Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Do vazhdojmė tė konsolidojmė menaxhimin e situatės sė pėrmbytjeve dhe tė ecim gjer nė rehabilitimin e plotė
 

E pashpresë në këtë vend është vetëm e shkuara. Ajo nuk kthehet më. Në këtë vend ka shpresë në çdo gjë.

 

Qeveria i ka të gatshme edhe projektet e ndërhyrjes dhe do të fillojnë ndërhyrje të fuqishme si në By Pass-in, në Bunë, argjinaturat janë të prokuruara.

 

Ky është një vend i lirë dhe ka një ligj që quhet ligji i digave, që detyron dëmshpërblimin e plotë të dëmeve të krijuara në zonat nën diga. Ne jemi vend i shtetit ligjor dhe zbatojmë plotësisht ligjet tona.

 

Kryeministri Berisha ia kushtoi sot sërish, mbledhjen e qeverisë situatës në zonat e përmbytura. Kryeministri u ndal veçanërisht në solidaritetin e madh që qytetarët shqiptarë, biznesmenë e organizata të ndryshme, vendase e të huaja, kanë dëshmuar për përballimin e kësaj situate ndër më të rëndat që po kalon Shkodra dhe zona e nën Shkodrës. Një përshëndetje të veçantë, Kryeministri u drejtoi qytetarëve të këtyre zonave, për përgjegjësinë qytetare dhe bashkëpunimin me strukturat e shtetit për përballimin e saj.

 

Më gjerësisht, Kryeministri u shpreh:

 

“Së pari, shfrytëzoj rastin të përshëndes nga kjo mbledhje qytetarët e Shkodrës dhe zonave të përmbytura, për bashkëpunimin e shkëlqyer, përkushtimin dhe përgjegjësinë qytetarë që dëshmuan në një prej situatave më kritike që Shkodra, nën Shkodra e rrethinat kanë njohur në tërë historinë e tyre.

 

Dua të falënderoj të gjithë punonjësit, oficerë, ushtarë të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, inspektorëve e drejtuesve të tyre, Emergjencës Civile, rezervave të shtetit, sistemit të shëndetësisë, arsimit, për punën me vetëmohim që kanë bërë nën drejtimin tuaj e të qeverive vendore në përballimin e kësaj situate.

 

Dua t’i shpreh mirënjohjen më të thellë të gjitha vendeve mike dhe bizneseve të vendit, fondacioneve, organizatave, OJQ-ve, biznesmenëve, komunave, të Shqipërisë, Kosovës Maqedonisë, rajoneve të Italisë për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë dëshmuar në këtë emergjencë të përmasave të papara.

 

Ju falënderoj juve, zotërinj ministra, që me përkushtim të madh, sëbashku me qeveritë vendore, keni bërë një punë të shkëlqyer në detyrat e ngarkuara, për menaxhimin e kësaj situate kritike.

 

Dua të garantoj qytetarët e Shkodrës e të nën Shkodrës se qeveria me të gjithë potencialin e saj është e përqendruar në lehtësimin e gjendjes së tyre, të krijuar nga përmbytjet. Në një hark kohor të shkurtër janë shpërndarë mbi 800 ton ndihma ushqimor dhe ujë, mbi 500 ton ushqim për bagëtinë e ndihma të tjera. Janë ndihmuar ë total rreth 10 mijë familje, janë evakuuar mbi 12 mijë qytetarë. Ky operacion i suksesshëm do të kishte qenë i pamundur pa bashkëpunimin dhe shkallën e lartë të përgjegjësisë qytetare që kanë dëshmuar banorët e qytetarët zonave të përmbytura.

 

Dua të falënderoj deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të të gjithë spektrit, natyrisht, jo ata që shkojnë për të bërë mbledhje e grushte partie, por të tjerët, të cilët pavarësisht nga dallimet, e kanë shndërruar këtë situatë emergjence në një detyrim moral e ligjor për t’u gjendur tek zgjedhësit e tyre dhe tek qytetarët kudo në Shqipëri, në Shkodër, Fier, Vlorë, Elbasan, Librazhd e në çdo qoshe të vendit.

 

Dua gjithashtu të shpreh më shumë se keqardhjen time për ata, të cilët që në fillim të përmbytjes e gjer më sot përpiqen të krijojnë kapital politik, duke organizuar protesta në një kohë, kur Shkodra mbytej dhe jo për Shkodrën, por për karrigen e tyre. Në një kohë kur Shkodra gjendej në ujë, ata shfrytëzonin angazhimin e anëtarëve dhe drejtuesve për të ndihmuar qytetarët dhe mblidhnin banda për të bërë zgjedhje, sipas ligjeve të shpellave dhe jo sipas statuteve demokratike të partive.

 

Dje dëgjoja zotin Rama tek sulmonte sepse kam deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk kemi humbje në jetë njerëzish dhe kjo është kryesorja. Në fillim nuk u besova veshëve, por më pas, ai e përsëriti disa herë. Më duhet t’i them zotërisë se ajo që ke deklaruar dje është e paimagjinueshme. Ajo të demaskon e të nxjerr dhjetë herë më keq, sesa ke dalë në plazh dikur, sepse në çdo rrethanë e situatë jeta e njeriut është më e para dhe më e kushtueshmja, sepse ata, burra e gra, rrezikun me dhjetëra e qindra herë jetën e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish dhe kur bëhet fjalë për operacione shpëtimi, e para e mbi të gjitha është shpëtimi i jetës së njerëzve dhe se suksesi i këtyre operacioneve në çdo vend të lirë të botës përcaktohet me jetët e shpëtuara. Të zemërohesh se është thënë se fatmirësisht nuk kemi jetë të humbura, dëshmon qartë se je i aftë të hedhësh valle mbi kufomat dhe kjo është makabritet. Si mund të nxjerrësh një fjalë të tillë? Sigurisht, njëqind herë e njëmijë herë e themi se është fat i madh që nuk patëm humbje në jetë njerëzish, pasi për njeriun nuk ka asgjë më të çmuar se jeta, për shoqërinë nuk ka asgjë më të çmuar se njeriu. Dua t’i them zotërisë që organizon titujt e gazetave që kontrollon, të cilat dje i kishte mbushur me gjarpërinj dhe sot me tituj se Shkodra është e  pashpresë, mësoje zoti Rama se Shkodrës nuk ia kanë prerë shpresën as ati yt shpirtëror dhe as ati biologjik. Edhe atëherë, kur Shkodrës i rezervuan mijëvjeçarë e shekuj burgjesh, edhe atëherë, kur i rezervuan terrorin më të egër, shpresa e mbajti gjallë qytetin. Ty që hap gazetat se Shkodra është e pashpresë, dua të të them se e pashpresë në këtë vend është vetëm e shkuara. Ajo nuk kthehet më. Në këtë vend ka shpresë në çdo gjë. Të hapësh gazetën në këtë mënyrë, dëshmon se je një dorë e zezë që përpiqesh të mbjellësh keq e më keq. Shpresa, mësoje, është e fundit që vdes. Vdes para njeriu e më pas shpresa. Por nuk mund të urdhërosh të hapen gazetat e t’i përdhosësh në këtë mënyrë mediat e lira, se Shkodra është e pashpresë. Apo protestat që bën për çmimin e energjisë. Dy muaj rresht i mashtrove shqiptarët në mënyrë të paskrupullt dhe meqenëse mashtrimi yt doli siç je vetë, i madh sa ç’ke trupin, tani iu vërsule të tjerëve se përse nuk u rrit çmimi.

 

Edhe një herë rikthehem tek Shkodra e zonat përmbytura. U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të vazhdojnë solidaritetin me këto zona. Qeveria ka të gjitha mjetet e do t’i përgjigjet gjer më një atyre, por asgjë nuk e zëvendëson solidaritetin njerëzor. Solidariteti njerëzor është i domosdoshëm, është plazma që shëron shumë më shpejt pasojat. Në veçanti, ne  kemi probleme për bazën ushqimore të blegtorisë. Ne po përpiqemi dhe blejmë, por ftoj qytetarët të ofrojnë sipas mundësisë së tyre, me çmimin e tregut, dhuratë, me të gjitha format. Duhet të bëjmë çdo gjë që pas njerëzve, të shpëtojmë gjënë e gjallë të kësaj zone, që është një nga zonat bujqësore e blegtorale më të fuqishme të Shqipërisë dhe që ka rënë nën ujë.

 

Sikundër e theksova dje në Komitetin Ndërministror të Emergjencës, e theksoj sërish se përparësi absolute duhet të ketë e gjithë problematika e fëmijëve, të cilëve nuk duhet t’u mungojë asgjë, nga ushqimi, veshjet e gjer tek lodrat e trajtimi që meritojnë. Është bërë një punë e madhe, por kjo punë duhet të vazhdojë të strukturoret dhe duhet t’i përparësojmë. Fatmirësisht, nuk ka asnjë lloj epidemie. Urgjenca shëndetësore e krijuar, çfarëdo që ka qenë dhe kudo që ka qenë,  i është përgjigjur me shpejtësinë më të madhe. Emergjenca shëndetësore ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyer.

 

E gjithë kjo do të thotë që ne do vazhdojmë të konsolidojmë këtë menaxhim dhe të ecim gjer në rehabilitimin e plotë. Qeveria i ka të gatshme edhe projektet e ndërhyrjes dhe do të fillojnë ndërhyrje të fuqishme si në By Pass-in, në Bunë, argjinaturat janë të prokuruara. Kjo është pozitive. Nga ana tjetër, ky është një vend i lirë dhe ka një ligj që quhet ligji i digave, që detyron dëmshpërblimin e plotë të dëmeve të krijuara në zonat nën diga. Ne jemi vend i shtetit ligjor dhe zbatojmë plotësisht ligjet tona. Sikundër ka një moral. Ai që është në fatkeqësi, ndihmohet dhe ky është një moral universal i shoqërive të lira e të qytetëruara. E kemi edhe në ligj, edhe në moral. Ndaj të përpiqemi të përballojmë si deri më sot problematikën e përmbytjeve dhe të mendojmë ndërhyrje ndër më të fuqishmet shumëplanesh, pas përmbytjes.”  



10/12/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave