Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Ėshtė nė detyrimin e institucioneve tė konsiderojnė hapjen e ēerdheve pranė tyre
 

Nuk duhet të ketë fëmijë shqiptarë që ulet në bankat e shkollës, pa patur përfituar nga një ose disa programe parashkollore.

 

Arsimi parashkollor ka një rëndësi tjetër të jashtëzakonshme dhe kjo ka të bëjë me nënën, me ndihmën që u jepet nënave.

 

Ne duhet të bëjmë një plan, një projekt si të promovojmë sa më shumë gra në biznese.

 

 

Kryeministri Berisha ngriti sot në mbledhjen e qeverisë çështjen e shtrirjes së arsimit parashkollor, duke synuar që 96-98 përqind e fëmijëve shqiptarë të ndjekin institucionet e arsimit parashkollor.

 

Kryeministri theksoi se zhvillimi dhe shtrirja e gjerë e arsimit parashkollor, kopshtet dhe çerdhet, ka rëndësi të jashtëzakonshme së pari, për fëmijët, në mënyrë që ata të  mos ulen në bankat e shkollës, pa përfituar më parë nga një ose disa programe parashkollore dhe së dyti, për nënat, të cilat të mos detyrohen të ndërpresin projektet dhe karrierën e tyre, për shkak të fëmijëve.

 

Kryeministri tha se është në detyrimin e institucioneve të konsiderojnë hapjen e çerdheve pranë tyre.

 

“Ne duhet të bëjmë çdo gjë për modernizimin më të mirë të këtyre institucioneve, t’i pajisim me  mjetet më moderne. Le ta fillojmë aty edukimin e fëmijëve. Por, nga ana tjetër, të jemi edhe ftues, atraktivë, cilësor, në mënyrë që asnjë nënë të mos hezitojë, por të ketë kënaqësi që fëmija i saj të kalojë disa orë në kopsht apo çerdhe,” u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri Berisha vuri gjithashtu në dukje se numri i grave është më i madh se ai i burrave në administratë, por paga mesatare e grave është 35 përqind më e ulët se ajo e burrave. Duke e konsideruar një problem madhor që krijohet kryesisht për shkak të biznesit, Kryeministri kërkoi bërjen e një projekti për përfshirjen e grave në biznes.

 

Duke trajtuar më gjerë këtë çështje, Kryeministri u shpreh:

 

“Një çështje shumë e rëndësishme, që unë doja të sillja në vëmendjen tuaj, lidhet me arsimin parashkollor. Këtë vit, për fëmijët ose grupmoshat nga klasa e parë e sipër, ne kemi arritur dy nivele ndër më të lartët në Europë, kemi arritur që 70 përqind e maturantëve të ulen në bankat e universiteteve dhe mbi 91 përqind e nxënësve që morën klasën e 9-të të hyjnë në shkollat e mesme, por me shpejtësi të madhe duhet të arrijmë të shtrijmë në përqindjen më të lartë të mundshme arsimin parashkollor, kopshtet dhe çerdhet, por në radhë të parë  kopshtet. Nuk duhet të ketë fëmijë shqiptarë që ulet në bankat e shkollës, pa patur përfituar nga një ose disa programe parashkollore.

 

Çështja e arsimit parashkollor është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme. Leon Tolstoi thotë diku se mosha në të cilën ka mësuar më shumë gjatë jetës është mosha 3 deri në 5 vjeç dhe kjo është e vërtetë. Ndaj ne duhet të bëjmë çdo gjë që kjo moshë të ketë programet më të mira të mundshme, për t’u pasuruar me dije.

 

Por arsimi parashkollor ka një rëndësi tjetër të jashtëzakonshme dhe kjo ka të bëjë me nënën, me ndihmën që u jepet nënave. Në rrafshin njerëzor, nuk ka humbje më të madhe për vendin, sesa nënat të detyrohen të ndërpresin karrierën, për shkak të fëmijëve. Në plan të parë të duket se po rritet fëmija dhe kjo është gjithçka. Por nuk ka arsyetim më të gabuar, sesa ky. Gjithçka është që fëmija të rritet, edukohet dhe nëna të vazhdojë karrierën. Gjithçka është që ajo që diplomohet, të mos detyrohet të ndërpresë projektet, idetë e saj dhe karrierën e saj, sepse nuk ka ku të dërgojë fëmijën në kopsht. Gjithçka është që ajo, kudo që ndodhet, të mund të vazhdojë kontributin e saj, si partnere e denjë dhe e barabartë në familje, si bashkëkryefamiljare dhe në këtë kontekst, ne duhet t’i kushtojmë arsimit parashkollor një rëndësi shumë më të veçantë. Ne duhet t’i shtrijmë në të katër anët e vendit dhe të bëjmë çdo gjë që mundësisht 96-98 përqind e fëmijëve shqiptarë, edhe ata që kanë vërtet kushte që të mund të qëndrojnë në shtëpi, të shkojnë në institucionet e arsimit parashkollor. Ne duhet të bëjmë çdo gjë për modernizimin më të mirë të këtyre institucioneve, t’i pajisim me  mjetet më moderne. Le ta fillojmë aty edukimin e fëmijëve. Por, nga ana tjetër, të jemi edhe ftues, atraktivë, cilësor, në mënyrë që asnjë nënë të mos hezitojë, por të ketë kënaqësi që fëmija i saj të kalojë disa orë në kopsht apo çerdhe. E kam ngritur edhe më parë dhe e ngre përsëri, është në detyrimin e institucioneve të konsiderojnë hapjen e çerdheve pranë tyre. Kjo është gjëja më normale. Kjo administratë dominohet nga zonja dhe zonjusha dhe është një fat i madh, janë dhjetëra e mijëra nëna që ndjekin karrierën, kjo, absolutisht, me një dobi të jashtëzakonshme për vendin, por nuk mundet që fëmija të bëhet në asnjë rrethanë pengesë. Ndaj ta studioni dhe aty, ku është e nevojshme, të mos hezitoni aspak të ngrini çerdhe, në mënyrë që të kujdesen edhe për fëmijët, t’i kenë më afër, edhe detyrimet t’i përmbushin.

 

Ne kemi padiskutim arritje serioze në drejtim të shkollimit. Në universitetet tona ka më shumë vajza, sesa djem dhe kjo është pozitive, por, sërish, në tërësi paga totale mesatare për gratë e vajzat në Shqipëri është 35 përqind më e ulët, se e burrave dhe ky është një problem madhor. Kjo nuk krijohet për shkak të administratës ose ka një ndikim minor. Fatkeqësisht, kjo krijohet për shkak të biznesit. Ndaj ne duhet të bëjmë një plan, një projekt si të promovojmë sa më shumë gra në biznese.

Renden e ditës do ta merrni në faqen web të Këshillit të Ministrave. Natyrisht, qeveria vazhdon axhendën e saj me intensitet të madh. Krahas axhendës së zhurmës mediatike, për të cilën ju keni vetëm lavdërim dhe merita, se nuk jeni ju gjeneratorët e saj, ekziston edhe axhenda e qeverisë që është axhendë reformash, e heqjes së vizave, axhendë e projekteve të mëdha, e cila nuk mund të cenohet nga asgjë tjetër".

 


06/10/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave