Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
P R O J E K T L I G J PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NĖ LIGJIN NR.9780, DATĖ 16.7.2007, “PĖR INSPEKTIMIN E NDĖRTIMIT”, TĖ NDRYSHUAR
 

P R O J E K T L I G J

PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9780, DATË 16.7.2007, “PËR INSPEKTIMIN E NDËRTIMIT”, TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë


V E N D O S I:

Në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin e ndërtimit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

 

Neni 1

Në nenin 5 bëhen këto shtesa:

 a)        Në shkronjën “e”, pas fjalëve  “... jep informacionin e kërkuar Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar ...” shtohen fjalët “... brenda një afati kalendarik 10-ditor ...”.

b)       Pas shkronjës “e” shtohet shkronja “ë”,  si më poshtë vijon:

 “ë. merr vendim zhdëmtimi në ngarkim të subjektit kundërvajtës, për shpenzimet e prishjes së objektit dhe të kthimit të truallit në gjendjen e mëparshme.”.

 Neni 2

Pika 2, e nenit 10/1, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Ushtrimi i përgjegjësisë, sipas pikës 1, të këtij neni, kryhet vetëm kur në kantierin, objekt inspektimi, nuk ka filluar apo nuk është në proces një inspektim  nga inspektorati vendor, si dhe kur vërtetohet një nga rrethanat e mëposhtme:

a) Ushtrimi i përgjegjësive kërkohet nga vetë inspektorati ndërtimor urbanistik vendor i komunës/bashkisë ose nga kryetari i komunës apo bashkisë përkatëse, për shkak të pamundësisë financiare për ushtrimin e kësaj përgjegjësie nga inspektorati vendor;

b) Inspektorati ndërtimor urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut nuk e ka inspektuar këtë territor më parë ose nuk është shprehur me vendim për këtë ndërtim, në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara në këtë ligj;

c) Vendimi i inspektoratit ndërtimor urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut për prishje të ndërtimit të kundërligjshëm nuk është ekzekutuar brenda afatit ligjor të caktuar në këtë ligj.

Inspektoriati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, gjatë ushtrimit të kësaj detyre, për të provuar kundërligjshmërinë e ndërtimit, sipas rastit, kërkon dokumentacion të plotë nga zyra e urbanistikës pranë komunës/bashkisë/qarkut. Zyra e urbanistikës pranë komunës/bashkisë/qarkut, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, i paraqet INUK-së, dokumentacionin e plotë ligjor që vërteton kundërligjshmërinë e ndërtimit. Nëse zyra e urbanistikës pranë komunës/bashkisë/qarkut nuk kthen përgjigje brenda afatit 15 - ditor, INUK-së kryen inspektim në kantier, objekt inspektimi, për të verifikuar ligjshmërinë e ndërtimit.

 Në rast se pas inspektimit, INUK-ja konstaton se ndërtimi është i kundërligjëshm, vepron sipas nenit 13, të këtij ligji.

 Gjatë ushtrimit të kësaj detyre, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka përgjegjësinë të bëjë kallëzim penal për veprën penale të konstatuar dhe të paraqesë kërkesë për heqje licence, nëse punimet kryhen nga subjekte të pajisura me leje dhe licencë.”.

 Neni 3

Në nenin 15 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a)     Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“7. Mosrespektimi i afatit për dhënien e informacionit dhe pengimi në përmbushjen e detyrave, në masën 100 000 lekë.”.

b)     Pas pikës 7 shtohet pika 8, me këtë përmbajtje:

 “8. Mosparaqitja e kërkesës për heqje licence të mbikëqyrësit të punimeve, pranë organeve kompetente, në masën 50 000 lekë.”.

 Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 K R Y E T A R I

 JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)

 


14/07/2010
Votoni per projektligjin
PO:       JO: 

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave