Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
PROJEKTLIGJ PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NĖ LIGJIN NR.10033, DATĖ 11.12.2008, “PĖR LOJĖRAT E FATIT”, TĖ NDRYSHUAR
 

P R O J E K T L I GJ


PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10033, DATË 11.12.2008, “PËR LOJËRAT E FATIT”, TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.10033, datë 11.12.2008, “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në fund të fjalisë së parë, të pikës 2, të nenit 8, shtohen fjalët “…, dhe i licencuari për lotari kombëtare, në përputhje me pikën 2, të nenit 26, të këtij ligji.”.

Neni 2

Pas pikës 2, të nenit 9, shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:

“3. Subjekti i licencuar për lotarinë kombëtare lejohet që, në përputhje me paragrafin e parë, të këtij neni, në bazë të rregullave të miratuara nga Këshilli i Ministrave dhe të marrëveshjes së nënshkruar me ministrin e Financave, të bëjë publicitet në lidhje me lojërat e ofruara nga lotaria kombëtare dhe të hartojë e të shpërndajë buletine informative, si dhe të bëjë reklama e njoftime në median e shkruar dhe audiovizive.”.

Neni 3

Shkronja “c”, e pikës 4, të nenit 10, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“c) për hapjen e çdo salle të re, ku do të zhvillohet veprimtaria, organizatori njofton, paraprakisht, NJMLF-në, për të marrë miratimin dhe për t’u pajisur me NIPT-in sekondar, i cili lëshohet për çdo vendndodhje dytësore të biznesit.”.

Neni 4

Pas pikës 5, të nenit 10, shtohet pika 6, me këtë përmbajtje:

“6. Këshilli i Ministrave, me vendim, miraton rregullat, procedurat, afatet dhe specifikimet teknike të mekanizmave të fiskalizimit e të monitorimit të lojërave të fatit.”.

Neni 5

Në nenin 13 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

a) Shkronja “dh”, e pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“dh) në rakordim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe me drejtoritë rajonale të administratës tatimore qendrore, verifikon shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe deklarimet mujore të organizatorëve, të parashikuara në paragrafin e dytë, të nenit 50, të këtij ligji.”.
 
b) Pas shkronjës “dh”, të pikës 1, shtohen shkronjat “e” dhe “ë”, me këtë përmbajtje:

“e) kontrollon  e verifikon deklarimet e bëra nga organizatorët pranë NJMLF-së, në përputhje me detyrimet për deklarim, të parashikuara nga ky ligj;
ë)  kontrollon dhe verifikon fitimet nga lojërat.”.

c) Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Shtypja dhe prodhimi i biletave, lëshimi i biletës on-line apo forma të tjera të pranimit të pjesëmarrjes në lojë, nëpërmjet shërbimit të telefonisë celulare, bëhen në përputhje me procedurat, afatet dhe formatet e miratuara me udhëzim të ministrit të Financave, sipas llojit të lojës për të cilën do të përdoren.”.

Neni 6

Pas shkronjës “gj”, të pikës 1, të nenit 23, shtohet shkronja “h”, me këtë përmbajtje:

“h)  të dorëzojë dokumentacionin që vërteton se ka në pronësi apo në përdorim sipërfaqen në të cilën ushtron veprimtarinë.”.

Neni 7

Pas shkronjës “ë”,  të pikës 1, të nenit 24, shtohet shkronja “f”, me këtë përmbajtje:

“f)  makinat elektronike duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe të certifikuara në përputhje me nenin 25, të këtij ligji. Afati i përfundimit të procesit të zëvendësimit të makinave elektronike ekzistuese me ato, që plotësojnë kushtet e parashikuara në këtë shkronjë, miratohet me urdhër të ministrit të Financave.”.

Neni 8

Në nenin 26 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Licenca e lotarisë kombëtare përfshin:

a) të gjitha lojërat numerike, ku numrat tërhiqen nga një radhë e paracaktuar numrash e në të cilat përcaktohen:

i)   loja “loto”, që është lojë fati, në të cilën organizatori pranon dhe zhvillon baste për shansin e fitimit të disa numrave nga një seri e paracaktuar numrash. Num­rat fitues përcaktohen me hedhje publike të shortit. Shuma e përgjithshme e çmimeve të fitueshme ndahet në disa kategori fitimi, ku brenda secilës kate­gori të gjitha fitimet janë të barabarta.
            ii)  “loja shtesë”, që është një lojë fati, e cila mund të zhvillohet vetëm në lidhje me lojërat e tjera, që lejohen të organizohen nga i licencuari. Numri fitues për­caktohet me hedhje publike të shortit. Fitojnë ata lojtarë, numri i biletës të së cilëve përputhet plotësisht ose pjesërisht me numrin fitues. Shuma e për­gjithshme e çmimeve të fitueshme ndahet në disa kategori fitimi. Brenda secilës kategori të gjitha fitimet janë të barabarta.

b) Lojën “keno”, që është një lojë fati, në të cilën organizatori pranon dhe zhvillon lojën lidhur me shanset e fitimit të kombinimeve të numrave, ku lojtarët fitojnë nëpërmjet përputhjes së kombinimeve përkatëse të numrave me numrat fitues të përcaktuar.

c) Lojën “loto me shifra”, që është një lojë fati, në të cilën organizatori pranon dhe zhvillon lojën për shansin e fitimit të një ose më shumë numrave ose simboleve, nga një sasi të për­caktuar numrash a simbolesh. Numrat ose simbolet fituese përcaktohen me hedhje publike të shortit. Çmimi fitues individual është një shumëfish i paracaktuar i bastit të vënë në lojë ose shuma e çmimit ndahet në disa kategori fitimi. Të gjitha fitimet e secilës kategori janë të barabarta.

ç) Lotaritë që mund të jenë:

i)  “lotaritë e çastit”, që janë lojëra fati, në të cilat pjesëmarrësi i lojës mund të konstatojë menjëherë nëse ka fituar, duke kontrolluar a është printuar një çmim fitues në biletën e tij. Lojëra të tjera të çastit janë lojëra fati, në të cilat pjesëmarrësit e lojës mund të marrin dijeni për një fitim të mundshëm brenda 24 (njëzet e katër) orëve pas mbarimit të bastit për shanset e fitimit të simboleve dhe kombinimeve të numrave;
ii)   “lotaritë e numrave”, që janë lojëra fati, në të cilat çdo biletë e lotarisë ka një numër vijues të shënuar në të. Biletat fituese përcaktohen me hedhje publike të shortit;
iii)   “lotaritë elektronike”, që janë lotari, në të cilat kontrata e lojës lidhet nëpërmjet mediave elektronike, vendimi mbi fitimin apo humbjen merret ose vihet në dispozicion në mënyrë qendrore dhe pjesëmarrësi i lojës mund të marrë dijeni për rezultatin e këtij vendimi menjëherë pas pjesëmarrjes në lojë.”.

2. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Organizatori i lotarisë kombëtare organizon të gjitha apo një pjesë të lojërave të lotarisë kombëtare. Organizimi i lojërave bëhet nëpërmjet shitjes me pakicë të biletave, nëpërmjet rrjetit on-line, internetit apo përdorimit të shërbimit të telefonisë celulare. Organizatori i lotarisë kombëtare njofton NJMLF-në për:

a) të gjitha lojërat e ofruara, sapo të jetë marrë vendimi që ato hidhen në treg nga organi i të licencuarit;
b) çdo ndryshim të rëndësishëm të çdo loje, sapo të jetë marrë vendimi për ndryshimin nga organi i të licencuarit;
c) adresat, në të cilat ushtron veprimtarinë për lojërat e lotarisë kombëtare.”.

Neni 9

Në nenin 28 bëhen këto  ndryshime:

1. Në shkronjën “a”, të pikës 2, togfjalëshi “... shoqëri aksionare apo bashkim shoqërish ...” zëvendësohet me “....shoqëri tregtare, tregtar apo bashkim shoqërish ...”.

2. Në shkronjat “a” dhe “ç”, të pikës 3, fjala “... aksionarët ...” zëvendësohet me “... ortakët ...”, si dhe në shkronjën ‘c” fjala “... aksionarëve ...” zëvendësohet me “... ortakëve ...”.

Neni 10

Pika 2, e nenit 41, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Në rast të aplikimit për bingo televizive, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 1, të këtij neni, në NJMFL paraqiten edhe:

a) marrëveshja, ndërmjet organizatorit të lojës dhe agjentëve për shitjen e biletave;
b) marrëveshja, ndërmjet organizatorit të lojës dhe operatorit apo operatorëve të telefonisë celulare;
c) marrëveshja për transmetimin e lojës (shorteut), për bingo televizive, e lidhur, ndërmjet organizatorit dhe një stacioni televiziv kombëtar;
ç) strategjia për informimin e klientëve, për rregullat e kësaj loje,  ku duhet të përcaktohen  data e hedhjes së shortit, mënyra e luajtjes, vendi ku do të tërhiqen çmimet, të dhënat për vendin ku do të bëhet transmetimi dhe nxjerrja e rezultateve;
d) rregullorja e lojës dhe fondi për fituesin, i cili, për çdo lojë, nuk mund të jetë më i vogël se 50 për qind e shumës nga vlera e arkëtuar nga shitja e biletave dhe nga prenotimi nëpërmjet telefonisë celulare.”.

Neni 11

Në nenin 44 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 3 shfuqizohet.
2. Në fjalinë e parë, të pikës 5.2, fjalët “... 5% mbi vëllimin e qarkullimit, gjithsej, të realizuar në bazë të arkëtimeve nga shitja e biletave...”  zëvendësohen me “... 25 % mbi fitimin nga loja ...”.

Neni 12

Pas pikës 7, të nenit 47, shtohet pika 8, me këtë përmbajtje:

“8. Pajisjet, që shërbejnë për lojëra fati, të cilat gjenden nga NJMLF-ja në mjedise të padeklaruara pranë  kësaj njësie, konfiskohen. Nëse është e pamundur që pronari të identifikohet, kjo e dhënë shënohet në aktin administrativ të konfiskimit.”.

Neni 13

Pas pikës 2, të nenit 49, shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:

“3. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, një herë në tre muaj, informon NJMLF-në, për rastet e zhdoganimit të pajisjeve që shërbejnë për lojëra fati.”.

Neni 14

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T A R I

 

JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)


01/09/2010
Votoni per projektligjin
PO:       JO: 

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave