Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria autorizon Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Rrugėve pėr tė hapur tenderat pėr ndėrtimin e tunelit Tiranė-Elbasan dhe rrugės sė Arbrit, loti 8-tė
 

Qeveria autorizoi Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve për lotin e 8-të të by pass-it  Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, si dhe nisjen e studimit të projektimit për disa segmente të tjera rrugore: Tiranë-Dajt-Qafë Mollë-Bizë, zgjerimit të rrugës Sukth-Hamallaj; aksit Qafë-Plloçë-hyrje e Pogradecit dhe unaza e Pogradecit.

 

Kryeministri: Në qëndrimin tonë që këto zona, me malet më të virgjëra të Europës, t’i bëjmë disponibël për turizmin shqiptar, europian e botëror, gjatë këtij mandati, ne do të plotësojmë infrastrukturën drejt të gjitha maleve e majave të tyre.

 

Qeveria autorizoi sot, në mbledhjen e saj, Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve për të nisur procedurat e tenderimit për ndërtimin e disa veprave madhore publike, tunelit Tiranë-Elbasan, rrugës së Arbrit, nga Ura e Vashës, loti i 3-të dhe lotin e 8-të të by pass-it  Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, si dhe për nisjen e studimit të projektimit për disa segmente të tjera të rëndësishme rrugore. 

 

Kryeministri Berisha, duke e konsideruar tunelin Tiranë-Elbasan një ndër veprat madhore e më fizibël të ndërtimeve të derisotme, tha se tuneli do të financohet me paratë e buxhetit të shtetit dhe nga dita e nënshkrimit të kontratës, afati i dorëzimit të tij do të jetë 18 të muaj. “Ky tunel, -  u shpreh Kryeministri - shndërron në realitet një ëndërr shekullore të të gjithë qytetarëve dhe udhëtarëve që nga zonat juglindore e lindore të Shqipërisë e më tej kanë udhëtuar për në Tiranë, duke kaptuar malet e Kërrabës.”

 

Ndërsa duke e cilësuar rrugën e Arbrit, si rrugën e dytë të kombit, Kryeministri tha se kjo rrugë, nga Ura e Vashës, do të përfundojë brenda këtij mandati.

 

Një projekt tjetër të rëndësishëm, Kryeministri Berisha konsiderojë fillimin e studimit të projektimi për rrugën Tiranë-Dajt-Qafë Mollë-Bizë, i cili do të bëjë lehtësisht të arritshme një ndër zonat më të bukura turistike malore të vendit. “Në pranverë të vitit të ardhshëm, - u shpreh Kryeministri - përfundon tërësisht, pasi kanë mbetur shumë pak kilometra, infrastruktura e Bregut, nga Ksamili në Velipojë. Ato do të mbyllen dhe do të përshpejtohet ndërtimi i rrugëve drejt maleve e majave të tyre.”

 

Në prezantimin e këtyre projekteve, Kryeministri më gjerë u shpreh:

 

“Sot, në rendin  ditës kemi një vendim kryesor, vendimi për autorizimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve për të çelur tenderin për tunelin e Tiranë-Elbasan, tunelin e Boshtit të Jugut, tunelin e Korridorit të 8-të. Ky tunel shndërron në realitet një ëndërr shekullore të të gjithë qytetarëve dhe udhëtarëve që nga zonat juglindore e lindore të Shqipërisë e më tej kanë udhëtuar për në Tiranë, duke kaptuar malet e Kërrabës.

 

Tuneli do të financohet kryekëput me paratë e buxhetit të shtetit dhe nga dita e nënshkrimit të kontratës, afati i dorëzimit të tij do të jetë 18 të muaj. Tenderi do të jetë tender i hapur ndërkombëtar. Tuneli përbën një ndër veprat madhore e më fizibël të të gjitha ndërtimeve të derisotme. Shpreh kënaqësinë që vendosim sot për këtë projekt, që shkurton me 70 përqind distancën midis Tiranës dhe Elbasanit dhe e bën Elbasanin qytetin me një distancë pak më të madhe se Fushë Kruja e më të afërt se Durrësi, por që shkurton në mënyrë të ndjeshme edhe distancën e udhëtimit për në Tiranë, për të gjithë qytetarët që nisen nga Leskoviku, Gramshi dhe së shpejti, me fillimin e punimeve të tjera, nga i tërë jugu i Shqipërisë.

 

Gjithashtu, sot, ne vendosim për të autorizuar Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve të tenderojë ndërtimin e rrugës së Arbrit, segmenti nga Ura e Vashës, loti i 3-të. Rruga e Arbrit është rruga e dytë e kombit. Ne do ta bëjmë rrugën, ndërsa atyre, të cilët në klandestinitet u pëshpëritin në vesh e mashtrojnë qytetarët e Dibrës  e të Matit, duke u thënë se rrugën e sollën gjer tek Ura e Vashës dhe nuk do ta sjellin deri në Tiranë, u mbetet të skuqen me veten e tyre. Rruga e Arbrit, fizibilitetin e ka kombëtar, është rruga e dytë e kombit dhe do të përfundojë brenda këtij mandati, pasi mandati tjetër ka vepra të tjera.

 

Po sot, ne autorizojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugës për by pass-in  Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, loti i 8-të. Autostrada nga Shkodra deri në Vlorë do të jetë me katër korsi.

 

Po ashtu, do të fillojë studimi projektimi për rrugën Tiranë-Dajt-Qafë Mollë-Bizë. Kryeqyteti do të ketë zonën e vet turistike malore. Kaptina e Martaneshit dhe Biza janë çatia e mrekullisë malore të këtij vendi. Ky vend, po aq sa të bukura i ka detet e liqenet, ka edhe malet dhe kryeqytetasit, miqtë e tyre, do të kenë infrastrukturën për të shkuar drejt maleve të Martaneshit, Bizës, që me lëndinat, pyjet, ujërat dhe borën në 6 muaj të vitit, janë nga zonat malore më të bukura dhe absolutisht, mund të krahasohen me zonët më të bukura në Europë.

 

Ky projekt ka përparësi, pasi vitin e ardhshëm ne u kthehemi rrugëve drejt maleve. Në pranverë të vitit të ardhshëm përfundon tërësisht, pasi kanë mbetur shumë pak kilometra, infrastruktura e Bregut, nga Ksamili në Velipojë. Ato do të mbyllen dhe do të përshpejtohet ndërtimi i rrugëve drejt maleve e majave të tyre. Vitin e ardhshëm, infrastruktura rrugore shkon në majën e Çajupit, në majën e Sari Salltëkut dhe ecet drejt Tomorit. Ndaj, në qëndrimin tonë që këto zona, me malet më të virgjëra të Europës, t’i bëjmë disponibël për turizmin shqiptar, europian e botëror, gjatë këtij mandati, ne do të plotësojmë infrastrukturën drejt të gjitha maleve e majave të tyre, nga Çajupi gjer në Ujezë, Markovçkë e më tutje. Unë kam bindjen më të thellë se kjo i jep një frymëmarrje  e nxitje të madhe ridimensionimit tërësor të Shqipërisë turistike.

 

Në rendin e ditës janë  edhe 2-3 prokurime të tjera për studimit e projektimit të zgjerimit të rrugës Sukth-Hamallaj, një zonë që po merr një zgjerim të papërmbajtur turistik; studimi i projektimit të ndërtimit të rrugëve paralele të segmentit të by-pass-it Plepa-Kavajë-Rrogozhinë; studim projektimi i aksit Qafë-Plloçë-hyrje e Pogradecit dhe unaza e Pogradecit. Edhe ky aks është i domosdoshëm dhe duhet të shmangen kthesat, qoftë edhe me ndërtimin e një tuneli. Zbritja nga Qafë-Plloça në Pogradec duhet të jetë një zbritje shumë e thjeshtuar, mund të mos ketë nevojë për tunel, por në rast se është i nevojshëm një tunel i shkurtër, le të bëhet dhe të shmangen kthesat marramendëse të Qafë Plloçës; do të ketë një studim batimetrik, topografik për portin e Shëngjinit, në mënyrë që edhe ky port të marrë dora dorës dimensione të tjera. Pra, janë një seri veprash shumë të rëndësishme.

 

Ne duhet të ecim me alternativën tonë, duke e konkretizuar çdo ditë. Dua t’u them të gjithë qytetarëve shqiptarë se të gjitha këto investime janë absolutisht apartiake. Por do të mbetet e paharruar në memorien time, se ku gjetën forcë deputetët e opozitës për të votuar kundër këtij buxheti, sesi mund të shkojnë ata në Elbasan, madje edhe ata që janë nga Elbasani, sesi mund t’i justifikojnë qytetarët e Elbasanit me votën e tyre kundër tunelit, pasi ata nuk votuan kundër Sali Berishës, por kundër tunelit. Unë nuk do të doja kurrë të mos kisha vota kundër, se ky është ligji, rregulli i artë, por të votosh kundër tunelit dhe të jesh i ulur në parlament me votën e qytetarëve të Elbasanit, të Librazhdit, Pogradecit, Gramshit, tregon se nuk ke interes tjetër mbi tokë, përveç karriges së kryetarit dhe ky është vajtim i vërtetë. Ku e gjen forcën? Aty ku e gjen forcën për të vazhduar protestat kundër vizave. Ky është i gjithë problemi.”



01/12/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave