Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: E drejta e shqiptarėve u vendos nė piedestalin mė tė lartė tė sė drejtės sė njerėzimit
 

Uroj dhe dëshiroj që ky verdikt të ndihmojë procesin e integrimit europian të Serbisë, Kosovës dhe të mbarë rajonit. Respektimi i tij përbën një bazë shumë solide për të promovuar e ndërtuar më tej idealet europiane, të cilat janë absolutisht ideale predominuese në mbarë popujt e këtij rajoni.

 

Ne mbetemi të angazhuar të inkurajojmë autoritetet e Kosovës për përpjekje serioze, për normalizim marrëdhëniesh me Beogradin.

 

Kryeministri Berisha u ndal sërish sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, mendimin këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e Kosovës, duke e vlerësuar atë si një akt “për të bërë të drejtën” dhe “vendosje të së drejtës shqiptare në piedestalin më të lartë të së drejtës së njerëzimit”.

 

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Kryefjala e ditës së sotme nuk mund të jetë tjetër veçse ajo që ka pushtuar mediat e botës, zemrën dhe mendjen e të gjithë shqiptarëve dhe miqve të tyre, kudo në botë.

 

Për herë të parë në historinë mijëravjeçare të këtij kombi, e drejta shqiptare bëhet e drejtë botërore, e drejta e shqiptarëve ngrihet në piedestalin më të lartë të të drejtës së njerëzimit. Kjo përbën një arritje që pak vite më parë, askush nuk mund ta imagjinonte. Kjo nuk ka ndodhur se ne, shqiptarët, jemi një komb i preferuar. Në tërësi, ne kemi qenë një komb jetim, pa miq, ose me shumë pak miq. Kjo nuk ka ndodhur as edhe për të ndëshkuar palën që e kërkoi. Por kjo ndodhi për të bërë të drejtën. E drejta e qytetarëve të Kosovës ishte unike në llojin e saj. Rasti i Kosovës ishte sui generis, ishte realisht një rast i paprecedent në historinë e Europës dhe të botës. Dhe kjo, sepse çështja e lirisë së qytetarëve të Kosovës u bë çështje lirie e axhendës së NATO-s. Dua të ritheksoj se, kur shumë vite më parë, kisha lexuar fjalën e Presidentit Regan “tear down this wall” (rrëzoje këtë mur, zoti Gorbaçov) dhe më poshtë, kur thoshte se çështja e lirisë së gjermanëve është çështje e lirisë së njerëzimit, me vete kam menduar vetëm një gjë, se ky është një komb i lumtur, do të bëhet i lirë. Edhe ne, shqiptarëve, na takoi që çështja e lirisë sonë, e lirisë së qytetarëve të Kosovës të bëhet çështje e axhendës së lirisë së NATO-s.

 

Gjykata ka gjykuar, siç e dëgjuam të gjithë vendimin, pavarësinë në raport me ligjin ndërkombëtar dhe e nxjerr plotësisht legale; pavarësinë në raport me rezolutën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën dhe e nxjerr plotësisht të pajtueshme; pavarësinë në raport me kornizën kushtetuese të vendosur nga autoritetet ndërkombëtare në Kosovës dhe e nxjerr plotësisht të pajtueshme.

 

E vërteta është se nuk ishin shqiptarët që e paraqitën çështjen në Gjykatë. Shqiptarët shpallën pavarësinë në të drejtën e tyre. Ata u paditën, por u paditën, në përputhje me ligjin dhe rregullin ndërkombëtar nga Serbia, e cila shfrytëzoi edhe ajo të drejtat ndërkombëtare. Unë shpresoj dhe besoj se pala paditëse do t’i përmbahet vendimit të Gjykatës, në interesin më të mirë të paqes dhe stabilitetin në rajon. Ky verdikt nuk mundej kurrsesi që të ndalonte një realitet të pandalshëm, të parikthyeshëm. Natyrisht, të jemi të hapur, ky verdikt ka hequr çdo barrierë interpretative të këtij akti madhor, siç është pavarësia e Kosovës.

 

Uroj dhe dëshiroj që ky verdikt të ndihmojë procesin e integrimit europian Serbisë, Kosovës dhe të mbarë rajonit. Respektimi i tij përbën një bazë shumë solide për të promovuar e ndërtuar më tej idealet europiane, të cilat janë absolutisht ideale predominuese në mbarë popujt e këtij rajoni. Tjetër punë se çfarë mund të interpretojnë grupe të caktuara, apo se çfarë qëndrimesh, por asgjë nuk e ka ndihmuar rajonin tonë, asgjë nuk ka bërë që të rikuperojë dhe shërojë në një farë mënyrë plagë të tmerrshme të viteve të fundit dhe jo plagë të vjetra, por të  reja, të krijuara, sesa aspirata dhe ideali europian i qytetarëve të këtij vendi.

 

Ndaj edhe një herë, duke shprehur vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të punuar me seriozitet të madh, me angazhim për një kapitull të ri në marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve, marrëdhënie, të cilat do mund të kontribuonin shumë në stabilitetin paqen e prosperitetin e rajonit, ne mbetemi të angazhuar të punojmë në këtë drejtim, mbetemi të angazhuar të inkurajojmë autoritetet e Kosovës për përpjekje serioze, për normalizim marrëdhëniesh me Beogradin. Drejtësia u bë dhe në këtë kontekst, palët kanë detyrimin të nxjerrin të gjitha konkluzionet dhe të përpiqen që ta shndërrojnë atë në një vendim, me kontribut të madh në paqen e rajonit tonë.

 

Lidhur me thashethemet e sotme të gazetave mund t’i konsideroj thjesht një lajthitje të një nate vere. Unë i kam telefonuar ministrit të Jashtëm të Kosovës, por e kam përgëzuar për vendimin e Gjykatës dhe nuk jam marrë me çehren e njërit, apo të tjetrit. Nuk është në natyrën time, ato çka shkruan gossip-i shqiptar. Por tani në verë krijohen më pak lajme dhe gjysma e gazetave 'shkrihen' pas thashethemeve”.


23/07/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave