Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
P R O J E K T L I G J PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NĖ LIGJIN NR.8438, DATĖ 28.12.1998, “PĖR TATIMIN MBI TĖ ARDHURAT”, TĖ NDRYSHUAR
 

P R O J E K T L I G J

  

PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

 Në  mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 V E N D O S I :

 Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

 

Neni 1

 

Në fund të shkronjës “gj”, të nenit 4, shtohen fjalët “…, si dhe të ardhurat nga lojërat e fatit dhe trashëgimia ...”.

 

Neni 2

 Në fund të shkronjës “dh”, të nenit 8, shtohen fjalët “…, si dhe të ardhurat nga trashëgimia …”.

  

Neni 3

 

Në pikën 2, të nenit 9, pas fjalëve “… të ardhurat nga e drejta e autorit ose pronësia intelektuale ...” shtohen “… të ardhurat nga lojërat e fatit, të ardhurat nga trashëgimia …”.

 

Neni 4

 

Neni 13 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “Neni 13

 Deklarata vjetore e të ardhurave

 1.     Tatimpaguesit individë apo të vetëpunësuarit, rezidentë në Republikën e Shqipërisë, si dhe jorezidentët, që realizojnë të ardhura në territorin e Republikës së Shqipërisë, dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave pranë administratës tatimore qendrore, jo më vonë se data 30 prill, e vitit që pason periudhën tatimore, për të cilën bëhet deklarimi.

 2.     Përjashtohen nga detyrimi për të plotësuar deklaratën vjetore të të ardhurave:

 - tatimpaguesit që janë të vetëpunësuar e që kanë një qarkullim vjetor, deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë;

-  tatimpaguesit individë, të cilët gjatë një viti realizojnë të ardhura vjetore, deri në shumën 200 000 (dyqind mijë)  lekë.

 3. Përveç tatimpaguesve, të parashikuar në pikën 1, të këtij neni, deklarata vjetore e të ardhurave mund të plotësohet edhe nga persona të tjerë, që vendosin të bëjnë deklaratën, megjithëse nuk kanë detyrimin ligjor për këtë, si dhe nga personat e parashikuar në pikën 2, të këtij neni, që duan të përfitojnë nga skema e shpenzimeve të zbritshme, e parashikuar në këtë ligj.

 4.     Çdo deklaratë vjetore e të ardhurave plotësohet me numrin e letërnjoftimit të individit, i cili shërben si kodi fiskal i individit.

 Neni 5

 Pas nenit 13 shtohen nenet 13/1, 13/2, 13/3, 13/4, 13/5, 13/6, 13/7, 13/8, 13/9 dhe 13/10, me këtë përmbajtje:

 “Neni 13/1

 Të dhënat që duhet të përmbajë deklarata vjetore e të ardhurave

 1.     Deklarata vjetore e të ardhurave plotësohet nga tatimpaguesi që mbart detyrimin për të deklaruar, në përputhje me nenin 13, të këtij ligji, dhe përmban të dhëna për të ardhurat bruto, për shpenzimet e zbritshme të kryera, si dhe për tatimet e paguara gjatë periudhës tatimore.

2.     Deklaruesi, në rast se konstaton gabime materiale të bëra nga ai vetë gjatë plotësimit të deklaratës, ka të drejtë që, brenda 3 (tri) muajve nga data e dorëzimit të deklaratës, të bëjë korrigjimet e nevojshme.

3.     Për të përfituar nga shpenzimet e zbritshme për fëmijët e mitur dhe për  personat në kujdestari, të parashikuara në shkronjat “b” e “c”,  të pikës 1, të nenit 13/3, të këtij ligji, pjesa e deklaratës, që i përket këtyre shpenzimeve, plotësohet vetëm nga kryefamiljari.

4.      Mënyra e plotësimit nga kryefamiljari e deklaratës për pjesën e shpenzimeve të zbritshme, për rastet e parashikuara në pikat 2 e 3, të këtij neni, rregullohet me udhëzim të ministrit të Financave.

Neni 13/2

Të dhënat për të ardhurat bruto

1.     Tatimpaguesi në deklaratën vjetore të të ardhurave jep të dhëna për të ardhurat bruto, në të cilat përfshihen:

 a)  të ardhura bruto nga paga apo të ardhura të tjera nga marrëdhëniet e punësimit;

b)  të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimaritë e biznesit;

c)  të ardhurat bruto nga qiraja apo shitja e sendeve të luajtshme apo të paluajtshme, në pronësi të deklaruesit;

ç)  të ardhurat bruto nga interesa bankare;

d)  të ardhura bruto të krijuara nga investimet në tituj, në pasuri të luajtshme apo të paluajtshme;

dh)  shuma bruto të fituara nga lotari apo nga lojëra të tjera të fatit;

e) të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike;

ë)  të ardhurat bruto nga skema të sigurimit suplementar;

f)   të ardhurat bruto nga trashëgimia dhe dhurimi;

g)  të ardhura bruto të tjera, për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim.

2.  Të ardhurat  e përcaktuara në nenin 8/1, të këtij ligji, nuk përfshihen në të ardhura bruto, për efekt të plotësimit të deklaratës të së ardhurave.

3. Në të ardhurat bruto të tatimpaguesit që është i vetëpunësuar përfshihen të gjitha të ardhurat që ai realizon gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tij ekonomike.

Neni 13/3

Shpenzimet e zbritshme

 1.     Për efekt të llogaritjes të së ardhurës së tatueshme të tatimpaguesit, që plotëson deklaratën vjetore të të ardhurave, janë shpenzime të zbrishme shpenzimet e mëposhtme:

 a)        Shpenzimet për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, kur kontributi është deklaruar si i paguar në burim, por rezulton të jetë i papaguar;

b)       Shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim, për vete apo për fëmijët e për personat në kujdestari;

c)        Shpenzimet për mjekim, për vete apo për fëmijët e për personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, në masën deri në 4.1për qind  të të ardhurave bruto, sipas përcaktimeve të rregulluara me vendim të Këshillit të Ministrave.

2.  Individët jorezidentë, si dhe deklaruesit që kanë të ardhura vjetore prej të paktën 800 000 (tetëqind mijë) lekësh, nuk përfitojnë nga e drejta e llogaritjes së shpenzimeve të zbritshme, të parashikuara në pikën 1, të këtij neni.

Neni 13/4

Shkalla tatimore

Shkalla tatimore e aplikueshme mbi të ardhurat e tatueshme të tatimpaguesit, që plotëson deklaratën vjetore të të ardhurave, është 10 për qind.                                                                                                                                                          

Neni 13/5
Mbajtja e dokumentacionit

Tatimpaguesi, që bën deklaratën vjetore të të ardhurave, për çdo të ardhur dhe shpenzim, të referuar në këtë deklaratë, mban kopje origjinale të dokumentit që provon të ardhurën apo shpenzimin e zbritshëm ose fotokopje të njësuar nga institucioni lëshues i dokumentit. Në rastin kur deklarata dorëzohet dorazi apo me postë, fotokopje e këtyre dokumenteve i bashkëlidhen deklaratës vjetore të të ardhurave. Origjinali i tyre, në çdo rast, ruhet në përputhje me legjislacionin fiskal dhe i vihet në dispozicion administratës tatimore, kur kërkohet nga kjo administratë.

Neni 13/6

Tatimi për t’u paguar

1.   Diferenca midis totalit të të ardhurave bruto dhe shpenzimeve të zbritshme përbën të ardhurën e tatueshme, e cila tatohet me normën 10 për qind. Shumës së këtij tatimi i zbriten tatimet e paguara, gjatë periudhës tatimore.

2. Nëse diferenca është pozitive, deklaruesi, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së deklaratës vjetore të të ardhurave, bën pagesën e tatimit. Nëse diferenca është negative, administrata tatimore ia kthen deklaruesit shumën e taksave të paguara më tepër ose, me pëlqim të deklaruesit, kjo shumë mund të përllogaritet si pagesë e kryer për vitin tatimor vijues.

Neni 13/7

Dorëzimi i deklaratës

1.     Deklarata dorëzohet në drejtorinë tatimore rajonale më të afërt me vendbanimin e tatimpaguesit, dorazi, me postë apo në rrugë elektronike.

2.  Deklarata hartohet, sipas formularit të miratuar me urdhër të ministrit të Financave.

Neni 13/8

Afatet e ekzekutimit të kreditimit

Kreditimi i shumave të përfituara nga skema e shpenzimeve të zbritshme, e parashikuar në nenin 13/3, të këtij ligji, kryhet brenda datës 31 mars të vitit që pason periudhën tatimore, për të cilën është hartuar deklarata.

Neni 13/9

Mosplotësimi në kohë apo plotësimi i pasaktë

i deklaratës tatimore vjetore të të ardhurave

1.     Kur administrata tatimore konstaton raste të mosplotësimit në kohë të deklaratës vjetore të të ardhurave, zbatohen sanksionet administrative, të përcaktuara në ligjin e procedurave tatimore, për dorëzim.

2.     Në rast kur tatimpaguesi në deklaratën vjetore të të ardhurave jep informacion të gabuar apo të rremë e të pakorrigjuar nga ai vetë, brenda afatit të parashikuar nga ky ligj për korrigjimin, zbatohen dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe të Kodit Penal.

Neni 13/10

Udhëzimi i deklaratës vjetore

Ministri i Financave, brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, nxjerr udhëzim për zbatimin e neneve 13 deri në 13/9, të këtij ligji.”.

 Neni 6

Dispozitë tranzitore

 Detyrimi i parë për deklarimin e të ardhurave vjetore, nga subjektet e parashikuara në këtë ligj, lind në vitin 2012, në të cilin, brenda datës 30 prill dorëzohet deklarimi vjetor i të ardhurave, për vitin 2011.

 Neni 7

Hyrja në fuqi

 Ky ligji hyn në fuqi në datën 1 janar 2011.

  

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI


14/07/2010
Votoni per projektligjin
PO:       JO: 

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave