Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
P R O J E K T L I GJ PER DISA NDRYSHIME NĖ LIGJIN NR. 8378, DATĖ 22.7.1998, “KODI RRUGOR I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ”, TĖ NDRYSHUAR
 

P R O J E K T L I GJ

 

 PËR

 DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8378, DATË 22.7.1998, “KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

 Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 V E N D O S I:

 Në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:

 Neni 1

 Në nenin 140 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

 1.     Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “7. Cilido, që nuk respekton kufijtë minimalë të shpejtësisë ose kalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

 2.     Pika 8  ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “8. Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë.”.

 3.     Pika 9 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “9. Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dhjetë  mijë deri në dyzet mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 1 (një) deri në 3 (tre) muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti, që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 (tre) deri në 6 (gjashtë) muaj.”.

4.     Pika 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “10. Cilido, që shkel dispozitat e pikës 4, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.”.

 Neni 2

 

Pika 11, e nenit 141,  ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “11. Cilido, që shkel dispozitat e tjera të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

 Neni 3

 

Pika 4, e nenit 142, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “4. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

 Neni 4

 

Pika 10, e nenit 143, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “10. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

 Neni 5

 

Pika 2,  e nenit 144, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “2. Cilido, që nuk sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor ose sipas normave përkatëse të akteve në zbatim, si dhe sipas orientimit të  policit të trafikut, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy  mijë deri në tetë mijë lekë. Janë përjashtuar masat e veçanta, të parashikuara në nenet 6 dhe 7.”.

 Neni 6

 Pika 5, e nenit 145, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

 Neni 7

 Në nenin 146  bëhen këto ndryshime :

 1.     Pika 15 ndryshohet, si më poshtë vijon:

  “15. Cilido, që kryen një parakalim pa zbatuar dispozitat e pikave 2, 3, 4, 5 e 8, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy  mijë deri në tetë  mijë lekë.”.

 2.     Fjalia e dytë, e pikës 16, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “Kur nuk zbatohen ndalimet e parakalimit sipas pikës 14, masa administrative është me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë.”.

 Neni 8

 

Pika 4, e nenit 147, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “4. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

 Neni 9

 Pika 3, e nenit 150,  ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “3. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

 Neni 10

 Pika 7, e nenit 152, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “7. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy  mijë deri në tetë mijë lekë.”.

 Neni 11

 Pika 6, e nenit 156, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “6. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

 Neni 12

Pika 5, e nenit 160, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “5. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

 Neni 13

 Në nenin 167 bëhen këto ndryshime:

1.     Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “7. Cilido, që drejton mjete ose trolejbusë të destinuar për transportin e njerëzve, duke përjashtuar autoveturat, që kanë një numër pasagjerësh dhe një ngarkesë të përgjithshme më të madhe se vlerat maksimale të treguara në lejeqarkullimet, si dhe që transportojnë një numër pasagjerësh më të madh nga ai i treguar në lejeqarkullimin, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër  mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë.”.

 2.     Pika 9 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“9. Cilido, që shkel dispozitat e mësipërme, kur bëhet fjalë për autovetura, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë.”.

 3.     Pika 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “10. Cilido, që shkel dispozitat e treguara në pikën 6, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy  mijë deri në tetë  mijë lekë.”.

 Neni 14

 Pika 2, e nenit 169, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “2. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. Kur shkeljen e kryen një pasagjer me moshë jomadhore, përgjegjësinë e mban drejtuesi i mjetit.”.

 Neni 15

 Pika 8, e nenit 170,  ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “8. Cilido, që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 (dymbëdhjetë)  vjeç, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në një katër  mijë lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e kësaj fëmije.”.

 Neni 16

 Pika 3, e nenit 171, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.”.

 Neni 17

 Fjalia e parë, e pikës 2, të nenit 184, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “ Cilido, që drejton mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike, në rastet kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga dhjetë  mijë e deri në dyzet mijë lekë.”.

 Neni 18

 Pika 4, e nenit 185, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “4. Ndaj përdoruesve të lëndëve narkotike droguese ose psikotrope të zbatohen dispozitat e përcaktuara sipas pikave 2, 3 e 5, të nenit 184.”.

 Neni 19

 Në nenin 187  bëhen këto ndryshime:

 1.     Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “6. Për cilindo, që, në kushtet e treguara në pikën 1, nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti, vetëm me dëme materiale, zbatohet masa administrative, me gjobë, nga katër  mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë, dhe me pezullimin e lejedrejtimit, nga 6 (gjashtë) deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj.”.

 2.     Pika 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“10. Cilido, që nuk zbaton dispozitat e pikave 2, 4 dhe 5, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë.”.

 Neni 20

 Neni 204 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “Neni 204

 E drejta për vjeljen e shumave të detyruara nga masat administrative, me gjobë për shkeljet e parashikuara nga ky Kod, e  rregulluar me ligjin nr.10 279, datë 20.5.2010, “Për kundërvajtjet administrative”, nuk parashkruhet.”.

 Neni 21

 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 
K R Y E T A R I

 JOZEFINA ÇOBA (TOPALLI)


14/07/2010
Votoni per projektligjin
PO:       JO: 

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave