Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Eksportet “Made in Albania” u rritėn me 65 pėrqind nė korrik
 

Rritjet ekonomike janë jashtë çdo parashikimi. Asnjë vend nuk ka regjistruar një rritje të tillë eksportesh në këto 7 muaj. Shqipëria kryeson dhe është jashtëzakonisht pozitive se kryeson me një ekonomi reale

 

Kryeministri Berisha, duke u ndalur në mbledhjen e qeverisë në zhvillimet e ekonomisë shqiptare, tha se muaji korrik shënoi rritje me 65 përqind të eksporteve “Made in Albania”. 

 

Lidhur me këtë, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Dua t’ju bëj gjithashtu me dije se në rrafshin ekonomik, muaji korrik është një muaj me lajme qartësisht pozitive. Dua të informoj qytetarët se treguesi më i ndjeshëm, më i fortë dhe solid i prodhimit janë eksportet. Për muajin korrik, eksportet “Made in Albania” kanë një rritje prej 65 përqind dhe në këtë rritje, nuk ka asnjë qindarkë të ardhur nga shiu, pra, nga energjia, por e tëra është rezultat i mundit, punës dhe djersës. Kjo është një arritje shumë e madhe.

 

Ajo që është thellësisht pozitive është rritja e eksporteve me materiale të importuara. Ju i keni parë lotët e krokodilit që u derdhën për fasonët. I ftoj ata që bëjnë hipokrizi, të marrin statistikat dhe të shohin se në 7 muaj ka një rritje prej 29 përqind dhe të mos harrojmë se në tërësi janë që të gjitha prodhime të imta, këpucë, tekstile, janë edhe minerale, por jo më shumë se në masën 17 përqind e eksporteve shqiptare. Ndërsa rieksportet janë industri tekstile, veshje, këpucë etj..

 

Kjo do të thotë se ka një rritje të ndjeshme të punësimit. Nëse ka një gjë, me të cilën lidhet më ngushtë njësia e prodhimit me njësinë e punës, janë fasonët. Në total, eksporti i 7 muajve kap vlerën e 95.2 miliard lekë, kundrejt 57 miliard të 7 muajve të vitit të kaluar. Siç e shihni, rritjet janë jashtë çdo parashikimi. Asnjë vend nuk ka regjistruar një rritje të tillë eksportesh në këto 7 muaj. Mund të lundroni në internet dhe të gjeni eksportet e të gjitha vendeve. Shqipëria kryeson dhe është jashtëzakonisht pozitive se kryeson me një ekonomi reale, mundi, djerse, mendjeje dhe muskujsh të njerëzve të saj”.


04/08/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave