Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
PROJEKTLIGJ PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NĖ LIGJIN NR.8405, DATĖ 17.9.1998, "PĖR URBANISTIKĖN", TĖ NDRYSHUAR
 

P R O J E K T L I G J

 

PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8405, DATË 17.9.1998, "PËR URBANISTIKËN", TË NDRYSHUAR

 Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë


V E N D O S I:


Në ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998, “Për urbanistikën”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:


Neni 1

Në nenin 49, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a)     Në paragrafin e parë,  fjalët “- leje për vendosje reklamash.”, shfuqizohen.

 

b)     Në fund të nenit shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

 

 “Leja për vendosjen e reklamave, në anë të rrugëve, jepet nga KRRT-ja e bashkisë, komunës apo  qarkut,  në përputhje me parashikimet e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, pas marrjes së  autorizimit  përkatës, nga autoritetit që ka në përgjegjësi administrimi rrugën ku kërkohet të vendosen reklamat. Reklamat duhet të jenë konform specifikimeve teknike të përcaktuara në Kodin Rrugor dhe në rregulloren për zbatimin e tij. ”.

Neni 2

Në nenin 54 shtohet ky paragraf:

 “Inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut  dhe/ose INUK-ut i drejtohet, sipas rastit, sekretarive teknike përkatëse të KRRT-së ose KRRTRSH-së, me kërkesë të veçantë, për t’u shprehur, brenda një afati 30-ditor, për volumin shtesë të objektit, që ndërtohet jashtë kushteve të projektit të miratuar në lejen e ndërtimit. Në përfundim të afatit 30-ditor, nëse KRRT-ja ose KRRTRSH-ja, nuk shprehet me vendim, atëherë inspektoratit ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut ose INUK-ut, i lind e drejta për të vazhduar procedurat për prishjen e objektit. ”.


Neni 3

Në  nenin 75 bëhen këto shtesa:

 

a)        Në fund të paragrafit të parë shtohet një fjali, me këtë përmbajtje:

 “Shpenzimet e prishjes së objektit dhe të kthimit të truallit në gjendjen e mëparshme, realizohen në bazë të vendimit për zhdëmtim të dhënë nga inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut.”.

b)       Në fund të paragrafit të fundit shtohet një fjali, me këtë përmbajtje:

 “Përjashtim nga rastet e prishjes bëhet kur inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut çmojnë mundësinë e konfiskimit të objektit të kundërligjshëm, në favor të shtetit, sipas parashikimeve në kuadrin ligjor në fuqi, vetëm pas marrjes së miratimit teknik, sipas rastit, nga KRRT-ja/ KRRTRSH-ja.”.

 Neni 4

Pas nenit 76 shtohet neni 76/1, si më poshtë vijon:

“Neni 76/1

1.     Subjekti që disponon mjete apo makineri që përdoren në fushën e ndërtimit është i detyruar të mos ofrojë shërbimin e tij, për persona fizikë apo juridikë të cilët nuk janë të pajisur me leje ndërtimi. Për këtë qëllim, subjekti që disponon mjete apo makineri që përdoren në fushën e ndërtimit, kërkon paraprakisht, nga ndërtuesi, paraqitjen e lejes së ndërtimit.

 2.     Shkelja e detyrimit të parashikuar në pikwn 1, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet sipas nenit 81, të këtij ligji.

 Neni 5

 Në nenin 81, bëhen këto shtesa:

a)        në paragrafin e katërt, numri “75”, shfuqizohet.

b)       Në fund të paragrafit të pestë shtohet një fjali, me këtë përmbajtje:

“Në rast konstatimi të mosrespektimit të përcaktimeve të parashikuara në nenin 75, vlera e dënimit me gjobë përllogaritet në masën 5 për qind të vlerës së ndërtimit të kryer.”.

c)        Në fund të këtij neni, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

“Për shkelje të nenit 76/1, inspektoriati ndërtimor e urbanistik pranë komunës/bashkiës/qarkut vepron si më poshtë:

1)   Vendos dënimin me gjobë:

a)     Në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, për vënien në dispozicion të mjeteve dhe makinerive vetëlëvizëse (transportierë të çdo tipi, makineri të çdo tipi për përgatitjen e betonit, makineri të çdo tipi për pompimin e llaçit e betonit, si dhe makineritë e çdo tipi që përdoren në procesin e gërmimit);

b)     Në masën 100 (njëqind) lekë/m2, për vënien në dispozicion të skelave, në varësi të sipërfaqes së mbulimit;

c)     Në masën 5 000 (pesë mijë) lekë, për vënien në dispozicion të veglave të punës.

 2) Vendos sekuestrimin e mjeteve dhe të makinerive për një afat deri në 6 (gjashtë) muaj.”.

Neni 6

Në nenin 85, në togfjalëshin “Formularët bashkëngjitur nr.1,…” , pas numrit “1”, shtohet dhe  “1/1,...”.

 Neni 7

 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E T A R I

 JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)


14/07/2010
Votoni per projektligjin
PO:       JO: 

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave