Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Sot nis projekti i dytė kombėtar i drurėve arrorė. Qeveria subvencionon ēdo dru arror tė mbjellė
 

Duhet të bëjmë çdo gjë që të mbjellim në 4 vitet që vijnë së paku 30 milion rrënjë arrorë. U bëj thirrje fermerëve shqiptarë të mbjellim sa më shumë. Qeveria do të paguajë çdo rrënjë të mbjellë.

 

Shqipëria vlerësohet në studimet më serioze europiane si vend me potencial të madh arror dhe që mund të bëhet i rëndësishëm në prodhimin e arrorëve.

 

Ne duhet të bëjmë gjithçka që ta shndërrojmë në një kulturë kombëtare mbjelljen jo vetëm e ullirit dhe të drurëve arrorë.

 

Kryeministri Berisha njoftoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave nisjen e projektit të dytë kombëtar, të kultivimit të drurëve arrorë, arrës, bajames, lajthisë, gështenjës dhe shegës. Në kuadër të realizimit të këtij projekti, qeveria ndërmerr një hap të rëndësishëm duke përfshirë në subvencionim çdo dru arror që mbillet, me  objektivin ambicioz për të mbjellë 30 milion drurë arrorë në 4 vitet e ardhshme.  

  

Kryeministri Berisha vlerësoi se projekti i drurëve arrorë, pas ecurisë së suksesshme të projektit kombëtar të ullirit, është shumë i rëndësishëm dhe me leverdi të madhe ekonomike, pasi Shqipëria vlerësohet në studimet më serioze europiane si vend me potencial të madh arror dhe që mund të bëhet i rëndësishëm në prodhimin e arrorëve.

 

Qeveria, në zbatim edhe të këtij projekti, miratoi kriteret bazë, sektorët që do të mbështeten dhe masën e përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2011.  

 

Kryeministri Berisha përcaktoi edhe objektiva dhe detyra për ministritë në konkretizimin e këtyre dy projekteve të rëndësishme. Më gjerë në lidhje me këto dy projekte, Kryeministri u shpreh:

 

“Sot, kemi një seri vendimesh, por kryefjala e kësaj mbledhjeje do të jetë vendimi i subvencionimit të fermerëve shqiptarë për ullirin dhe për të gjitha varietetet  e arrorëve që rriten në Shqipëri.

 

Projekti i ullirit ka një nga fillimet më të suksesshme në historinë e vendit, pasi, sipas statistikave të mbjelljes, certifikimit, importit e prodhimit të fidanëve, rezulton se në një hark të shkurtër që kur është iniciuar e gjer më sot, nga 4.8 milion rrënjë ullinj të trashëguar nga dekada e shekuj, sot janë rreth 10 milion rrënjë ullinj të mbjella, së bashku me ato ekzistueset, pra, është mbi dyfishuar. Ritmet janë shumë premtuese. Objektivi është shumë ambicioz, pasi ky objektiv përcakton mbjelljen e 20 milion rrënjëve ullinj në 4 vjet.

 

E vërteta është se ka një ethe për mbjelljen e këtij druri, i cili midis gjithë drurëve frutorë është mbreti i tyre. Sipas të dhënave të sigurta të prodhuesve të vajit të ullirit, konsumi i tij në tregun shqiptar është rritur në mënyrë të ndjeshme dhe kjo përbën një zhvillim shumë pozitiv, pasi midis të gjithë yndyrave bimore dhe shtazore, ajo e ullirit është padyshim më e mira, më e shëndetshmja. Njeriu ka përpunuar në mijëvjeçarë të gjithë mekanizmat gjenetike dhe biologjike të një përshtatjeje perfekte, ndaj kushdo që klikon dhe lexon, në 10-12 produktet më të shëndetshme të kësaj toke gjen gjithnjë ullirin dhe produktet e tij. Në Shqipëri, tradita e përdorimit të vajit nuk ka qenë në nivelin  e prodhimit të tij. Historikisht Shqipëria ka qenë eksportuese e vajit të ullirit. Kjo, sepse popullata jashtë zonës së ullirit nuk e ka përdorur gjerësisht. Tani ka filluar një përdorim i gjerë dhe kjo është jashtëzakonisht e lavdërueshme, pasi është një hap i rëndësishëm drejt yndyrës më të shëndetshme që ekziston. Sigurisht që Shqipëria do të jetë një eksportuese e rëndësishme e vajit të ullirit dhe ullirit, të cilët kanë një treg pothuaj të përjetshëm, për shkak të gjeografisë së kufizuar të rritjes së tij. Ndaj ne do të vazhdojmë të subvencionojmë çdo rrënjë ulli të certifikuar që mbillet. Unë ftoj fermerët e vendit të planifikojnë të mbjellin ullinj dhe në këtë mënyrë, nuk i lëmë trashëgim më të mirë vendit. Ulliri është druri i përjetësisë. Askush nuk mund të mbjellë asgjë më të përjetshme se ullirin.

 

Ne duhet të bëjmë gjithçka që ta shndërrojmë në një kulturë kombëtare mbjelljen jo vetëm e ullirit, por edhe të drurëve arrorë. Dashuria për drurin frutor është dashuri për jetën, për mjedisin. Ndaj e konsiderojmë shumë të rëndësishme të bëjmë gjithçka për ta shndërruar këtë në një event të kulturës sonë. Zoti ministër i Arsimit, së bashku me drejtuesit e shkollave dhe drejtuesit e institucioneve është e domosdoshme që nxënësit, të rinjtë të angazhohen në këtë proces, jo aq për leverdinë materiale të tij, se ne mund t’i mbjellim e të gjejmë mënyra të tjera, por si një domosdoshmëri për t’u ngulitur atyre respektin për mjedisin, në të cilin do të jetojnë ata vetë dhe fëmijët e tyre. Ndaj duhet të shqyrtojmë me shpejtësi programet, mbi bazë të të cilave, të gjithë shkollat e zonës së ullirit do mbjellin një ulli për nxënës, të gjithë shkollat e zonës së arrorëve do të mbjellin një arrore për nxënës. Në këtë mënyrë mund të na kushtojnë edhe më shumë, por e rëndësishme është që të fëmijët, të rinjtë tanë t’i prekin gjërat, pasi duke mbjellë një dru frutor, japin një ndihmëse direkt konkrete për një mjedis më të shëndetshëm.

 

Ndërkohë Fondi i Zhvillimit të Rajoneve duhet të kushtëzojë lëvrimin e këtij fondi me projektet e komunave, mbi bazë private e jo publike, të mbjelljes së ullinjve në zonat ku është zonë ulliri dhe arrorëve në zona të tjera, që në fakt janë më të gjëra së ato të ullinjve, 2/3-at. Ndonëse i tërë vendi është arror, mbjellja e tyre të bëhet në veçanti në zona që nuk janë të ullirit. Edhe këtu, ne kemi një levë, me të cilën të ndikojmë e të nxisim në një mënyrë mbjelljen e drurëve frutorë. Kryetarëve të bashkive e komunave u bëj thirrje të mbjellin sa më shumë dru frutorë në territorin e tyre, të mos kenë frikë se i ha populli, siç do t’i thoshte dikur Spiro Koleka, Hrushovit rrugës për në Shkodër. Pyetjes së Hrushovit se përse kishin mbjellë plepa anë rrugës, ai i përgjiget për të mbrojtur asfaltin dhe kur i thotë përse nuk mbillni fiq, Koleka i përgjigjet jo, se fiqtë i ha populli. Ndaj edhe këta mbillnin kumbulla të kuqe në bulevard që nuk mbijnë kurrë. Trashëgimia ecën.

 

Unë u bëj thirrje kryetarëve të komunave që përreth rrugëve që ne po ndërtojmë të mbjellin dru frutorë, sepse nuk ka asnjë më të bukur, sesa qytetari i asaj komune apo vizitori të udhëtojë në një rrugë të rrethuar në të dy anët me dru frutorë.

 

Të shfrytëzojmë të gjithë potencialin e jashtëzakonshëm të vendit. I bëj thirrje gjithashtu biznesit shqiptar. Zoti Zëvendëskryeministër, duhet të organizojmë takime me Dhomat e Tregtisë, në mënyrë që të angazhohen edhe ato. Çdo urim që mund t’u bëj atyre, më  i miri është t’ju jetojë biznesi sa ulliri. Ndaj edhe si inspirim për jetëgjatësinë e biznesit të tyre, të mbjellin ullinj, të marrin nisma rreth ndërmarrjeve të tyre, të kërkojnë parcela, në përdorim privat për të mbjellë ullinj ose arrorë.

 

Projekti i dytë që ne nisim, edhe më i vështirë, por absolutisht në pikëpamjen e leverdisë ekonomike edhe më i leverdishëm se ai i ullirit, është projekti i arrorëve. Një projekt edhe më i vështirë, pasi në rast se në traditën shqiptare ekzistojnë plantacionet e ullirit, vreshtat, të mollëve, kumbullave, nuk mund të them se ekzistojnë në rang të tillë ai i shegëve, bajameve, lajthisë arrave. Ekzistojnë të gështenjave, por edhe ato më së shumti falë riprodhimit që ka ky dru. Në këtë hap të rëndësishëm që ne bëjmë duke përfshirë arrorët në subvencion dhe të fortë, është e domosdoshme zoti ministër i Bujqësisë, që standardi që përdorim rrënjë për hektar, në konsultë me specialistët, të marrë një drejtim të mundshëm, sa të krijojë konceptin e plantacionit. Plantacionet që kanë ekzistuar si plantacioni i arrave në luginën e Shkumbinit, ndonëse u rrënua, mund të bëhet një nga plantacionet më të mëdha dhe jo vetëm në luginën e Shkumbinit, por edhe në qindra lugina të lumenjve e përrenjve të vendit, të  Sonej, Ledheve e kudo.

 

Shqipëria është vend ideal për lajthitë dhe sipërfaqet që ato zënë aktualisht janë sipërfaqe që në masën 90 përqind janë tokë e braktisur. Ultësira është vendi ideal për shegën dhe të mos harrojmë se shega sot klasifikohet e para ndër antioksidantët, nga lëndët që janë edhe çelësi i jetëgjatësisë. Për nga vlerat e saj, shega qëndron në krye të të gjitha prodhimeve për sasinë e antiosidantëve që përmban. Të tillë janë edhe arrorët, arra, bajamja, lajthia. Zoti ministër i Mjedisit, të gjitha pishat që do të mbjellim duhet të jetë pisha që kanë prodhime arrore, si pisha e gurit, cedrat, bimë madhështore me fryt të mrekullueshëm, të cilat këtu, në Tiranë, i preu dhe i zhduku kryetari i saj nga qendra e qytetit. Ne duhet të orientohemi drejt arrorëve. Shqipëria vlerësohet në studimet më serioze europiane si vend me potencial të madh arror dhe që mund të bëhet i rëndësishëm në prodhimin e arrorëve. Kjo është e vërteta.

 

Vështirësia e dytë është se zona e gjerë ku ato mund të mbillen që përfshin dy të tretat e vendit është zonë jo kaq e populluar, por është në detyrën e qeverisë të gjejë të gjitha mënyrat për nxitjen e saj. Ambicia jonë duhet të jetë shumë  madhe. Në rast se ne pretendojmë të mbjellim në 4 vjet, 20 milion rrënjë ulli, duhet të bëjmë çdo gjë që të mbjellim në 4 vitet që vijnë së paku 30 milion rrënjë arrorë. Sipërfaqet janë edhe më të mëdha, por disa vështirësi që ekzistojnë për krijimin e fidanishteve se jemi mbrapa këtu, duhet të krijojmë fidanishte, duhet të dërgojmë grupe të ekspertëve nga Italia në Kaliforni për të marrë praktikat më të mira. Ne nuk kemi asnjë pëllëmbë të këtij territori për të braktisur. Kjo është tokë e bekuar plot ujë dhe pjellore sa më nuk bëhet. Ne duhet të sjellim të gjitha varietetet, të zhvillojmë të gjitha praktikat në mënyrë që çdo pëllëmbë e saj të shfrytëzohet.

 

Cilido që lexon libra të rinj e të vjetër konstaton se pavarësisht se i vogël në hartë, ai vlerësohet me potenciale shumë të mëdha, sidomos në frutikulturë. Qeveria jonë është e vendosur të bëjë gjithçka që ky vend ‘të vishet’ çdo vit e më shumë me dru frutorë.  Ministria e Punëve Publike dhe Transportit është e domosdoshme që të kushtëzohet çdo ndërtim me mbjelljen aty, ku është zonë ulliri, me ullinj, apo shegë, bajame. Është e domosdoshme që të nxisim që pranë çdo ndërtimi të mbillen drurë frutorë. Edhe sikur sipërfaqen t’ua kushtëzojmë, nuk do të bëjmë gabim. Ndaj të shohim se cilat janë ndërhyrjet ligjore, cilat janë vendimet e qeverisë që duhet të ndërmerren në mënyrë që të nxitet mbjellja e tyre.

 

Ne kemi angazhuar çdo vit mbi gjysmë miliard dollarë në zhvillimin rural, i cili po ecën me shpejtësi dhe gjatë tre viteve që vijnë mund të them se pothuajse kompletohet. Fonde të mëdha do të lirohen, të cilat do të përdoren gjerësisht për këtë proces. Kështu ne bëjmë më të vlefshëm e më të çmuar çdo pjesë të këtij territori. Infrastruktura po jep mundësi që në toka të braktisura të rikthehen sërish njerëzit. Në plantacionet e gështenjave, unë mendoj se duhet të rikthejmë e të nxisim si një vlerësim mbjelljet, pavarësisht se ajo ka ciklin e vet të vetvetishëm, në Tropojë, Pogradec, Gramsh, Reç, Dukagjin. Me këto plantacione që arrijnë në 7 mijë hektarë, që sot janë një nga zërat e rëndësishëm të eksporteve bujqësore shqiptare, ne mund të arrijmë të bëhemi një prodhues shumë i rëndësishëm i gështenjave, që kanë një përdorim shumë të gjerë edhe në industrinë e çokollatave.

 

Kjo mbledhje është shumë e rëndësishme se shënon fillimin e projektit të dytë të madh kombëtar, projektin e arrorëve. Unë shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje fermerëve shqiptarë, të kthehen të mbjellim sa më shumë. Qeveria do të paguajë çdo rrënjë të mbjellë. U bëj thirrje të aplikojnë, të bëjnë projektin, ta paraqesin në Drejtoritë e Bujqësisë. Ne vërtet kemi një fond të kufizuar, por e rrisim atë sërish dhe në përputhje me projektin. Ne jemi të gatshëm të financojmë çdo projekt të tyre. E rëndësishme është që ata të tregohen në lartësinë e vlerësimit të këtij projekti kombëtar. U bëj thirrje qeveritarëve vendorë t’i japin përparësi të madhe këtij projekti. Në tërësi, ne duhet të kemi një vlerësim të ri për mjedisin, për drurët frutorë, për pemët në tërësi.

 



12/01/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave