Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
PROJEKTLIGJ PĖR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NĖ LIGJIN NR. 9669, DATĖ 18.12.2006, “PĖR MASAT NDAJ DHUNĖS NĖ MARRĖDHĖNIET FAMILJARE”, TĖ NDRYSHUAR
 

P R O J E K T L I GJ

 

 

PËR

 

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9669, DATË 18.12.2006, “PËR MASAT NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje te neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Në ligjin nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

 

Neni 1

 

Pas shkronjës “g”, të nenit 6, shtohet shkronja “gj”, me këtë përmbajtje:

 

“gj) ngritjen e një qendre kombëtare të shërbimit të përkujdesit shoqëror për viktimat e dhunës në familje. .

 

Neni 2

 

Pas pikës 6, të nenit 8, shtohet pika 7, me këtë përmbajtje:

 

“7. Mekanizmi i bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve përgjegjëse, për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, si dhe mënyra e procedimit të tij përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. .

 

Neni 3

 

Në nenin 10 bëhen këto ndryshime:

 

1.     Në shkronjën “g”, të pikës 1, fjala “.... konfiskojnë ... ” zëvëndësohet me fjalën “... sekuestrojnë ... ”.

 

2.      Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“4. Në rastin e zbatimit të shkronjës “g”, vendimi i gjykatës parashikon:

 

a)  pezullimin e lejes së armës deri në plotësimin e afatit të urdhrit të mbrojtjes, si dhe njoftimin e autoritetit përkatës administrativ, nëse arma është sekuestruar dhe personi ka një autorizim për armëmbajtje me leje;

b)  kthimin e armës së sekuestruar, nëse personi ka një autorizim për armëmbajtje me leje, vetëm pas mbarimit të afatit të përcaktuar në urdhërat e mbrojtjes.”.

 

Neni 4

 

Pas shkronjës d“, të pikës 2, të nenit 13, shtohet shkronja “dh”, me këtë përmbajtje:

 

“dh) policia/prokuroria.”.

 

Neni 5

 

Në nenin 14 bëhen këto ndryshime:

 

1.     Në fund të pikës 3 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:

 

“Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike u njoftojnë gjykatave listën e avokatëve, që autorizohen për dhënien e ndihmës juridike falas.”.

 

2.     Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“4. Kërkuesi shkarkohet nga të gjitha detyrimet e taksave dhe tarifat për shpenzimet gjyqësore, si dhe ato të shërbimeve përmbarimore shtetërore, sipas dispozitave të legjislacionit shqiptar në fuqi. Me lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës që ka ushtruar dhunë në familje.”.

 

Neni 6

 

Pika 1, e nenit 18, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“1. Gjykata vendos në lidhje me kërkesën për mbrojtje të menjëhershme:

 

a)     të një të mituri, brenda 24 (njëzet e katër) orëve pas parashtrimit të kërkesës;

b)     të subjekteve të tjera të dhunës në marrëdhëniet familjare, brenda 48 (dyzet e tetë)  orëve pas parashtrimit të kërkesës.”.

 

Neni 7

 

Pas shkronjës “ç”, të pikës 5, të nenit 19, shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje:

 

“d. Zyrave përmbarimore të vendit të ekzekutimit.”.

                                                       

Neni 8

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

 

K R Y E T A R I

 

 

JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)


18/08/2010
Votoni per projektligjin
PO:       JO: 

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave