Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Investimet nė infrastrukturė janė bėrė pėrcaktuese nė zhvillimin e madh e tė shpejtė tė turizmit
 

Investimet në infrastrukturë janë bërë përcaktuese në këtë zhvillim të madh e të shpejtë të turizmit.

 

Vetëm në qarkun e Vlorës janë ndërtuar apo janë në ndërtim mbi 250 kilometra rrugë kombëtare, rurale, dytësore të ndryshme, 90 përqind e të cilave u përkasin tërësisht zonave turistike të këtij qarku. Në total ky qark ka marrë 670 milion euro investime.  

 

E gjitha pjesa tjetër e bregut [pa bashkitë] është në territor komunash dhe natyrisht, fuqia administrative e tyre nuk mund të pretendohet të jetë e barabartë me atë të bashkive. Ne duhet të parashikojmë  një ndihmë të posaçme, pasi komunat i kanë mjetet më të kufizuara.

 

Ata, të cilët kanë shkelur çdo kondicion, kanë shkelur rregullat në kundërshtim me çdo standard dhe moral, do të ndëshkohen në mënyrën më të vendosur.

 

Kryeministri Berisha pati sot, në fjalën hyrëse të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, si temë kryesore turizmin.    

 

Në fjalën e tij Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Mbledhja e sotme e qeverisë ka 19 akte, për çka meriton vlerësim puna e juaj dhe e administratës në kohën më të heshtur të vitit. Por gjithsesi nuk mund të shmangësh pa folur për turizmin, i cili këtë vit ishte më masiv se kurrë. Vetëm në 9 ditët e para të gushtit, tunelin e rrugës Durrës-Morinë e kaluan rreth 15 mijë qytetarë më shumë se gjatë gjithë gushtit të vitit të kaluar. Pra, ka pasur një vërshim të papara dhe unë dua të përgëzoj policinë kufitare, doganat, të gjitha institucionet, agjencitë, qeveritë vendore për përkushtimin serioz që kanë dëshmuar për mbarësinë e këtij sezoni.

 

Turizmi është shndërruar sot, në degë kryesore të ekonomisë së vendit. Në rast se në 7 muaj pati rreth 1 miliard dollarë eksporte, të ardhurat nga turizmi janë ndjeshëm më të mëdha dhe ato kanë një shpërndarje të shkëlqyer jo vetëm tek ata që presin pushues, por edhe tek një zinxhir i tërë prodhuesish. Faktikisht, kjo bën që Shqipëria të ketë dy periudha kulmore shitjesh, fundvitin dhe gushtin, ku shënohet një rritje e jashtëzakonshme e fuqisë blerëse të vendit.

 

Në tërësi, nga vetë pushuesit dhe turistët ka pasur një vlerësim shumë pozitiv. E vërteta është se në këtë vërshim masiv të turistëve drejt Shqipërisë ka një seri faktorësh pozitivë, por ndër më themelorët është infrastruktura. Investimet në infrastrukturë janë bërë përcaktuese në këtë zhvillim të madh e të shpejtë të turizmit. Vetëm në qarkun e Vlorës janë ndërtuar apo janë në ndërtim mbi 250 kilometra rrugë kombëtare, rurale, dytësore të ndryshme. Nuk them se të gjitha janë në funksion të turizmit, por 90 përqind e tyre u përkasin tërësisht zonave turistike të këtij qarku. Në total ky qark ka marrë 670 milion euro investime.

 

Duke vlerësuar të gjitha aspektet pozitive, unë dua të falënderoj mediat, të cilat kanë qëmtuar dhe kanë paraqitur jo vetëm aspektin pozitiv, por edhe problematikat dhe dua të garantoj se ministritë janë marrë me seriozitetin më të madh me to.

 

Zotërinj ministra, duhet të kemi parasysh se në tërësi, në ultësirën bregdetare dhe bregun e Jonit, qytete janë Durrësi, Vlora, Lezha, Shëngjini, Orikumi, Himara, Saranda, por edhe Velipoja e Golemi, të cilat të marra sëbashku janë disa kilometra, maksimumi 40 kilometra. E gjitha pjesa tjetër e bregut është në territor komunash dhe natyrisht, fuqia administrative e tyre nuk mund të pretendohet të jetë e barabartë me atë të bashkive. Po marr një shembull, Gjirin e Lalzit. Aty janë dy komuna, kryetarët e të cilave i përgëzoj për punën që kanë bërë, ku të mos harrojmë se në një ditë të vetme kanë pasur 46 mijë automjete dhe rreth 70-80 mijë vizitorë. Faktikisht, drejt Gjirit të Lalzit shkojnë jo vetëm nga Tirana, por edhe nga Durrësi. Një zhvillim ky shumë pozitiv. E theksoj se vlerësoj përpjekjet dhe punën që kanë bërë këto komuna, por ndodhemi para një zhvillimi shumë të fuqishëm, që realisht ka ardhur këto dy vjet, që pas ndërtimit të rrugës. Më parë aty nuk shkohej, pasi të dukej si një udhëtim në ferr. Një rrugë me mijëra gropa dhe keqardhjen më të madhe e ndjeja teksa shihja fermerët që nuk shisnin dot prodhimet e tyre të mrekullueshme. Ndërsa sot, ata janë në gjendje të shesin çdo gjë. Nga ana tjetër, ne duhet t’i ndihmojmë komunat. Padyshim edhe bashkitë, por bashkitë i kanë më të mëdha kapacitetet, ndërkohë që p.sh. në gjirin e Drinit deri në Shëngjin janë komuna. Ndaj ne duhet të parashikojmë  një ndihmë të posaçme, pasi komunat i kanë mjetet më të kufizuara. Sikundër, në tërësi, ato janë të urbanizuara mirë, por nëse rrugët që zbresin drejt detit po përfundojnë në të gjithë territorin, ne duhet të merremi me rrugët brenda fshatit, ku mund të ketë turistë. Gjithashtu investimet në ujësjellës po ecin.

 

Një qëndrim shumë pozitiv ka qenë ai, i Ministrisë së Mjedisit ndaj individëve, absolutisht, të papërgjegjshëm që i kanë lejuar vetës të derdhin ujërat e zeza në det. Unë ju kërkoj, ministrit të Mjedisit, ministrit të Turizmit, ministrit të Financave, të gjithë rreptësinë e ligjit ndaj tyre. Kjo përbën krim të rëndë kundër mjedisit. Në qoftë se babëzia të shtyn në këtë verbëri, edhe shteti do të tregojë të gjithë forcën e ligjit. Ndaj zoti ministër i Mjedisit keni bërë shumë mirë që i keni evidentuar dhe ia keni dhënë edhe medias, në mënyrë që e gjithë Shqipëria ta marrë vesh se këta janë një grusht shumë i vogël njerëzish të babëzitur, pasi shumica kanë bërë përpjekjet më maksimale për ta përballuar këtë fluks të madh turistik. Ndërsa ata, të cilët kanë shkelur çdo kondicion, kanë shkelur rregullat në kundërshtim me çdo standard dhe moral, do të ndëshkohen në mënyrën më të vendosur. E ngrenë biznesin mbi ujërat e zeza, ua japin të tjerëve, vijnë nga ana e anës dhe nuk respektojnë rregullin mbi të cilin kanë ndërtuar. Mediat kanë bërë shumë mirë që kanë raportuar, por kjo situatë ekziston tek Shkëmbi i Kavajës dhe në Golem, jo në territorin e Durrësit, pasi në Durrës ka kolektor të madh e të fuqishëm. Edhe në këto zona ai është në ndërtim e sipër, është projekti, por kjo nuk do të thotë kurrë të ndodhë ajo që keni parë në media. Ndaj t’i marrim këto përgjegjësi, t’i njohim të gjitha problematikat e krijuara, t’i korrigjojmë me vendosmëri.

 

Një javë më parë, dëgjoja në një media pronarin e një hoteli në Vlorë, i cili me ndershmëri tha një të vërtetë të madhe, se ne nuk kemi traditë turizmin, por kemi mikpritjen të shkëlqyer. Mikpritja është një bazë e madhe, por nuk mund të themi se kemi qenë një vend që kemi pritur turistë, siç kanë pritur fqinjët tanë, në jug dhe në veri. Por ne po e krijojmë atë, u shpreh biznesmeni. Ndaj ne duhet të luftojmë ta krijojmë këtë traditë, sepse kjo degë ekonomie është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Sipas disa statistikave të pasaktësuara, kjo degë punëson rreth 140 mijë vetë në të gjithë territorin, ku shtrihet. Në Himarë, kryetari i bashkisë më njoftoi se ishin në dispozicion 10 mijë dhoma, të ardhurat nga të cilat u shkojnë gjatë kësaj vere, pronarëve të tyre.

 

Për ta mbyllur, dua t’ju them dy gjëra, pas lajmit që tashmë ju e dini. Së pari, rekordin që shpall, unë ndjek shembullin e Sergei Bubkës. Të jem i sinqertë me ju, e shpall gjithnjë nën atë që realizoj, sepse viti i ardhshëm më pret. E dyta, gjëja më interesante ishte se kur dola në breg për të marrë medaljen, pashë majtas veten time, pashë djathtas sërish veten time. Kjo më prishi entuziazmin. Në not nuk isha vetëm. Një prej miqve më tha e di si është puna Sali, është e çuditshme, po ty të mban uji. Me tjetrin shkova më thellë. Ai nuk pranoi, duke më thënë se nuk shkonte se mund të kishte peshkaqenë. I thashë, ç’punë ke ti me peshkaqenët, ata kanë punë me kryeministrin, jo me ty”.


13/08/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave