Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha i kėrkon Protokollit tė Shtetit tė pėrcaktojė dekorin e Tiranės
 

Kryeministri Berisha kërkoi sot sërish nga Protokolli i Shtetit të marrë përsipër përcaktimin e dekorit të Tiranës. Nisur nga dekori i kryeqytetit me rastin e festave të fundvidit, Kryeministri tha se bulevardi kryesor i kryeqytetit “Dëshmorët e Kombit” duhet të ketë ngjyrat dhe dritat që përfaqësojnë të gjithë shoqërinë.

 

“Në kryeqytet, -  tha Kryeministri - po përballemi me fenomenet më të çuditshme. Protokolli i Shtetit duhet të përcaktojë qartë dekorin e këtij qyteti. Sot, bulevardi kryesor “Dëshmorët e kombit”, më thotë një veteran, ka marrë ngjyrat e Pigalit, një lagje e veçantë e Parisit dhe absolutisht, veterani kishte të drejtë. Shikojini, janë identike ngjyrat e Pigalit. Por ky shesh nuk është Pigali, por bulevardi “Dëshmorët e kombit”. Interesohem dhe këtë nuk e ka bërë vetë, por ka porositur ngjyrat vetë. Ka futur kompanitë, me sponsor dhe për këtë ka bërë mirë, por ngjyrat të atilla nuk mund të vihen. Bulevardi “Dëshmorët e kombit” do të ketë ngjyrat e dritat që duhen. Pastaj e bën këtë dy muaj pas martese. Protokolli i Shtetit të ndërhyjë, në qoftë se është e mundur me kode të ndërrohen ato ngjyra dhe të bëhen ngjyra normale. Francezët, që i bëjnë sheshit ndriçimin më fantastik, nuk i vënë në Champs Elysees ato ngjyra. As kullën Eiffel nuk e ndriçojnë në atë mënyrë. Ndaj Protokolli i Shtetit të ndërhyjë dhe bulevardi të marrë të gjithë ngjyrat, të cilat përfaqësojnë tërë shoqërinë. Është i papranueshëm siç është. Është shqetësuese. Veteranët ndjehen shumë të lënduar. Dhe unë qëndroj prapa tyre.”



15/12/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave