Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: 1.4 milion turistė kanė vizituar Shqipėrinė nė periudhėn 1 qershor - 31 korrik
 

Nuk ka ndonjë vend tjetër, që në një hark kohor 5 vjeçar, të ketë dhjetëfishuar turizmin, siç ka ndodhur në Shqipëri.

 

Kryeministri kërkoi mirëkuptimin e biznesmenëve në zonat turistike që të bëjnë kujdes me pragun e zhurmës së lejueshme, sipas ligjit dhe respektimin e orareve.

 

Kryeministri Berisha bëri sot të ditur se numri i turistëve këtë vit është rritur me rreth 26 përqind dhe vetëm në periudhën 1 qershor-31 korrik, kanë hyrë në Shqipëri rreth 1.4 milion turistë. Duke folur në mbledhjen e qeverisë për ecurinë e sezonit turistik, Kryeministri Berisha shprehu bindjen se këtë vit numri i turistëve do e tejkalojë atë të vitit të kaluar.

 

“Të pakuantifikuara, por të paprecedent janë të dhënat për turizmin. Këtë vit, rritja është tërësisht e bazuar tek qytetarë jo shtetas shqiptarë. Rritja është rreth 25-26 përqind dhe kjo nuk është e vogël”, u shpreh Kryeministri, duke theksuar se e veçanta këtë vit është se është rritur numri i pushuesve qytetarë jo shqiptarë.

 

Turizmi, tha Kryeministri, po shndërrohet gjithnjë e më shumë ndër degët më kryesore të ekonomisë shqiptare, kur vetëm në dy vjet turizmit u rrit me 60 përqind. Një faktor kryesor për këtë rritje, Kryeministri identifikoi ndërtimin e rrugës Durrës-Morinë. 

 

Kryeministri vlerësoi si politikën më të drejtë vendimin e qeverisë për ta shndërruar në përparësi zhvillimin e zonave turistike, kur për infrastrukturën tërësore të saj qeveria ka investuar mbi 750 milion euro, nga Shkodra në Ksamil.

 

Kryeministri kërkoi mirëkuptimin e biznesmenëve në zonat turistike që të bëjnë kujdes me pragun e zhurmës së lejueshme, sipas ligjit dhe respektimin e orareve.

 

“Ne, - tha Kryeministri - nuk mund të pranojmë që njerëzit të largohen nga pushimet për shkak të zhurmës. Ndaj unë kërkoj mirëkuptimin e të gjithë bizneseve dhe i garantoj se asnjërit prej tyre nuk i ndalohet muzika në lokalin e tij, por, natyrisht, lokali i tij ka disa kufij hapësinorë dhe nuk mund të bëhet shkak për shqetësimin e të tjerëve përreth”. Kryeministri theksoi se inspektorët e mjedisit kur të shkojnë për inspektim, duhet të kenë aparatin me vete dhe t’u faktojnë biznesmenëve se sa decibel kanë tejkaluar zhurmën dhe se kjo në ligjin shqiptar, që është strikt europian, përbën shkelje ligji.

 

Duke folur më gjerë për këtë çështje, Kryeministri u shpreh:

 

“Të pakuantifikuara, por të paprecedent janë të dhënat për turizmin. Këtë vit, rritja është tërësisht e bazuar tek qytetarë jo shtetas shqiptarë. Rritja është rreth 25-26 përqind dhe kjo nuk është e vogël. Ata që u bënë vajtorë të rrugës së kombit, me një akt pendese qytetarë, të mos kenë frikë nga rruga, por të shkojnë një ditë në Rrëshen-Rubik apo edhe më tutje dhe të shohin fluksin e jashtëzakonshëm ekonomik që vjen drejt Shqipërisë.

 

Në dy vite sëbashku, turizmi në Shqipëri u rrit me 60 përqind. Kjo ishte jashtë çdo mundësie të arrihej, po të mos ishte rruga. Një rritje e tillë është tërësisht kontribut i rrugës së kombit. Në qoftë se në vitin 2004, në Shqipëri hynë gjithsej 300 mijë turistë, vitin e kaluar, hynë rreth 3 milion turistë. Nuk ka ndonjë vend tjetër, që në një hark kohor 5 vjeçar, të ketë dhjetëfishuar turizmin, siç ka ndodhur në Shqipëri. Edhe në vitin 2004, Kosova ishte aty, dëshira e tyre ishte po aq e madhe, po ashtu edhe e Maqedonisë apo e kombeve të tjera, emigrantët tanë ishin sërish, por turistë vendi kishte gjithsej 300 mijë.

 

Ky vit e tejkalon shumë qartë vitin e kaluar. Vetëm në 1 qershor-31 korrik, kanë hyrë rreth 1.4 milion turistë në Shqipëri, që po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni më tërheqës. Turizmi po shndërrohet gjithnjë e më shumë ndër degët më kryesore të ekonomisë shqiptare. Në këto 5 vite, nuk ekziston asnjë degë tjetër, në të cilën ne të kemi regjistruar dhjetëfishim, si turizmi. Kjo do të thotë se përparësimi i turizmit ka qenë një nga vizionet dhe një nga politikat më të drejta dhe vazhdon të mbetet një nga përparësitë më madhore.

 

Numri i turistëve është rritur me shpejtësi, por po aq agresiv dhe i vendosur ka qenë qëndrimi i qeverisë për infrastrukturën e zonave turistike. Janë investuar mbi 750 milion euro nga Shkodra në Ksamil, në ultësirën bregdetare të vendit, në rrugë, kanalizime dhe infrastrukturën tërësore. Këtë vit, në përputhje me angazhimin ne përfundojmë asfaltimin e të gjitha rrugëve që të çojnë drejt detit. Gjithnjë e më shumë po bëhet realitet motoja “kombi sytë drejt detit”, drejt perëndimit.

 

Në këtë, kontekst, duke përshëndetur edhe një herë të gjithë ata, qytetarë të huaj apo me origjinë shqiptare, që kanë përzgjedhur brigjet, por edhe malet e Shqipërisë, për të kaluar pushimet e tyre, ju bëj thirrje të gjitha autoriteteve lokale, të gjitha agjencive qendrore të bëjnë gjithçka kanë në dorë për t’jua bërë më të bukura pushimet atyre që kanë preferuar, vlerësuar dhe nderuar Shqipërinë, por edhe kanë ndihmuar substancialisht me shpenzimet që ata bëjnë në këtë vend.

 

Dje takova në Durrës, një grup pushuesish dhe i gjeta të kënaqur e të gëzuar. Por midis tyre, një biznesmen më shprehu një ankesë. Ai më tha se e shqetësonin shumë punonjësit e agjencisë së mjedisit, të cilët i kërkonin të kufizonte zhurmën.  Unë dua të theksoj se Task Forca që kryeson Kryeministri është e vendosur të mënyrë kategorike jo të ndalojë, por, përkundrazi, ne duam t’i bëjmë sa më të gëzueshme pushimet, por nuk mund t’i bëjmë të gëzueshme për disa dhe horror për të tjerë. Ne nuk mund të pranojmë që njerëzit të largohen nga pushimet për shkak të zhurmës. Ndaj unë kërkoj mirëkuptimin e të gjithë bizneseve dhe i garantoj se asnjërit prej tyre nuk i ndalohet muzika në lokalin e tij, por, natyrisht, lokali i tij ka disa kufij hapësinorë dhe nuk mund të bëhet shkak për shqetësimin e të tjerëve përreth. Shpresoj se gjeta mirëkuptimin e qytetarit, me një kusht që inspektorët e mjedisit nuk mund të shkojnë të paraqiten askund me duart në xhepa, por vetëm më aparatet matëse. Pronari i lokalit më paraqiti pikërisht këtë ankesë, se inspektorët e mjedisit paraqiten pa aparat. Kur të shkojnë për inspektim, duhet të kenë aparatin me vete dhe t’u faktojnë se sa decibel kanë tejkaluar zhurmën dhe se kjo në ligjin shqiptar, që është strikt europian, përbën shkelje ligji. Askush nuk ka pse të kërkojë leje për të ftuar këngëtarë në lokalin e tij, por për ne ka një kusht, pragu i zhurmës, respektimi i orareve.

 

Është vepruar drejt me motorët e ujit. Në Durrës më thanë se i kishin çuar në Currila. Absolutisht, është pa aftësia e autoriteteve lokale, sepse, në qoftë se ata do të kishim përcaktuar me bova një korridor, askush nuk do t’i pengonte. Megjithatë, askujt nuk mund t’i kërcënohet jeta, siç na ndodhi në Golem, edhe pse ishte një varkë që në ‘verbëri’ të plotë që goditi një të ri. Autoritetet vendore duhet të qëndrojnë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre. Ata kanë detyrimet më të mëdha, se janë qeveritarët direkt dhe duhet të mendojnë me kohë të përcaktojnë korridoret.  Për të tjerat, do të jenë autoritete e rendit që duhet ta zbatojnë. Sidoqoftë në tërësi ka një përpjekje dhe organizim më të mirë për t’u asistuar. Sikundër unë ftoj qeveritë vendore në të gjitha zonave turistike të përzgjedhin vendet, p.sh në rast se duan të ngrenë ndoshta një disko, ku edhe mund të dancohet deri në mëngjes, por jo në zonën e banimit, ku të tjetër pushojnë dhe si ne, qeveri do të ndërmarrim ndërtimin e infrastrukturës, rrugore, kanalizimet, të energjisë etj.. Sidoqoftë situata paraqitet më pozitive se kurrë. Kurrë ndonjëherë ky vend nuk ka pritur miq, sa këtë verë. Faleminderit”.


04/08/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave