Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
P R O J E K T L I GJ PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NĖ LIGJIN NR.9128, DATĖ 29.7.2003, “PĖR NJĖ TRAJTIM TĖ VEĒANTĖ FINANCIAR TĖ PILOTĖVE FLUTURUES, NĖ PENSION”, TĖ NDRYSHUAR
 

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9128, DATË 29.7.2003, “PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË FINANCIAR TË PILOTËVE FLUTURUES, NË PENSION”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 

V E N D O S I:

 
Nё ligjin nr.9128, datё 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, të ndryshuar, bёhen kёto shtesa dhe ndryshime:
 
Neni 1
 
Në nenin 1, paragrafi i dytë shfuqizohet.

Neni 2

Pas nenit 1, shtohet neni 1/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 1/1

Të njëjtat përfitime, të parashikuara nga ky ligj, për subjektet e treguara në nenin 1, i përfitojnë edhe:

- pilotët/teknikët e Forcave të Armatosura, të cilët kanë fluturuar me helikopterë;
- pilotët/teknikët e njësisë së transportit mjekësor me helikopter, të cilët kanë fluturuar me helikopterë;
- pilotët/teknikët e repartit të helikopterëve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë fluturuar me helikopterë;
- pilotët/teknikët e Gardës së Republikës, të cilët kanë fluturuar me helikopterë.”.
 
Neni 3
 
Neni 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 2
Baza e llogaritjes

Paga referuese është bazë për llogaritjen e këtij trajtimi financiar të veçantë.

Me pagë referuese, për efekt të këtij ligji, kuptohet:

- për pilotët/ teknikët e Forcave e Armatosura, paga bazë për funksionin, plus shpërblimin për gradën, të njehsuar me pagën referuese të funksionit organik të ushtarakut aktiv, në të njëjtën detyrë me përfituesin, në çastin e lindjes së të drejtës për trajtim financiar të veçantë;
- për pilotët/teknikët e njësisë së transportit mjekësor me helikopter, paga e grupit, plus pozicionin dhe shtesat për fluturime, të njehsuara me pagën referuese të funksionit organik të pilotit/teknikut të kësaj njësie, në të njëjtën detyrë me përfituesin, në çastin e lindjes së të drejtës për trajtim të veçantë financiar;
- për pilotët/teknikët e repartit të helikopterëve të Policisë së Shtetit, paga bazë për gradë apo funksion, plus shtesën për natyrë të veçantë pune e shërbimi, të njehsuar me pagën referuese të funksionit organik të pilotit/teknikut, në të njëjtën detyrë me përfituesin, në çastin e lindjes së të drejtës për trajtim të veçantë financiar;
- për pilotët/teknikët e Gardës së Republikës, paga bazë për gradë, plus shtesën për kushte të veçanta pune e shërbimi, të njehsuar me pagën referuese të funksionit organik të pilotit/teknikut, në të njëjtën detyrë me përfituesin, në çastin e lindjes së të drejtës për trajtim të veçantë financiar.”.
 
Neni 4
 
Neni 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 4
Kushtet e përfitimit

Pilotët, të cilët kanë fluturuar me avionë reaktivë, avionë me helikë dhe helikopterë, dhe që kanë plotësuar ose plotësojnë kushtet për pension pleqërie, përfitojnë, përveç pensionit të pleqërisë, një trajtim të veçantë financiar, në shtesë të pensionit, në masën:

1. 50 për qind të pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie:

a) kur piloti ka fluturuar me avionë reaktivë jo më pak se 12,5 (dymbëdhjetë vjet e gjashtë muaj) vite kalendarike;
b) kur piloti ka fluturuar me avionë me helikë dhe me helikopterë jo më pak se 16,5 (gjashtëmbëdhjetë vjet e gjashtë muaj) vite kalendarike.

2. 35 për qind të pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie:

a) kur piloti ka fluturuar me avionë reaktivë jo me pak se 8,5 (tetë vjet e gjashtë muaj) vite kalendarike;
b) kur piloti ka fluturuar me avionë me helikë dhe me helikopterë jo më pak se 12,5 (dymbëdhjetë vjet e gjashtë muaj) vite kalendarike.

3. 25 për qind të pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie, për funksionet aviondrejtues fluturues, qitës-radist, radist, teknik, fluturues bordi, me jo më pak se 15 (pesëmbëdhjetë) vite vjetërsi në shërbim, pavarësisht nga koha e daljes në pension.”.

Neni 5
 
Neni 6 ndryshohet,si më poshtë vijon vijon:

“Neni 6
Njësimi i funksioneve

Kur funksionet organike, në çastin kur piloti fluturues ka dalë në rezervë, lirim ose pension pleqërie, nuk ekzistojnë më në strukturën e Forcave të Armatosura, ministri i Mbrojtjes bën njësimin e tyre, për efekt të pagës referuese, me funksionet organike që ekzistojnë në Forcat e Armatosura, në çastin kur pilotit i lind e drejta e përfitimit të këtij trajtimi.

Kur funksionet organike, në çastin kur piloti/tekniku i njësisë së transportit mjekësor me helikopter ka dalë në pension pleqërie, nuk ekzistojnë më në strukturën e Ministrisë së Shëndetësisë, ministri i Shëndetësisë bën njësimin e tyre, për efekt të pagës referuese, me funksionet organike, që ekzistojnë në çastin kur pilotit/teknikut i lind e drejta e përfitimit të këtij trajtimi.

Kur funksionet organike, në çastin kur piloti/tekniku i repartit apo seksionit të helikopterëve ka dalë në pension pleqërie, nuk ekzistojnë më në strukturën e Policisë së Shtetit apo të Gardës së Republikës, ministri i Brendshëm, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit apo të komandantit të Gardës së Republikës, bën njësimin e tyre, për efekt të pagës referuese, me funksionet organike që ekzistojnë në Policinë e Shtetit apo Gardën e Republikës, në çastin kur pilotit/teknikut i lind e drejta e përfitimit të këtij trajtimi.”.
 
Neni 6
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T A R I


JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)


08/09/2010
Votoni per projektligjin
PO:       JO: 

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave