Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Pėrdorimit i gazit nga konsumatorėt, njė alternativė qartėsisht e leverdishme ekonomike
 

Kemi një perspektivë të qartë dhe jashtëzakonisht të rëndësishme në fushën e energjisë.

 

Kryeministri Berisha u ndal sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në përpjekjet e qeverisë për gazifikimin e vendit, si një alternativë e rëndësishme për diversifikimin e energjisë në vend.

 

Duke prezantuar vendimin “Për përcaktimin e rregullave dhe kushtet e procedurave për dhënien e lejeve për ndërtimin dhe përdorimin e tubacioneve e të infrastrukturës së sistemeve të gazit natyror”, Kryeministri pohoi se me këtë vendim vendosen bazat ligjore për të ecur më tej në drejtim të realizimit të projekteve të mëdha për përdorimin e gazit në vend, që sjell jo vetëm kursimin e energjisë elektrike, por edhe zvogëlon maksimalisht përdorimin e lëndës drusore.  

 

“Shqipëria, - tha Kryeministri - është një nga vendet e pakta që nuk ka një sistem tërësor të përdorimit të gazit nga konsumatorët, si një alternativë shumë e rëndësishme energjetike për vendin në tërësi dhe qartësisht e leverdishme në rrafshin ekonomik për çdo familje”.

 

Kryeministri Berisha tha se krahas kërkimeve serioze që kanë nisur për gazin në vend,  duhet të ecë me shpejtësi politika e gazifikimit të vendit, duke sjellë në vëmendje faktin se Shqipëria është vend kryesor tranzit i gazsjellësit Transadriatik, një prej gazsjellësve kryesorë për kalimin gazit nga burimet e Kaspikut drejt Europës Perëndimore. Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se ka një vullnet të qarta nga vende mike që një degë e gazsjellësit South Stream (Rryma jugore), që kalon nga Igumenica, Greqi, drejt Italisë, të kalojë në Vlorë.

 

Krahas këtyre projekteve madhore, Kryeministri tha se qeveria po punon fort edhe për ndërtimin e një impianti të rigazifikimit të gazit të lëngët, për të cilin zona e Semanit është vlerësuar si zona më e përshtatshme e të gjithë pellgut të rajonit për ndërtimin e një tij.

 

Duke folur për këtë çështje, Kryeministri Berisha më gjerë u shpreh:

 

“Rendi i ditës është i ngjeshur, por dua të veçoj një vendim shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me gazifikimin e Shqipërisë.

 

Shqipëria është një nga vendet e pakta që nuk ka një sistem tërësor të përdorimit të gazit nga konsumatorët, si një alternativë shumë e rëndësishme energjetike për vendin në tërësi dhe qartësisht e leverdishme në rrafshin ekonomik për çdo familje.

 

Sot, në drejtim të përdorimit të gazit, të disponibilitetit të tij, ka një progres shumë të madh në uljen e kostove, në sistemin e tij. Ndaj me këtë vendim, ne hedhim hapa shumë të rëndësishëm për të ecur në mënyrë të pandalshme drejt procesit të përdorimit të gazit në të katër anët e vendit.

 

Kërkime serioze kanë nisur dhe do të bëhen për gazin në vend. Të dhënat paraprake janë shumë inkurajuese. Por, pavarësisht nga kjo, politika e gazifikimit të vendit duhet të ecë me shpejtësi. Shqipëria është vend kryesor tranzit i një prej gazsjellësve kryesorë të Europës, atij Transadriatik, që sjell gazin e Kaspikut drejt Europës Perëndimore. Ky projekt është më afër, se të gjithë projektet e tjera të gazit, për t’u shndërruar në realitet. Janë zgjidhur problemet e shumta dhe komplekse dhe është e rëndësishme se rezervat në burimin e këtij gazsjellësi janë dhjetëfishuar, me zbulimet e fundit në ato zona. Por, krahas kësaj, ka një vullnet të qarta nga vende mike që edhe ai që quhet South Stream apo rryma jugore, që kalon nga Igumenica, Greqi, drejt Italisë, të ketë një degë drejt Vlorës. Është një marrëveshje midis GAZPROM dhe ENI.

 

Përveç këtyre gazsjellësve të mëdhenj europianë, qeveria ka punuar dhe punon me insistim për impiante të përdorimit të gazit të lëngët. Zona e Semanit është vlerësuar si zona më e përshtatshme e të gjithë pellgut të rajonit, për ndërtimin e një impianti rigazifikues të gazit të lëngshëm, me potenciale shumë të mëdha, drejt Shqipërisë, Italisë, vendeve të bregut të Adriatikut dhe më gjerë.

 

Pra, kemi të bëjmë me një perspektivë të qartë dhe jashtëzakonisht të rëndësishme në fushën e energjisë. Me këtë vendim, ne shtrojmë bazat ligjore për të proceduar për lejet, tubacionet, ndërtimet e gjithë të tjerat. Mendoj se është domosdoshmëri dhe një kusht vendimtar për të kursyer energjinë elektrike, por edhe për të zvogëluar maksimalisht përdorimin e drurit”.

 


25/08/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave