Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha uron tė gjithė shqiptarėt pėr 15 dhjetorin, fillimin e lėvizjes sė lirė, pa viza nė hapėsirėn shengen tė BE
 

Kryeministri Berisha përshëndeti nga mbledhja e qeverisë, të gjithë qytetarët shqiptarë për fillimin sot të lëvizjes së lirë, pa viza në hapësirën shengen të Bashkimit Europian. 15 dhjetori, - u shpreh Kryeministri, - do të mbetet në memorien e çdo shqiptari si një nga ditët më të rëndësishme të lirive, të drejtave dhe dinjitetit tonë.

 

Në përshëndetjen e tij, Kryeministri Berisha uroi të gjithë shqiptarët, por edhe përcolli emocionet e momenteve të veçanta që përjetoi që në orët e hershme të kësaj date, kur qytetarët e parë kaluan të lirë, pa viza, kufijtë e vendit drejt vendeve të hapësirës shengen të BE-së.

 

“Gëzuar të gjithë shqiptarëve!

 

Mbledhja koencidon me ditën më të shumëpritur, në këto 20 vjet. Por edhe me arritjen më të merituar të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë sakrifikuar, vuajtur për lëvizjen e lirë, për shkak të rrethanave të tyre, më shumë se çdo komb tjetër në Europë. Aq sa janë ekzekutuar në mbi 25 vjet ekzistencë të murit të Berlinit, janë ekzekutuar të rinj e të reja në kufijtë e Shqipërisë, vetëm nga janari i vitit ’90 gjer në dhjetorin e vitit ’90, pasi u hoq edhe neni për tradhti të lartë për largim nga vendi. Asnjë komb tjetër nuk e pret më me gëzim e kënaqësi këtë ditë, pasi vetëm 20 vite më parë, ne ishim njerëzit e lëvizjes me jashtë pothuaj totalisht të ndaluar. Shumë të paktë ishin shqiptarët që kishin mundësi të udhëtonin për detyrën ose arsye tjetër. Kloni, teli me gjemba dhe bunkeri ishte simboli i asaj që ne ishim.

 

Kush ishte qytetari i parë shqiptarë që kaloi mbrëmë, në orën 12 të natës, për herë të parë me pasaportë biometrike? Kjo ishte një nënë 70 vjeçare. I biri i saj, me dokumente të rregullta, kishte ardhur nga Greqia dhe pritën që sëbashku, nga ora 11.00, duke përfituar nga ndryshimi i orës me Greqinë, të shkonte në shtëpinë e të birit, Isuf Maleshka. Por ajo që e bëri për mua dy erë më prekëse ishte se kjo zonjë e nderuar mbante emrin e nënës sime. Dhe e kuptoni,  në atë moment, kur mësova edhe emrin e saj, ndjeva një gëzim të dyfishtë. Kur më thanë se ishte zonja Sheqere, - nënat vetëm ëmbëlsi kanë - ishte një gëzim i papërshkruar tek unë. Unë i uroj kësaj nëne gjithë të mirat dhe u gëzova shumë që ishte një nënë, ajo që kaloi e para dhe shkoi drejt nipave e familjes së vet për t’u çmallur. Malli i nënave është shumë i madh, është i pakufishëm dhe tani, ato do të kenë mundësi të çmallen, të përkëdhelin, të përqafojnë, të derdhin të gjithë dashurinë e tyre tek njerëzit më të dashur, të cilët kanë vite që nuk i kanë parë. Ishte shumë simbolike që një nënë, me pasaportë biometrike, kaloi e para kufirin pa vizë.

 

Sot në mëngjes isha në aeroport për të përshëndetur studentët dhe nxënësit që u nisën në Bruksel. Në sytë e tyre shihje vetëm Europë. Ishte një moment tjetër jashtëzakonisht prekës, një moment shumë i veçantë. Të rinjtë i shoqëronte ministri Basha, i cili do të bëjë që të takohen me institucionet europiane, Parlamentin Europian, Komisionin Europian, Këshillin. Natyrisht, i këshillova që një pjesë të kohës ta ruajnë për vendet turistike më të bukura të Brukselit. Sheshi qendror është një kryevepër e atij qyteti, një ndër sheshet më të bukura, më njerëzor, plot gjallëri e treg. Ndërsa ky këtu [kryetari i bashkisë] kujton se do të na bënte piramidën tek sheshi, së cilës i kishte vënë një lartësi 1.5 metra, por ky është një problem tjetër. I uroj studentëve që vizita t’u shkojë shumë mirë. Ata ishin të emocionuar, por në sytë e tyre shihje vetëm Europë.

 

Të urojmë edhe një herë çdo shqiptar për këtë arritje të jashtëzakonshme të jetës së tij. Të falënderojmë me shumë mirënjohje të gjithë ata, punonjës të administratës shtetërore, institucioneve të këtij shteti, që me punën dhe përkushtimin e tyre ia dolën të zbatojnë me sukses një tërësi reformash, me të cilat u shemb çdo paragjykim ndaj shqiptarëve, me të cilat u bë i mundur vendimi për heqjen e vizave. Dua ta kemi të qartë nuk është se nuk ka pasur paragjykime dhe jo të pabazuara, jo të ngritura mbi baza të paqena, sepse ne kemi pasur eksode, nga zyrat kryesore të opozitës qarkonin fakset se eksode të reja prisni, se me këtë vendim, 800 mijë deri në 1 milion shqiptarë do të dynden në Europë, se ata, të cilët prej vitesh vuajnë dënimin në  burgje, do të kthehen të vijnë tek ju. Pra, përpiqeshin të bënin që njerëzi të imagjinonin skena horror nga shqiptarët, të zgjonin çdo lloj instinkti racist antishqiptar, që nuk është se nuk ekzistojnë. Por ishte puna më serioze e bërë nga kjo administratë dhe institucionet shtetërore që bënë të mundur që edhe ata që ishin më skeptikë të votonin në datën 8 nëntor, për heqjen e vizave për shqiptarët. Nuk mund të harrohet se ata, të cilët bënë çdo gjë për të futur vizat në kuti, vendosën çadrat para kryeministrisë dhe parlamentit, në momentin më kulmor, kur merrej vendimi dhe filluan grevën e urisë, të ashtuquajtur grevë urie, se absolutisht as edhe një ditë të vetme, gjithçka në patronazhin e Kryeministrit, i cili largohej nga zyra në 2 të natës, gjer sa bënte kontrollin e fundit Fatmir Xhafa me fener. Pasi vinin picat e me radhë, atëherë largohesha e shkoja i qetë në shtëpinë time. Por të gjitha këto bëheshin për të bllokuar vizat. Mund t’u bëni një kontroll arkivave tuaja dhe të rishihni logon “Hap kutitë, çliro vizat”, pasi mendonte se vizat janë ndry në kuti. Për këtë, u thoshte shqiptarëve se vizat do t’jua ndryjmë në kuti. Ky ishte morali i saj. Edhe kjo dështoi se u bënë përpjekjet më të ndershme, më serioze e më konkrete. Dështoi se të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit bënë një punë të shkëlqyer. Dështoi se të gjitha reformat ishin konkrete e të suksesshme. Në qoftë se ka një vend që nuk e mori këtë vendim as për dhuratë e as për favor, është Shqipëria. Ky ka qenë qëndrimi ynë. Ne nuk e kemi quid pro qua. Ne duam të vlerësohemi mbi bazën e performancës sonë, vetëm të na thuhet se çfarë nuk është bërë që nuk e meritojmë, - absolutisht, ky ka qenë qëndrimi dhe gjuha jonë në të gjitha takimet. Përfaqësuesit e Komisionit kanë ardhur i kanë konstatuar, i kanë testuar, verifikuar dhe kanë bërë vlerësimin më pozitiv.

 

E mbyll përshëndetjen time, duke uruar me shumë përzemërsi të gjitha ata, që sot u nisën pa viza në Europë, të gjithë ata, që kanë parashikuar të takohen e të kalojnë pushimet tek njerëzit e tyre. Çdo shqiptari i uroj këtë ditë të bardhë, të bukur, ditë që do të mbetet në memorien tonë, si një nga ditët më të rëndësishme të lirive dhe të drejtave tona, të dinjitetit tonë.”



15/12/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave