Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton kriteret dhe procedurat pėr rimbursimin nga taksa e biznesit tė vogėl tė pagesės pėr pajisjet fiskale dhe taksimetrat
 

Të drejtën për rimbursim e kanë subjektet që kanë bërë pagesën e blerjes së pajisjes së parë fiskale deri në datën 28.02.2011. Rimbursim do të bëhet edhe  për blerjen e taksimetrit

 

Rimbusrimi i biznesit të vogël për pagesën e pajisjeve fiskale do të bëhet nëpërmjet rimbursimit, me mospagesën e taksave vendore. Qeveria do t'u rimbursojë çdo forme financimi komunave e bashkive që vijnë nga rimbursimi i biznesit të vogël për pagesën e pajisjeve fiskale.

 

Qeveria miratoi sot kriteret dhe procedurat  për mënyrën e kryerjes së rimbursimit të pagesës së bërë nga subjektet tatimpagues të biznesit të vogël për blerjen e pajisjeve fiskale.

 

Konkretisht, vendimi “Për kriteret dhe procedurat e kryerjes së rimbursimit nga taksa e biznesit të vogël të pagesës për pajisjet fiskale dhe taksimetrat” përcakton se të drejtën për përfitim e rimbursimit e kanë subjektet që kanë bërë pagesën e blerjes së pajisjes së parë fiskale deri në datën 28.02.2011 nga “Shoqëritë e Autorizuara”, sipas kontratës përkatëse. Ky rimbursim mund të fillojë që në këstin e parë, pra, në datën 25 janar.

 

Rimbusrimi i biznesit të vogël për pagesën e pajisjeve fiskale do të bëhet nëpërmjet rimbursimit, me mospagesën e taksave vendore. Qeveria do t'u rimbursojë çdo formë financimi komunave e bashkive që vijnë nga rimbursimi i biznesit të vogël për pagesën e pajisjeve fiskale.

 

Vendimi përcakton gjithashtu dokumentacionin që tatimpaguesi duhet të dorëzojë pranë zyrës të taksave të bashkisë apo të komunës, ku është i regjistruar, brenda datës datës 31 Mars 2011.

 

Po ashtu, vendimi përcakton rimbursimin edhe për taksimetrat, bizneseve të vogla, që operojnë në fushën e transportit dhe që, sipas ligjit për taksat vendore, kanë detyrimin për t’u pajisur me taksimetër. Dokumentacioni dhe procedura e këtij rimbursimi është e njëjtë si në rastin e rimbursimit për pajisjet fiskale.

 

Me qëllim koordinimin sa më të mirë të punës ndërmjet drejtorive rajonale të taksave dhe zyrave të taksave të bashkive dhe komunave, është vendosur detyrimi për rakordim të këtyre institucioneve brenda 30 ditëve nga afati i pagesës së këstit pasardhës të taksës së biznesit të vogël.



29/12/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave