Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Do tė ndalim abuzimin me tarifat e operatorėve celularėve dhe bankave
 

Kjo qeveri, duke mos cenuar në asnjë rrethanë e në asgjë suksesin e tyre, është e detyruar si çdo qeveri tjetër të mbrojë qytetarët e vet nga pasojat e oligarkizmit, nga pasojat e babëzisë së pafrenueshme.

 

Kryeministri Berisha kërkoi sot nga ministri i Financave përgatitjen e një pakete fiskale për rishikimin e nivelit të tatimit mbi fitimin për kompanitë e telefonisë celulare dhe bankave. Tatim fitimi për çdo sms do të jetë 7-8 herë më i madh, sesa është sot, ndërsa çdo impuls për biseda do të tatohet në proporcion me herët që është mbi rajonin. Kjo masë, u shpreh Kryeministri, ndërmerret për t’iu përgjigjur abuzimit të çmimeve dhe tarifave të operatorëve celularë dhe bankave ndaj qytetarit shqiptar.

 

Në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Berisha bëri të ditur se nga të dhënat e AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) dhe konsulencës ndërkombëtare  dëshmohet se tarifat e operatorëve celularë janë stratosferike. Lidhur me këtë çështje, më tej, Kryeministri Berisha i shpreh:

 

“Çështja që dua të sjell këtu para jush, është shumë sensitive dhe e rëndësishme. Kjo qeveri ka qenë e mbetet qeveri e taksave të ulëta, sepse ne besojmë se paratë në kontot e biznesmenëve, e investitorëve janë më të vlefshme, sesa paratë në arkën e shtetit, në kuptimin  zgjerimit të investimeve, të krijimit të vendeve të punës, të rritjes së prodhimit. Mbi këtë bazohet filozofia jonë e taksave të ulëta dhe ne nuk pendohemi kurrë që kemi adaptuar një filozofi të tillë. Kjo filozofi ka bërë që Shqipëria, në kushtet më të vështira se çdo vend tjetër në vitet ’94-’95, të garantojë rritje dyshifrore. Kjo filozofi ka bërë që Shqipëria të përballojë me sukses krizën e madhe ekonomike financiare europiane e botërore dhe të mos bjerë në recesion. Por, në qoftë se ne përpiqemi të përdorim standardet më të gjera të lirisë ekonomike, kjo nuk do të thotë se ne mund të jemi të pandjeshëm ndaj abuzimit me lirinë ekonomike.

 

Dy ditë më parë, unë informova publikun për këtë problem shumë shqetësues për mua si kryeministër dhe për qeverinë. Ky është një problem i papranueshëm dhe shumë i trishtë.  Studimet që AKEP bën me konsulencën më të mirë ndërkombëtare, dëshmon se operatorët celularë i tarifojnë qytetarët shqiptarë me tarifa stratosferike, të cilat AKEP i ka të botuara prej kohësh dhe me gjithë respektin e madh që kam për ju, përfaqësues të medias këtu, më duhet të them me keqardhjen më të thellë se asnjë prej jush nuk ju lënë pronarët, për shkak të reklamave që merrni, t’ua tregoni të vërtetën qytetarëve. Në qoftë se ju me të drejtë kërkoni website-t tona dhe në qoftë se ju kërkoni transparencë e kontribuoni shumë, ju nuk mund të censuroni të dhëna të tilla që janë jashtëzakonisht të domosdoshme për t’u njohur nga çdo qytetar. Në rast e se kostoja e një mesazhi, sipas konsulentit që e nxori, është 5.5 lekë dhe këtu konsulenti ka përfshirë edhe 17 përqind të fitimit të kompanisë, të dashur qytetarë e qytetare, këta operatorë jua shesin jo sa frëngu pulën, por e kanë shndërruar mesazhin në bixhoz e bingo, e shesin me 100 lekë. Dhe unë flas me të dhënat e konsulentit ndërkombëtar. Pra, e kuptoni se çfarë bingoje është bërë sms-ja në këtë vend. Por nuk janë vetëm këto tarifa. Edhe thirrjet brenda rrjetit janë jashtë çdo lloj proporcioni në Europë e në botë.

 

Ju shumë herë ju keni qortuar qeverinë kur ka pasur rritje çmimesh se përse nuk ndërhyn. Por një qeveri e një vendi të lirë nuk ndërhyn në çmime, ajo ndërhyn në taksa. Ndaj zoti ministër i Financave, tatim fitimi për çdo sms do të jetë 7-8 herë më i madh, sesa është sot. Çdo impuls për biseda do të tatohet në proporcion me herët që është mbi rajonin. Ata duhet t’u kërkojnë ndjesë qytetarëve shqiptarë, sepse çdo korporatë ka një fytyrë sociale dhe aspekti social i korporatave është ndër aspektet më të rëndësishme, është ndër aspektet fondamentale. Kriza botërore në radhë të parë erdhi nga amoraliteti, nga babëzia. Krizën botërore nuk e sollën njerëzit e thjeshtë, nuk e sollën qeveritë, kësaj radhe atë e solli babëzia. Ndaj zoti ministër i Financave paketa fiskale duhet të jetë me urgjencë në qeveri, për të gjitha këto abuzime stratosferike me qytetarin shqiptar. Edhe një herë e bëj të ditur se 5.5 lekë është kostoja e sms-së dhe këtu përfshihet edhe fitimi 17 përqind. Zoti ministër i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit duhet të thërrasësh operatorët. Unë e di që AKEP po merret, por edhe qeveria bën detyrën e vet. Ajo nuk u ndërhyn në çmim, por kërkojmë, pasi kjo situatë është e papranueshme për këtë qeveri, të respektojnë rregullin ndërkombëtar. Konsulenti është i paanshëm dhe jam i bindur se nuk ka cenuar interesin e askujt, përkundrazi. Por koha është t’i thërrasin moralit  njerëzor, i cili nuk duhet të mbytet nga babëzia.

 

Guvernatori i Bankës së Shtetit, me insistimin dhe kërkesën e qeverisë, ka bërë përpjekje që bankat e vendit të kenë standarde e norma të arsyeshme. Ne kemi miratuar çdo ligj e do të miratojmë çdo ligj që u nevojitet bankave, për funksionimin e tyre të shëndetshëm e të suksesshëm. Sikundër edhe Telekomi janë  një nga zhvillimet më pozitive të vendit. Por në mënyrën më të përsëritur është insistuar që të rishikohen tarifat (fee-të), të cilat përbëjnë gjithsej 2 përqind të të ardhurave të bankës. Të paktën kjo është një statistikë që më është dhënë, ndoshta mund të jetë edhe më shumë. Por është stratosferike. Qeveria merr çdo masë që qytetarët të shërbehen me karta. Kjo është normale dhe ne do ta bëjmë këtë. Por bankat duhet të përgjigjen. Bankat e Shqipërisë kanë meritën e madhe se ruajtën stabilitetin edhe në një furtunë të vërtetë, por tani koha ka ardhur dhe ato nuk mund të vendosim tarifa më të mëdha se vendet e rajonit. Nuk them të japin tarifa të krahasueshme me Austrinë, me Italinë, pasi janë të tjera rregulla të sistemit bankar e tjetër stabilitet, por tarifat rajonale do të jenë një kusht i domosdoshëm, pasi këtu ato janë stratosferike, si të tilla janë të papranueshme dhe janë një pengesë shumë serioze për përhapjen e kulturës bankare në këtë vend, kulturë themelore për një shoqëri të tregut të lirë, kulturë themelore për luftën kundër krimit të organizuar dhe larjes së parave, kulturë themelore për të spostuar në një nivel të ri shoqërinë shqiptare. Ndaj zoti ministër, tatim fitimi do të rritet në proporcion me herët e fee-ve më të larta. Përveç kësaj, ligji hungarez i tatimit të bankave do konsiderohet me seriozitet nga qeveria shqiptare.

 

Duke ngritur hapur këto probleme, unë dua të garantoj operatorët celularë, të garantoj bankat e vendit se kjo qeveri ka vetëm një qëllim në raport me to, suksesin e tyre. Por nga ana tjetër, kjo qeveri, duke mos cenuar në asnjë rrethanë e në asgjë suksesin e tyre, është e detyruar si çdo qeveri tjetër të mbrojë qytetarët e vet nga pasojat e oligarkizmit, nga pasojat e babëzisë së pafrenueshme. Se çfarë mund t’i thonë vetes këta operatorë që ua shesin sms-në shqiptarëve me këto shifra, shpirti i tyre le t’ua thotë. Por kjo situatë është e papranueshme. Ndaj i ftoj që partneritetin tonë të shkëlqyer ta vazhdojmë, por një moral i ri, një kod etik moral i fitimit duhet të jetë në themel të veprimtarisë së gjithsecilit.”   


12/01/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave