

Do të përcaktohet një fond shpërblimi për çdo dëshmitar e dëshmi të vyer që do të paraqiten e do të jenë të shumtë, për puçin, organizimin, financimin, komandën dhe çdo gjë rreth saj.

 

Zonja kryeprokurore, për të nderuar veten, u tha shqiptarëve se nuk ekziston një padi për ata që organizuan vënien e zjarrit. Por dje dokumenti është bërë publik.

 

Mitingu i së shtunë nuk do të bëhet se kjo është një kërkesë e ligjshme, logjike e miqve, partnerëve dhe e të gjithë atyre që ndjekin me një shqetësim gjendjen në Shqipëri.

 

Kryeministri Berisha theksoi sërish sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, vendosmërinë për mbrojtjen e institucioneve kushtetuese në vend, sikundër, garantoi për vullnetin total të qeverisë për një hetim të plotë e të gjithanshëm, duke shprehur edhe mirënjohjen për ndihmën e ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim. Gjithashtu, Kryeministri u bëri të njohur anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe opinionit publik takimet dhe bisedimet me përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth zhvillimeve në vend. Kryeministri njoftoi edhe anulimin e tubimit kundër dhunës, të parashikuar për ditën e shtunë.  

 

“Zotërinj ministra,

Zonja ministre,

 

Qytetare e qytetarë, bashkëkombës e bashkëkombës, që ndiqni me përgjegjësi të madhe, me emocion zhvillimet e ditëve të fundit, përpjekjen e turpshme të kreut të Partisë Socialiste me dy-treqind rrugaçë, banditë, kriminelë, njerëz të hurit e të gurit, të droguar për t’i vënë zjarrin institucioneve dhe për t’u ulur në karrigen e kryeministrit.

 

Dje dhe sot, me ju shqetësimin për shkak të kësaj ngjarjeje, e kanë ndarë Presidenti i Komisionit Europian Jose Manule Barroso, baronesha Ashton që është edhe Zëvendës/presidente e Komisionit Europian dhe zyrtarja më e lartë në politikën e jashtme e këtij Komisioni, asistenti më i afërt i Sekretares Amerikane të Shtetit Philip Gordon dhe tani sapo përfundova takimin me të dërguarin direkt të baroneshës Ashton, i cili ka ardhur për të shqyrtuar gjendjen në vend. Në të gjitha këto biseda, ka një dënim unanim të përdorimit të dhunës, si akti më i papranueshëm, ka një kërkesë për hetim të plotë, transparent dhe të pavarur të asaj që ndodhi, të rrethanave të vrasjes, por në tërësi të problematikës. Gjithashtu, ka edhe një kërkesë të tretë të ligjshme, që të shmangen përplasjet e dhuna në mitingje dhe aktivitete të tjera. Në të gjitha këto biseda, unë kam informuar përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Europian, zotin Philip Gordon, i cili mori në telefon me porosi të Sekretares Clinton dhe gjatë një takimi të zgajtur që pata me zotin Lajcák, të dërguarin direkt të baroneshës Ashton dhe ekipin, qeveria shqiptare u përball me aktin më të shëmtuar në historinë kombit, nga viti 1924 gjer më sot, një përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë, një grusht shteti i planifikuar me faza. Për 5 orë me radhë, ata që do të sillnin në pushtet Edi Ramën, ata mbi të cilët Edvin Kristaq Rama kishte vendosur ëndrrën e karriges së kryeministrit dhe ndonjë tjetër ëndrrën e karriges së mëtejshme me hunjtë e zjarrin tij, rrethuan bulevardin në code name të puçit. Por dështuan dhe do të dështojnë në çdo tentativë. Rrethimin e kryeministrisë dhe përpjekjen për ta marrë atë me çdo forcë e kanë parë e vëzhguar qytetarë nga mbarë bota. Ai, që puçistët quajnë bulevard, ishte emri si do të justifikohej, ishte skenari. Ata, që kanë frikë të përmendin kryeministrinë dhe Këshillin e Ministrave për institucion kushtetues, tregojnë se janë vite drite larg Kushtetutës e ligjeve të këtij vendi.

 

Së dyti, dje në darkë, unë falënderova me sinqeritetin më të madh qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe po mbrëmë kam falënderuar zotin Philip Gordon, të cilët morën përsipër të sjellin ekspertët më të mirë, pasi më duhet të them se ata që drejtojnë institucionin e këtij vendi u bënë pjesë e një akti të shëmtuar, dëshmuan se janë pjesë e ngjarjes së bulevardit, dëshmuan se vepruan si një repart i turpshëm dhe se hetimi do të ishte i kredibël. Por, natyrisht, ju garantoj se jam i vendosur të respektoj kuadrin institucional të këtij vendi dhe gjithçka do të ecë në kuadrin institucional. Në qoftë se unë i bëj publike këto, i bëj sepse shqiptarët duhet t’i dinë gjërat. Përgjegjësinë për fatin e vendit e kanë shqiptarët dhe jo dy-treqind horrat e Edi Ramës, që i mbledh për t’i vënë zjarrin Shqipërisë, një pjesë e të cilëve të droguar. Përgjegjësinë për këtë vend e kanë shqiptarët dhe jo 2-3 persona që i shohin ëndrrat e tyre politike në djegien e institucionit të kryeministrisë dhe marrjen e pushtetit. Ata, vendin e kanë aty, ku do t’i çojnë shqiptarët dhe ku e meritojnë. Unë do të respektoj institucionet. Këtë ua them atyre dhe ndaj janë aty ku janë. Do t’i respektoj, sepse për mua Kushtetuta dhe ligji janë të shenjta për liritë e të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Çdo variant tjetër do të dhunonte jo vetëm këtë grusht puçistësh, por do të dhunonte mbarë liritë e të drejtat e shqiptarëve dhe unë nuk kam asnjë ideal më të madh, sesa këto liri e të drejta.

 

Kam pasur kënaqësinë t’ju faktoj të gjithë bashkëbiseduesve të mi vullnetin tim të plotë për hetim të plotë e të gjithanshëm, t’i garantoj se asnjë anëtar i Gardës së Republikës, polic e zyrtar nuk ka asnjë lloj mbrojtjeje ndaj hetimit jo politik. Por dënimi kolektiv i të gjithë zinxhirit të komandës së Gardës kishte vetëm një qëllim, do të më falni por këtë radhë do të them kryehorri që i lejoi vetës të quajë horra heronjtë e Gardës, të mund të vijë me horrat e tij të marrë kryeministrinë, pasi dështuan në sulmin e parë. Nuk kishte asnjë qëllim tjetër. Por këta nuk dëgjuan as zërin e një serial killeri që u thoshte nga qelia, po nuk e përmbysët sot, kurrë më nuk e përmbysni dot, o sot, o kurrë! I them serial killerit se ty drejtësia të ka dhënë atë që meriton, me ty e drejta është bërë. Ndërsa këtij zjarrvënësi i them se me të tillë, shkon drejt atij fundi që meriton.

 

Pikërisht në këto rrethana, unë e konsiderova të domosdoshme të kërkojmë hetim ndërkombëtar. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ishte e para që u përgjigj dhe jam shumë mirënjohës. Garantoj institucionin e hetimit se do të ketë bashkëpunim të plotë të të gjitha agjencive, për të kompletuar transparencën e të gjitha këtyre zhvillimeve. Por sërish dua t’i them dy fjalë zyrtares në krye të prokurorisë. E ftoj të vazhdojë hetimin, por se çfarë u thotë shqiptarëve, kur i gënjen publikisht se nuk ka padi për ata që organizuan vënien e zjarrit, ajo qoftë. Dje, dokumenti është bërë publik. Ky dokument duhet t’u jepet të gjitha mediave. Është një akt i hollësishëm padijeje, që përfshin të gjithë organizatorët. Zonja kryeprokurore, për të nderuar veten, u tha shqiptarëve se nuk ekziston një padi e tillë. Askush të mos e marrë si një atak ndaj institucionit, por si një transparencë e domosdoshme ndaj atyre që me dy-treqind kriminelë të droguar i lejuan vetes të lozin me zjarr, t’i vënë zjarrin këtij vendi.

 

Komisioni hetimor parlamentar nisi punën dhe do të shqyrtojë veprimtarinë,   qëndrimin dhe raportet e çdo institucioni të këtij vendi me zhvillimet. Zoti Ministër i Financave do të përcaktosh një fond shpërblimi për çdo dëshmitar e dëshmi të vyer që do të paraqiten e do të jenë të shumtë, për puçin, organizimin, financimin, komandën dhe çdo gjë rreth saj. Informacionet po vijnë, por ato duhet të shpërblehen. I ftoj të gjithë ata që kanë informacione t’i dorëzojnë në komisionin hetimor parlamentar dhe në policinë kriminale, të cilët që të gjitha, pa përjashtim, do t’i dorëzojnë në Prokurorinë e Shtetit, çfarëdo të jetë e vyer për atë institucion. Natyrisht, kjo skemë është e domosdoshme mbasi konstatoj se edhe padinë kryesore, të bërë nga Policia e Shtetit, Prokurorja e Përgjithshme tha se nuk ekziston. Çdo dokument do të shpërblehet në varësi të rëndësisë së vet. Komisioni hetimor parlamentar të përcaktojë të gjitha tarifat dhe ne kundrejt dëshmive, do t’i shpërblejmë. Ftoj qytetarët të kontribuojnë në këtë hetim, sepse një akt të tillë vendi nuk e ka njohur në historinë e vet, nga viti ’24 gjer më sot. Atyre, të cilët fërkuan duart e u hodhën nga gëzimi kur dolën, - dua t’ju them se edhe aty ku ishin fatmirësisht ka pasur sy e veshë - gjer sa nuk kishte viktima, një nga frymëzuesit kryesor, lejtnant i Ramës i deklaronte anturazhit se pa të vdekur, kjo është dështim, sepse ishte parashikuar që Berisha duhet të ecte mbi të vdekur, siç e kishte shpallur pak orë më parë, kryetari i opozitës. Duke respektuar plotësisht institucionet, do të bëhet hetimi më i thellë dhe i gjithanshëm. Askujt nuk do t’i ndërhyjmë, nuk do të pengojmë, do të ndihmojmë në zbatimin  ligjit, por, në qoftë se bën mashtrime të tilla publike në një konferencë jashtëzakonisht të rëndësishme shtypi, nuk mund të mos kesh reagim. Zyrtarët nuk janë për të gënjyer e mashtruar shqiptarët.

 

Nga ana tjetër, mitingu i së shtunë nuk do të bëhet se kjo është një kërkesë e ligjshme, logjike e miqve, partnerëve dhe e të gjithë atyre që ndjekin me një shqetësim gjendjen në Shqipëri. Ju siguroj se mitingu nuk a pasur qëllime muskulore. Absolutisht. Ai ka pasur një qëllim tërësisht kundër dhunës, por ky qëndrim mund të keqkuptohet dhe meqenëse ngjet si muskuj, ne muskuj kemi ligjin. Ne nuk kemi nevojë për muskuj, pasi muskujt tanë janë ligjet tona, para tyre përulemi, para tyre përkulemi, qëndrojmë ndën to, i mbrojmë ato. Ky është i gjithë motivi. Ndaj nuk do të ketë miting. Unë falënderoj të gjithë ata që kanë qenë të gatshëm të vijnë, por garantoj se në mënyrë absolute nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër, përveçse një klimë antidhunë. Mirëpo e parë nga jashtë, edhe këtu mund të ketë mendime, edhe shqiptarë nga diaspora më kanë dërguar mesazhe që më mirë të mos bëhet se krijohet ideja se është një shprehje dëshmie për forcë. Jo! Ne forcën e kemi tek ligji, forcën e kemi tek rendi, e kemi te institucionet.

 

U them të gjithë qytetarëve, ne do bëjmë çdo gjë për t’ju përveshur me të gjithë forcën axhendës sonë të shkëlqyer. Në mbledhjen e kaluar të qeverisë, ne folëm për turizmin. Ne do ta vazhdojmë këtë përpjekje, pavarësisht se në mënyrë të padiskutueshme ata që rrethuan kryeministrinë me zjarr bënë një dëm shumë të madh. Por kjo do të kalojë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që vendi të jetë sa më mikpritës për turistët nga mbarë bota.

 

Në të gjitha bisedimet e mia dhe do ta them sërish këtu, unë kam shprehur këtë qëndrim. Unë do të respektoj plotësisht institucionet, do të respektoj plotësisht ligjin, por për njeriun që rrethoi 5 orë, Këshillin e Ministrave, tentativa e dytë për të rrethuar një institucion kushtetues do të jetë fatale për asnjë njeri tjetër, përveçse për atë direkt. Unë jam Sali Berisha, kurrë nuk hedh gurin e fsheh dorën. Është jashtë çdo morali. Kushdo që do të interesohet, edhe në 15 breza nuk do mund ta gjejnë këtë. Edhe nëse nuk kanë qenë këto ligje, kanë qenë ca ligje të tjera që këtë nuk e lejonin, pasi ai ishte poshtërim. Tani jam njeri i lirë dhe kjo nuk lejohet. Unë i përmbahem asaj që çdo njeri do të jetë i amnistuar, përveçse atij. Shqiptarët nuk ta kanë borxh zjarrin. Protesto çdo ditë dhe ajo do të respektohet.

 

Të premten ka thirrur të 7-at, por i rikujtoj zotërisë se përvetësimi i të 7-ve nga partia është akt makabër. Të 7-at i bën familja dhe unë shfrytëzoj rastrin t’i shpreh edhe një herë familjeve ngushëllimet dhe t’i garantoj se do të ketë një hetim të plotë e do të nxirret çdo përgjegjësi. Për të vdekurit, ne qëndrojmë njëlloj. Por këtij që u grabit të 7-at, i them se po bën një profani. Të 7-at bëhen në familje, me miqtë e shokët. Po vij për të luftuar Sali Berishën, do t’i thoshte të vëllait, një nga ata që vdiq. Ndaj mbaje përgjegjësitë, se pavarësisht nga ka ardhur plumbi, qe organizimi yt. Ashtu siç të thotë ty seria killeri nga qelia, po se more sot, nuk e merr dot kurrë më, po se përmbyse sot, se përmbys dot kurrë më çfarëdo që të bësh. Ndaj uroj që të nxjerrë pasojat e asaj që ka bërë.

 

Ftoj qytetarët shqiptarë të jenë të vetëdijshëm kuptojnë plotësisht këtë që unë po them haptas, këtë që unë kam qenë i detyruar t’ia them çdo kancelarie mike. Në çdo vend të botës, kur një njeri rrethon për 5 orë, kryeministrinë e vendit, me zjarr, hunj, gurë, plumba, ai njeri bëhet përgjegjës nga institucionet, por që ai i ka futur në thes. Atëherë ka rrugë të tjera, me të cilat ai dhe vetëm ai do të bëhet përgjegjës. I them provoje që të mos kontrollosh popullin, provoje të ftosh popullin të dalë mbi Kushtetutën, ndonëse cili ishte populli yt e panë shqiptarët e gjithë bota. Populli të përzuri me bisht ndër shalë. Populli nuk ra në skenarin tënd. Tirana e tiranasit të përçmuan si zjarrvënësin e parë në historinë e qytetit. Populli yt ishin dy-treqind rrugaçë, të droguar, të armatosur, të paguar. U the shqiptarëve ku ishin armët, në një kohë kur media çdo ditë nxjerr banditët e ty të armatosur, të cilët i kishe sjellë për të vrarë njerëz, zyrtarë, policë, gardistë. Kjo ishte protesta jote. Kjo do të ketë zgjidhje institucionale. E them këtu dhe kësaj unë i qëndroj. Tjetra do të jetë fatale për ty. Qytetarët duhet ta dinë. Ata që mendojnë se duke organizuar akte të tilla do të mund t’i zënë rrugën këtij populli, gabojnë shumë rëndë. Rruga e shqiptarëve është e hapur një herë e përgjithmonë. Me asgjë nuk i zihet rruga këtij kombi. Ky komb ka energji të pashtershme, por ky komb ka në vetvete edhe zjarrvënës si ty. Njeriu, që kërkonte votën, pse humbi karrigen, që ndryshonte statutin, ishte njeriu i hurit, gurit, zjarrit, u faktoi shqiptarëve se cila ishte vota për të. Njeriu, që mendoi se do të marrë peng vendin, u tregoi shqiptarëve se cili është, solli falangat terroriste në krye të partisë së tij. Ju them që para, por dhe atë ditë eksponentët e tyre kanë komunikuar me eksponentët më kryesorë të krimeve mizore, të cilët janë sot në burgjet e vendit, lejtnantë të Ramës, Ruçit e Gjinushit. U them ministrave të Enver Hoxhës që ju kurrë nuk ktheheni më në pushtet, se me zjarrvënie ju shkoni drejt hirit dhe  jo drejt pushtetit.”


26/01/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave